Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetarin Bruno Vespa në “Cinque Minuti”, është shprehur se marrëveshja për emigrantët është ekskluzivitet i Italisë.
Kreu i qeverisë u shpreh se ka pasur interes për këtë model edhe nga vende të tjera, por është refuzuar.
“Disa vende kanë eksploruar mundësinë për të punuar me ne dhe për të përsëritur këtë model, por ne kemi refuzuar pasi ai është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për ministren e Inteligjencës Artificiale, Diella, ku u shpreh se do të bëhet pjesë e mbledhjeve qeveritare.
“Diella është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë”, tha Rama.
INTERVISTA:
Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se plani Itali–Shqipëri për emigracionin do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar. A e konfirmoni këtë?
Rama: Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta.
Ka një interes të madh nga Europa për këtë formulë, ndër të tjera.
Rama: Disa vende kanë eksploruar mundësinë për të punuar me ne dhe për të përsëritur këtë model, por ne kemi refuzuar pasi ai është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë.
Lidhur me këtë, është hera e parë që në një mbledhje dypalëshe, dje, të gjithë ministrat e vendit mik të flisnin në italisht.
Rama: Nuk besoj se mund të ketë një qeveri tjetër, përveç tonës, që do fliste 100% italisht si qeveria italiane. Dhe kjo me siguri pasqyron shumë gjëra, por para së gjithash, pasqyron faktin se në një mënyrë a në një tjetër shqiptarët ndihen edhe italianë.
Atëherë, ju nënshkruat dje një numër të madh marrëveshjesh, ushtarake, shëndetësore, me pak fjalë shumë marrëveshje. Cilat janë më të rëndësishmet?
Rama: Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme. Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë.
Atëherë, çfarë do ndodhte nëse Ukraina do e humbte luftën me Rusinë?
Rama: Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’ Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’
Atëherë, ju do hyni në Europë brenda vitit 2030. Por gjëja që më ngjall kureshtje është se pjesë e qeverisë tuaj është një ministër, një ministre virtuale, Diella, fryt i inteligjencës artificiale. Ju e krijuat atë për të luftuar korrupsionin.
Rama: Po, sidomos për këtë. Diella, siç e thatë ju, është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Më tej, ndoshta në fund të pranverës, mund ta sjellim edhe në ‘Porta a Porta’ për të bërë një intervistë me ju.
Me shumë kënaqësi
Rama: Dhe detyra e saj është të përpiqet t’i bëjë shumë më të shpejta, shumë më transparente dhe shumë më pak të prekshme nga subjektiviteti njerëzor, le të themi, proceset e shërbimeve për qytetarët dhe, mbi të gjitha, prokurimet publike.
j.l./ dita

Bruno vespa gazetar i oborrit rama-meloni
Per keto qe jane merzitur me Ramen dhe i qajn hallin se i eshte bere mjekrra si e cjapit,4 mandate kyeminister e te tjera Harrojne para 6 muajeve ishin zgjedhjet politike konkuruan parti te vjetra dhe te reja pse nuk doli nje qe te fitoj kundra tij.Ju qe keni kollaj te shkuaren e opinjoneve perdorni fjalor fyes e fjale qe ndihesh i turperuar po te perdoren nga njerez me edukate.Pse nuk dilni te konkuroni me Ramen si del Sali Berisha per 4 mandate rrjesht dhe rrjeshtohet si parti e dyte ne zgjedhje megjitheato te keqija qe i ka sjellur shqiptarve.Neqofte se ju thoni se Rama fiton me genjeshtra qe ju thote shqiptarve,ne kete rast mendoni se populli kur i jep voten 4 mandate me nga 4 vjet nje mandat ka 16 vjet qe genjehet nuk besoj se kjo nuk eshte e vertete Populli di ta dalloje genjeshtren nga e vertetaTe mendosh qe popullin per cdo mandat qe ka fituar Rama e ka genjyer nuk ben sens sepse po te jete i drejte ky arsyetim si arrinbutti genjenje ky Rama Bashkimin Europjan qe e kane pranuar si kandidat shqiprine per pranimin ne bashkimin europjan.Demokracija ne shqipri eshte e re dhe rendesija per te qene ajo sipas parimeve te europes perendimore do ishte krijimi shtetit ligjor qe do te dote per cdo gje e ne ndo gje te sundoje ligji.Per te qene kjo e sigurte duhet te ishte ndertuar themeli i forte i shtetit ligjor dhe demokracise.Ne vitin 1992 per fatin e keq te shqiprise u zgjodh kryetar i shteti Saili Berisha dhe ju e dini se si i vuri ai themelet e demokracis te cilat u shemben mbas pak muajve ne zgjedhjet e para te pushtetit vendor dhe par 4 viteve ne vitin 1996 shteti ligjor u shkatrrua dhe 1997 ra plotsisht dhe 1998 u krye grushti shtetit per te rezuar shtetin,nga njeriu qe ne vitin 1992 shqiptaret i besuan ndertimin e shtetit demokratik e ligjor.
U plake or Rame u plake,
e mjekrra tu zbardh si cjap,
po nga rrenat dore nuk hoqe,
sa here hap goje me llapa-llap.
u qelbe or Rame u qelbe,
ne pushtete ke mbi 27 vjet,
nga minister kulture te Bashkia,
me pas aty ne kryeministri 12 vjet,
edhe mjalte e qumesht te kishe leshuar,
do ta kishe merzitur nje popull patjeter,
por ama jo kurre kete tonin popull,
kalitur me Enver te duroje nje tjeter!
Ne fakt Diella i duhet partise Berishes,qe ta lene 24 ore ne Seline e partise te prese e te percjelle militantet.Se nuk te rri rrugaci 2 ore ne zyre.E kap zerzeleja.Disipline pune me rrugace eshte sikur te besh stan me lepuj,
Zoti Rama, po shkelni kodin e punes, Diella i takon me ligj leja e lindjes, ti kerkon te vije ne pune.
Shkerdhatlleqe! Shemtia, banaliteti, neveria , te gjitha pjelle e krimit dhe vjedhjes, kane kaluar cdo limit.
Nuk e di si mund te shpetojme nga keta vjedhesa te semure e te shpifur. Sinqerisht me perzihet sa here degjoj idjotizmat e pallosh sumes.
“Hajdutëve t’ju merret plaçka”, po si nuk të vjen për të vjellë ty nga veprimet, fjalët, gënjeshtrat, shpifjet e gërdallës Sali, po të përzihet nga intervista e Ramës tek gazetari i famshëm italian Bruno Vespa ? Saliu do t’a kishte ëndër një intervistë të tillë . E di ç’ke ti, që mos të të përzihet kurrë, ha mut ha .
U be gazi i botes, aq sa eshte bere objekt barcaletash edhe nder politikanet e BE se.