Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja Rama-Meloni, Strasburgu i thotë JO procedurës së përshpejtuar për emigrantët!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Marrëveshja Rama-Meloni, Strasburgu i thotë JO procedurës së përshpejtuar për emigrantët!
Lajmi i funditRajoni

Marrëveshja Rama-Meloni, Strasburgu i thotë JO procedurës së përshpejtuar për emigrantët!

Published: March 14, 2024
Shpërndaje

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve në dy kampe që parashikohet të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjadër, duket të jetë ende në rrezik edhe pse është miratuar nga ligjvënësit në Tiranë dhe Romë.

Protokolli i firmosur nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë pagesën e garancisë 5000 euro, për të pritur vendimin e kërkesës për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.

Pikërisht, praktika e procedurave të përshpejtuara kufitare bëri që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane të mos vepronin, por të kërkonin nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e saj.

- Publicitet -

Gjykata e Kasacionit në Itali ia ktheu çështjen gjyqtarëve të Strasburgut, ndërsa ministria e Brendshme kërkoi shqyrtimin urgjent të ankimit.

Gjykata Evropiane është përgjigjur me “jo”, ndaj efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje të përkohshme me afat të papërcaktuar për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe.

Në veçanti, Gjykata e Kasacionit kërkoi një përgjigje në lidhje me direktivën “2013/33/BE” e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, që përmban rregulla në lidhje me pritjen e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.

Gjykatës së Strasburgut iu desh të sqaronte nëse kjo direktivë përjashton “një rregullore të ligjit të brendshëm që parashikon si një masë alternative ndaj ndalimit të aplikantit, dhënien e një garancie financiare, shuma e së cilës përcaktohet si një shumë fikse dhe jo një shumë e ndryshueshme, pa lejuar as mundësinë që azilkërkuesi të vendosë vetë garancinë nëpërmjet ndërhyrjes së palëve të treta, megjithëse në kuadrin e formave të solidaritetit familjar, duke aplikuar kështu metoda që mund të pengojnë përdorimin e masës alternative nga ata që e bëjnë këtë”.

“Për Gjykatën e Drejtësisë nuk është çështje që duhet të trajtohet me procedurë urgjente, por që duhet të trajtohet me procedurë të zakonshme”, ka thënë për mediat italiane avokatja Rosa Emanuela Lo Faro, e cila mbron emigrantët në dy çështje që i janë dërguar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

“Dy vizione të çështjes të cilat ndryshojnë ndërmjet dy organeve më të larta, njëri kombëtar dhe tjetri europian”, shton ajo.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. Mamija on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. nje Avni (Rustem) per Esat (Ramen) on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?