Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 6 të vdekur, 15 të plagosur, gjenden të vrarë edhe familjarët e autorit të masakrës në Krakov
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 6 të vdekur, 15 të plagosur, gjenden të vrarë edhe familjarët e autorit të masakrës në Krakov
AktualitetBote

6 të vdekur, 15 të plagosur, gjenden të vrarë edhe familjarët e autorit të masakrës në Krakov

Published: November 8, 2026
Shpërndaje

6 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i një ngjarje shumë të rëndë të ndodhur në qytetin historik polak, Krakov, pasditen e kësaj të shtune.

Një i ri 25-vjeçar që më pas autoritetet thanë që kishte bindje ekstremiste të djathta, qëlloi me armë automatika nga makina e tij drejt kalimtarëve të rastit në qendrën historike të Varshavës.

Mes viktimave janë 4 gra dhe 2 burra, prej  të cilëve një turist, ndërsa mes 15 të lënduarve janë dy oficerë policie dhe pesë shtetas të huaj.

- Publicitet -

Sipas informacioneve zyrtare të policisë vendase, sulmuesi ishte “një i ri 25-vjeçar me origjinë polake, frymëzuar nga “ideologjitë e ekstremit të djathtë”. 25-vjeçari, i cili dyshohet se ka vepruar krejtësisht i vetëm, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi u qëllua nga policia për ta neutralizuar.

Autori ishte “i veshur me veshje ushtarake” dhe “përdori armë ushtarake”.

Në banesën e 25-vjeçarit që qëlloi me armë janë gjetur trupat e pajetë të dy grave dhe një burri. “Duket se ata janë pjesëtarë të familjes së tij”, tha kryeministri Donald Tusk duke shtuar se vijojnë kontrollet.

Sipas policisë polake, trupat e pajetë u identifikuan këtë të diel në banesën e 24-vjeçarit Michał O. Të tre viktimat, babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 20-vjeçare, kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Përgjithshme, Andrzej Fijołek, konfirmoi se në trupat e tyre janë konstatuar dëmtime nga plumbat.

Policia gjeti armë shtesë dhe një sasi të madhe municionesh në makinën e të dyshuarit.

Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński, vlerësoi reagimin sipas tij “shumë të shpejtë” të policisë që parandaloi atë që mund të kishte qenë një “masakër shumë më e madhe”.

Ai thotë se policët qëlluan në drejtim të sulmuesit tre minuta pasi morën një telefonatë në lidhje me sulmin dhe se shërbimi zjarrfikës dhe ambulancat ishin gjithashtu në vendngjarje pas tre minutash.

Kryetari i bashkisë së Krakovës shpallë ditë zie në qytet, që do të zgjasin deri të mërkurën e 11 nëntorit.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/11/Masaker-ne-Krakov-te-Polonise-6-viktima-dhe-12-te-plagosur-nga-sulmi-i-armatosur.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Izraeli, i përçarë: Eisenkot ka mandatin, ekuacion i ndërlikuar me partitë arabe
  • 6 të vdekur, 15 të plagosur, gjenden të vrarë edhe familjarët e autorit të masakrës në Krakov
  • Gjermania ndërpret furnizimet me raketa Patriot për Ukrainën
  • Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë
  • Ekspedita e përbashkët shqiptaro-zvicerane ka dokumentuar përmasat gjigande të sitit arkeologjik “Lin 3”

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  4. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  5. demo on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?