Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Kjo vizitë vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.
Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshëndetur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse.
Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.
Renzi tha se do të ishte më e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje që shqiptarët e dënuar në Itali të jenë më pranë të afërmve të tyre.
Sipas Renzit, krijimi i kampeve ka qenë propagandë e kryeministres Giorgia Meloni dhe jo realiteti, pasi nuk ka funksionuar për pakësimin e numrit të emigrantëve. Ai shtoi se Italia ka humbur rreth 1 miliard euro në investime për kampin e Gjadrit dhe të Shëngjinit të cilat mund të ishin përdorur për pensionet dhe për rritjen e pagave.
”Do të ishte e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje që shqiptarët e dënuar në Itali të jenë më pranë të afërmve të tyre. Ajo që artikulohet në Itali është fake news, ndërsa ky është realiteti. Giorgia Meloni është një influencuese shumë e mirë dhe vijon të përdorë këtë narrativë që me këtë qendër. Por me këto deklarata ajo ka hapur dyert e emigrantëve. Kjo nuk ka të bëjë me krahun politik të majtë apo të djathtë.
Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve. Unë mendoj se këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat. Ky është opinion im. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh shumë të qartë, me propagandë politika ka konsensus por humbasin para dhe këto para janë të qytetarëve italianë”, tha Renzi.
j.l./ dita
Matteo Renzi duhet te jete pak i rezervuar kur flet ne Shqiperi. Jo per ndonje gje, por e kompremeton mbiemri Renci…
Ndersa kur flet per pensionet dhe pagat, e ka treguar me vepra krejt ndryshe. Berluskoni e beri pensionin minimal njemilion lireta , uli taksat dhe taksat, Ndersa Renzi beri te kunderten. Berluskoni hoqi taksen e shtepise (per ata qe kishin nje shtepi), Renzi e vuri; Berlusconi hoqi taksen e TV per familijet, Renci, jo vetem kete, por sajoi dhe disa taksa te tjera dhe i atashoi te faturat e dritave dhe gazit. Ky i majte bastard, me keta riforma taksimi u be frymezues edhe per Ramen dhe Syryzen greke. U fry aq shume, saqe ate fryerje desh dhe ta kostituonte me referendum. Por elektorati italian eshte ndryshe. Nga 65% që votuan, 59% votuan kundra. ..
Te ne nuk behen referndume, nuk duan te kene fundin e Renzit. Te ne, boll te firmose Rama dhe Berisha, firmoset dhe kushtetuta…
Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi ka thene vetem gjysmen e propozimit tim: Qendrat ne Shengjin e Gjader te jene burgje per te gjithe imigrantet e denuar ne Itali.
O Pi-llaf dibre, blij nje statuje te Berluskes e fli bashke me te ne krevat….ki kujdes se do te pillafos ai…..
Mos u hiq si i mënçur, se flet kuturu, ke njohuri te cunguara si nga politika, si nga historia