Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së arritur, ku Partia Socialiste është dakordësuar me “Rithemelimin” për ngritjen e dy komisione hetimore.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka deklaruar se “pazari me Non Gratën” nuk ekziston, pasi e kanë thënë më herët se pse janë dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojnë komisionet hetimore.
Sakaq, Rama ka theksuar se as grupin e Bardhit, i cili ka vendosur t’i rikthehet parlamentit pas muajsh kaos nuk mund ta ndalojnë dhe i vjen mirë që do t’i rikthehen punës.
“Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize! Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro! Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston? Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim. Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?! Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që ditën e martë u arrit marrëveshja për ngritjen e dy komisioneve hetimore, konkretisht për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetri për 4 koncensionet e sterilizimit në Shëndetësi.
Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!
Po…
— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024
j.l./ dita

Po për ndryshimet në sistemin e drejtësisë përse nuk thua asnjë fjalë ?! Prapësitë gjithmonë kamuflohen, ashtu si u fsheh qëllimi i ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008. Përse nuk keni bërë asnjëherë autokritikë për 2008?! Ju z. Rama i merni votat tona sepse jeni më mirë se sa PD-istat që kanë krime të pandëshkuara, por edhe ju keni kusuret tuaja.
Akuzat e pabaza që thotë zoti kryeministër, gjithnjë kemi dashur të mos jenë të vërteta, por ka ndodhur e kundërta. Duke u ndeshur në të përditshmen tonë me zhgënjime, tashmë kemi humbur besimin tek qeveria dhe më konkretisht tek ju zoti kryeministër. Si shëmbull po marrim miratimin e punësimit të mjekut si në shtet dhe në privat. Çfarë u realizua me këtë, përmirësimi apo përkeqësimi i shërbimit shëndetësor? Tani, po bëhet fjalë për këto ditë, kur shkova tek mjekja, ajo plotësoi disa shkresa dhe pa të pyetur tha, vazhdo si deri tani. Kjo ishte vizita. Kjo gjë ndodh me të sëmurët dhe shërbimin falas. Kështu “u përmirësua” shërbimi shëndetësor. Kjo gjë ka ndodhur dhe më parë, por tani që u miratua, nuk u bë gjë tjetër veç ajo, që qeveria aprovoi keq shërbimin. Dhe sa të tjera miratime ligjesh kanë qenë në dëm të qytetarëve, por të aprovuar nga mazhoranca. Mendoj se tashmë mazhoranca ka devijuar nga premtimet e bëra dhe këto nuk janë gabime, por strategji e deformuar e saj. Tashmë kjo humbje besimi, bën që qytetari të dyshoj edhe për një veprim, qoftë, dhe më se i drejtë. Prandaj janë këshilltarët në profesione të veçanta, që të bëjnë të mundur minimizimin e gabimeve në drejtimin e ekonomik dhe politik të vendit.
Politika duhet të jetë e përgjegjshme dhe shumë konseguente në ato që bën dhe në ato që thotë.
Të gjithë ata që s’bien dakort me Ramën , janë idiotë . Por janë të dobishëm se nuk e kanë marrë zvarrë ta nxjerrin nga ajo zyrë .
Siç duket aty do vejë puna .
E vërteta është- të ushqehesh me demagogjinë e llafazanit Rama , duhet të jeshë idiot e matanë idiotit !
Spiropalic e Bardhemu i kane tera fajet’!?Lulbrava mbetet me gisht ne….!?
Kjo është mënyra më e mirë që bën Rama për të amnistuar dhe rikthimin në pushtet të Berishes , sinjalet janë dhënë qysh më përpara , duke vendosur ligje dhe duke e lejuar pushtetin e tij te bëje korrupsion qe elektoriati blu ti largohet dhe si rrjedhoje i jep pushtetin Berishës dhe sinjali i fundit është bashkëpunimi me rithemelimin që udhëhiqet nga Berisha . Ngritja e komisioneve parlamentare hetimore behet qe te nxjeri sa më në pah korupsionin e qeverise dhe si rrjedhoje Rama me vetedije i dorëzon pushtetin Berishës dhe shkon në pension për ti gëzuar pasurinë që bëri me korupsionin e pushtetit të tij ashtu sic i gëzon sot edhe Nano sepse nuk do ti hyjë asnjë gjëmb në këmbë se do kete mbrojten e Berishës ashtu sic mbrojti Nanon.
Langaraq i langareqeve je. Mos u merzit se kur kalon hu më hu njeri do te te ngulet jo vetem te bytah jote o pede por dhe te bytha e Zahos.
Ku hyn “non grata “ketu?
Me vjen shume keq o zoti Rama ,o ne jemi idiote ose ti po na ben idiote.
Kush eshte Gazment Bardhi?
Per mua personalisht me ngjan me nje figure te Hamasit.Ky eshte mendim personal .
Tani per te ashtuquajtur politike shqiptare Gazment Bardhi eshte I deleguar I grupit te Sali Berishes.
Sali Berisha eshte “non grata” ,keshtu qe z.Rama hyn ne bisedime me Berishen.
Pra vime ne pika 1 qe PS dhe PD e Berishes jane bythe e breke prej 30 vjetesh.
Pozita me Opoziten duhet te punojne se bashku per te ardheshme e Shqiperise.
Arben Tashko ,sa vija te bardha ke hequr qe te frymezoi kete shkrim?
Jashte kesaj teme.
Perse ne duhet te dime rreth ekonomise serbe?
Une nuk kam interes .
Ne se I hyni kesaj teme me nje artikull eshte gje koti,humbje kohe pa vlere.
Kush behet merak se ku shet e ku ble serbi.Eshte pune e popullit dhe bisneset e serbeve.
Te me falesh KM, ndoshta hyj ne kategorine e atyre “idioteve te dobishem”. Nuk kuptoj cfare ishte gjithe ajo katraure ne parlament kur gjerat kane qene kaq te thjeshta.
Mire se po te besojme qe marreveshja me non graten nuk ekziston por po marreveshje me Melonin per punen e pensioneve ekziston akoma apo u fshi sepse nuk po shohim asnje shprese.
Vlonjat po vjen vera.Ke bere gati nje qoshe te shtepise me rent per pushuesit dac vendas a te huaj?
Ate shiko.Aty jane parate .
Lere Melonin rehat,ajo I a ben hyzmet vetes.
Kujt i sherben qe te jemi te percare,
te mos bashkepunojme me njeri tjetrin?
A mund te zgjidhen problemet e kombit,
duke share e poshteruar njeri tjetrin?