Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marta Kos në konferencë me Ramën: Pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias me rëndësi për anëtarësimin në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Marta Kos në konferencë me Ramën: Pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias me rëndësi për anëtarësimin në BE
Lajmi i funditPolitike

Marta Kos në konferencë me Ramën: Pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias me rëndësi për anëtarësimin në BE

Published: September 16, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Bashkimin Evropian si një bekim për vende si Shqipëria, veçanërisht në kontekstin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare në Bruksel, Rama u shpreh se përmes integrimit në BE, vendi ka marrë dije dhe mjete për të ndërtuar institucione moderne dhe një shtet që funksionon në shërbim të qytetarëve.

“Përmes BE-së, ne marrim dijen për të ndërtuar institucione, një shtet që ofron për qytetarët e vet, përtej individualiteteve. BE të jep mjetet për të rishpikur veten si komb, si vend dhe si shtet,” deklaroi Rama.

- Publicitet -

Ai theksoi se në këto dy vite të ardhshme, sfida më e madhe do të jetë që Shqipëria të vazhdojë këtë proces të “rishpikjes”, duke iu afruar gjithnjë e më shumë standardeve evropiane.

“BE është bekimin për një vend i si yni në rajon. Përmes BE ne mund të marrim dijen për të ndërtuar institucionet, shtetin që jep e ofron për qytetarët e vet përtej individualiteteve. Për ta bërë këtë BE të jep mjete për të rishpikur veten si komb, për të rishpikur veten si  vend dhe për të rishpikur veten si shtet. BE na ka ndihmuar në si shumicë për të rishpikur veten. Në këto dy vite sfida do të jetë të rishpikur veten duke u afruar gjthmonë e më pranë në mënyrën tonë e të qenit me kërkesat që janë shumë sfiduese.

Mjedisi është sfiduese, kërkesat janë sfiduese edhe për shtetet anëtare.

Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse e përmenda që tashmë kemi një ministri më vete, vetëm për mjedisin në një ekip që është rritur gjatë detyrës, me një ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe duhet të gjejë një negociator që ta shoqërojë“, tha Rama.

Gjatë fjalës së saj Komisonerja për Zgjerimin. Marta Kos tha se Shqipëria po tregon ndryshim pozitiv me punën që po bën, sakaq ajo theksoi se fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia gjyqësore, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë çështjet e pakicave dhe liria e medias janë me rëndësi për mbylljen e grupkapitujve për anëtarësimin në BE.

“Vendi juaj po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar të përfshini edhe parlamentin, shoqërinë civile edhe sektorin privat, sepse një konsensus i gjerë përmirëson pranimin e shoqëror sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë çështjet e pakicave dhe liria e medias që të përmbushin piketat e ndërmjetme, kjo është e rëndësishme që ne të nisim të mbyllim kapitujt. Pra në momentin që do çelen të gjithë kapitujt do të nisim punën me mbylljen e kapitujve”, u shpreh Komisonerja për Zgjerimin.

Gjatë fjalës së saj, Kos theksoi se Shqipëria po tregon progres të prekshëm dhe se ky progres po shpërblehet nga Bashkimi Evropian. Ajo nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha aktorëve në këtë proces – përfshirë parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat – për të garantuar një konsensus të gjerë kombëtar.

“Vendi juaj po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe BE-ja e shpërblen këtë ndryshim. Vazhdoni me këtë ritëm duke përfshirë të gjithë aktorët, sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia gjyqësore, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e medias,” – u shpreh Kos.

Kos shtoi se, pavarësisht se nuk ka mbushur ende një vit në detyrë, kjo është hera e katërt që hapen kapituj me Shqipërinë, duke e çuar në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur, ndërsa mbetet edhe një kapitull i fundit për t’u hapur.

“Nuk kam asnjë dyshim që shumë shpejt do ta hapim edhe kapitullin e fundit,” tha ajo, duke përdorur një krahasim me terminologjinë olimpike: “më shpejt, më lart, më fort dhe gjithmonë si një punë në ekip.”

“Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera e katërt që hapim kapitujt. kjo na çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur, ka mbetur edhe një. Nuk kam dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti. Shtetet anëtare janë të përkushtuar që të shënojnë progress kur të përmbushen kriteret. Po të përdorja terminologjinw olimpike, do të jetë më shpejt, lart e fort dhe një punë në ekip. Ka një trekëndësh të fortë që mbështet procesin e zgjerimit në tërësi. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare që kanë çuar para reformat, dhe sidomos gjatë këtij viti”, tha ajo.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 16, 2025 at 11:20 am

    KOS- ne Europe?
    Dhalle i thartuar ne Bathore un Brrake in Berisha,Bojaxhi….

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2025 at 11:43 am

    Pse moj Kos?Cfare i ka gjetur shushunjat e Mediave ne Shqipri?Apo Fanja kishte zaptuar Uzinen Traktori,qe e nndertoi populli per Traktore,jo per Larot e Skraparit.Shko moj budallaqe ne Ksamil, ne Palase,ne Golem,ne Jale,se jane bere te gjithe maskarenjte e Medias me Vila Sheikesh!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    September 16, 2025 at 10:54 pm

    Te jesh kunder vjedhjes eshte e drejte dhe e ndershme,biles pasuria e hajduteve duhet konfiskuar,te jesh kunder te pasurve eshte komuniste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shteti në dorë të Gysit: Ngritja dhe rënia e një ish-inspektori mjedisi
  • Votoi pro Hartës së re Territoriale, Braçe: Rama i dashuruar me pushtetin, nuk më blen e as më shantazhon dot
  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
  • Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?