Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakra e Italisë, del ekspertiza. Bukëpjekësi rrëfen se vajza u gjet në vendin dhe kohën e gabuar!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Masakra e Italisë, del ekspertiza. Bukëpjekësi rrëfen se vajza u gjet në vendin dhe kohën e gabuar!
AktualitetKronike

Masakra e Italisë, del ekspertiza. Bukëpjekësi rrëfen se vajza u gjet në vendin dhe kohën e gabuar!

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Provat kundër 45-vjeçarit Taulant Malaj, bukëpjekësit shqiptar që vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe italianin 51-vjeçar Massimo De Santis natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar janë konsoliduar me shikimin e videove të kamerave në shtëpi. Ato kanë filmuar skenat në të cilat burri godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë vrastar.

Dokumenti zyrtar hetimor, i publikuar nga ANSA, evidenton qartë se sa i përket “vrasjes së Xhesikës së re 16 vjeçe, “e cila me guxim u përpoq në çdo mënyrë dhe deri në fund për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni brutal i të atit”, rezulton se “goditjet i janë shkaktuar edhe asaj vullnetarisht,  përballë, jo vetëm kur ndërhyri për herë të parë në dhomën e gjumit, por edhe kur agresioni vijoi në sallon”. Në trupin e Xhesikës, shkruhet në dokumente, “katër plagë me thikë u gjetën në gjoks, në vendin e organeve vitale”.

“Në të njëjtën mënyrë mund të shohim kokëfortësinë me të cilën ai sulmon gruan e tij duke e befasuar në mes të natës teksa ajo është në shtrat, duke lëshuar plagë të shumta me thikë edhe në pjesën e sipërme të trupit. E gjithë kjo ka ndodhur nën sytë e djalit më të vogël të çiftit”, thuhet në dokument.
Sipas hetuesve “metodat brutale të realizimit të fakteve tregojnë tek i dyshuari një pandjeshmëri absolute ndaj jetës njerëzore dhe një prirje të përbashkët për krime si mjet për të vërtetuar bindjet e tij dhe rolin e tij në të gjithë familjen”.

- Publicitet -

Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit “ku ishte gruaja ime; e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika, duke dashur ta mbronte nënën e saj. Kështu që unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Të dy u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t’i godisja.”

Malaj përdori një thikë të gjatë 18 cm. Gruaja e vrasësit, Tefta Malaj, e cila i mbijetoi atentatit pasi mbrohej nga Xhesika, ka bërë thirrje për ndihmë. Teksa telefonoi numrin 118 Tefta i përsëriti “thikë”, dhe kur operatori e pyeti nëse ishte goditur me thikë, gruaja mezi mundi të përgjigjej “po” dhe më pas shtoi: “vajza ime, vajza ime”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli
  • Shehaj mori dokumentin e klasifikuar, reagon Rama: Tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët
  • Paqja Fiskale, aplikimet për rinovimin e marrëveshjes për 2027 pritet të zgjasin 1 muaj
  • Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on “Penxherja ime…”
  2. Artan on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  3. Artan on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  4. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on “Penxherja ime…”
  5. Nato on “Penxherja ime…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?