Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshjet Rama-Meloni mes qeverive në Romë, çfarë dimë deri tani?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Marrëveshjet Rama-Meloni mes qeverive në Romë, çfarë dimë deri tani?
Ekonomi

Marrëveshjet Rama-Meloni mes qeverive në Romë, çfarë dimë deri tani?

Published: November 14, 2025
Shpërndaje

Shqipëria dhe Italia firmosën në Romë 16 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fusha si siguria, mbrojtja, shëndetësia, energjia dhe zhvillimi ekonomik.

Gjysma e tyre, pra 8, janë në fushën e mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe mbrojtjes civile.

Fincantieri, një nga grupet më të mëdha të ndërtimit të anijeve në botë, dhe KAYO, kompania shqiptare e prodhimit të armëve, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët të dedikuar ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve luftarake në Shqipëri.

- Publicitet -

KAYO do të vërë në dispozicion kantierin e Pashalimanit në Vlorë dhe do të investojë në përmirësimin e infrastrukturës së tij, ndërsa Fincantieri do të investojë në modernizimin e procesit të prodhimit, do të ofrojë mbështetje operacionale, trajnim dhe ekspertizë inxhinierike. Marrëveshja parashikon krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do të veprojë si kontraktor kryesor për kontratat e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve në tregun shqiptar dhe më gjerë.

Në fushën e mbrojtjes është firmosur një marrëveshje për transferimin falas të dy anijeve të patrullimit të klasit 400 të rojës bregdetare italiane.

Anijet patrulluese do të përdoren nga pala shqiptare për mbikëqyrje detare, kërkim-shpëtim dhe aktivitete të kontrollit të kufirit detar.

Për forcimin e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile në Shqipëri do të përdoret granti prej 5 milionë euro që qeveria italiane ka dhënë.

U firmos gjithashtu marrëveshja 30 mln euro për mbrojtjen civile, për krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si dhe për implementimin e numrit evropian 112, ku të gjithë qytetarët mund t’i referohen për emergjenca.

Në fushën e shëndetësisë është firmosur një marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave. Bëhet fjalë për një grant për shërbimin e neonatologjisë, i cili do të përdoret kryesisht për trajnime.

Në fushën e kulturës është firmosur një memorandum mirëkuptimi mes Fondacionit “Maxi”, Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Itali, dhe Galerisë Kombëtare të Arteve. Ky bashkëpunim do të shoqërojë procesin e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e ardhshëm.

Me firmosjen e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike, palët do të organizojnë takime të rregullta të Politikave Kibernetike, të cilat do të shërbejnë si forume për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe rishikimin e bashkëpunimit.

Memorandumi i mirëkuptimit kundër trafikut të drogës synon rritjen e bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale dhe forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta.

Dy marrëveshjet e tjera janë për bashkëpunim me Cassa Depositi e Prestiti, e cila do të ofrojë mbështetje financiare për rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë veriore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?