Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakra e Italisë në familjen Malaj, vëllai i viktimës: S’e meritonte të vdiste, askush nuk e priste…!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Masakra e Italisë në familjen Malaj, vëllai i viktimës: S’e meritonte të vdiste, askush nuk e priste…!
AktualitetKronike

Masakra e Italisë në familjen Malaj, vëllai i viktimës: S’e meritonte të vdiste, askush nuk e priste…!

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Shtëpia në rrugën Togliatti është në shitje. Nga ana tjetër lokalet vijojnë të jenë të hapura. Historia e familjes De Santis tashmë mund të përmblidhet me dy fjalë: punë dhe shtëpi. Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë.

Bëhet fjalë për rastin ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit shpëtoi nga goditjet me thikë.

Në zonën ku ndodhi ngjarja të gjithë duan të kenë një “ilaç” për kujtesën. Ata që vazhdojnë të jetojnë në atë kompleks rezidence, pothuajse në periferi të Torremaggiore, duket se lëvizin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por kur pyeten të gjithë përgjigjen me dhembshuri.

- Publicitet -

“Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”.

Ata duan të krijojnë një ndërprerje mes përditshmërisë në atë godinë dhe dhunës që pasoi një tragjedi. Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga dora e shqiptarit.

“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Do kisha preferuar një vdekje në rrethana të tjera, por ama ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, tregon Pasquale.

Për mediat ka folur edhe vëllai tjetër Gianluca. Emri i tij tashmë qëndron në tabelën që është vendosur për shitjen e banesës ku vdiq i vëllai. Aty jeton mamaja e tyre 80-vjeçare. Kjo e fundit rrinte bashkë me Massimo-n.

“Mamaja ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në kati e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimo-s të shtrirë në tokë”, thotë Gianluca.

Në shkallën ku jetonin Massimo dhe familja shqiptare tashmë duket gjithçka normale. Në citofon janë ende emrat e protagonistëve të tragjedisë. Aty kur dikur shtrihej trupi i pajetë i Massimo-s tashmë është pastruar dhe shkëlqen. Një vazo është vendosur aty.

Kutia postare e familjes Malaj është e mbushur me letra. Në katin e parë, aty ku qëndronte familja shqiptare ka heshtje. Heshtje që ndërpritet herë pas here nga puna që po bëhet për rinovimin e një apartamenti në katin e dytë. Në katin e tretë dhe të fundit kthehet sërish heshtja. Aty banonte Massimo. Prej një muaji ajo shkallë duket si varrezë, ku mbizotëron heshtja.

“Vëllai im ishte një djalë gazmor. I pëlqente të bënte shaka dhe ishte gjithmonë i disponueshëm. Edhe në mbrëmjen e vrasjes ai bëri shaka me punonjësit para se të mbyllte punën dhe të kthehej në shtëpi”, tregon Pasquale i cili ishte bashkëpronar me Massimo-n në lokalin Corso Matteotti.

“Kamerat e kanë kapur të ulur brenda lokalit duke bërë shaka me punonjësit. Është fotografia e tij e fundit. Më pëlqen ta kujtoj kështu, duke buzëqeshur”, tregon Pasqule./tvklan.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?