Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakra e “Don Boskos”, viktima u vra gabimisht, porositësi donte të vdekur dikë tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Masakra e “Don Boskos”, viktima u vra gabimisht, porositësi donte të vdekur dikë tjetër
KronikeKryesore

Masakra e “Don Boskos”, viktima u vra gabimisht, porositësi donte të vdekur dikë tjetër

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Pasditja e 4 janarit të këtij viti, ishte e fundit për Erion Çelën. 35-vjeçari po pinte kafen e pasdites nën shoqërinë e vëllai të tij dhe disa të afërmve, ku breshëritë e kallashnikovit e lanë të vdekur në vend në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë. Përveç tij, mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë.

Dy personat e tjerë të plagosur ishin Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i dëmtuar në shpatull. I plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj, 41 vjeç. Pasi kanë qëlluar, atentatorët, janë larguar me një makinë tip Mercedes Benz me targa AA 125 UK. Sot kur kanë kaluar 9 muaj që nga ajo ngjarje, policia njofton se Erion Çela nuk kishte bërë asnjë faj dhe se autorët kishin ngatërruar objektiv duke qëlluar ndaj disa personave që nuk kishin lidhje me problemet e tyre.

Sot pas një aksioni të madh që çoi në arrestimin e 14 personave, policia njofton se dy vëllezërit, Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj, në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirian Feçi., për llogari të shtetasit Kasandë Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një Geron Hasanbelli dhe nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit Arben Mërkuri, në qytetin e Durrësit.

- Publicitet -

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të bëhej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A.Çela. alias Erion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi Kevin Zeneli alias Kevin Suçi i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj për t’u larguar jashtë shtetit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Prec Doda says:
    October 4, 2022 at 4:04 pm

    E bukur kjo.
    Te vrasesh njeriun pse e ngaterron, eshte njesoj sikur ti te porositesh birre Korce, dhe te vjen Amsteli.
    Megjithate me sa mora vesh edhe ata qe u vrane, njesoj ishin, pune drogash.
    Keta dy vellezerit qe i vrane, duhet te kerkonin parate kundershtareve te Celajve, per sherbimin e pakerkuar….
    Duket si gallate, me kufoma djemsh te rinj.
    Por ne fakt eshte per te vene kujen, jo pse vdiqen, por perse keta te rinj i kane hyre rruges droges, ajo te shkurton jeten, te shton armiqte.

    Reply
  • mali says:
    October 4, 2022 at 4:17 pm

    Prec Doda !Sa nga fisi juaj jane ngujuar per arsye gjaku?Pastaj kalo ne luften e klaneve te droges.Te dy dukurite jane turp i shqiptareve ne nje bote te re qe duam te ndertojme.

    Reply
  • Ernesta says:
    October 5, 2022 at 6:58 am

    D .m.th. dalim ne perfundimin se jetij populli ai i nadhi ENVER,ja gjeti ilacin..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?