Pezullimi i volejbollistes braziliane të “Dinamos”, Nayara Ferreira, për dyshime mbi identitetin e saj gjinor ngritur mbi ankime nga ekipe rivale, ka ngritur shqetësime serioze për diskriminim, ndërsa e ka vënë Federatën Shqiptare të Volejbollit, FSHV, në shënjestër të kritikave.
Ferreira u pezullua nga FSHV disa javë më parë dhe iu kërkua t’i nënshtrohej testit të gjinisë. Procedura nisi pas ankimit nga klubi rival i Pogradecit, të cilit iu bashkua më pas edhe Tirana. Sportistja ka munguar tashmë në dy ndeshje.
Kur rasti u bë mediatik më 25 tetor, FSHV reagoi duke pranuar pezullimin, por këmbënguli se po vepronte me diskrecion dhe në respekt të dinjitetit njerëzor. “FSHV po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagim.
Por Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda thotë se i gjithë rasti ishte ngritur mbi paragjykime dhe se vendimi për pezullim ishte me gjasë paragjykues.
“Ka disa probleme në pamje të parë. Situata ka nisur krejtësisht mbi bazë paragjykimesh dhe është marrë një masë mbi pezullimin krejtësisht mbi baza paragjykuese,” tha Gajda.
Gajda i tha BIRN se po shihnin mundësinë për një hetim kryesisht të rastit, por kjo merrte kohë.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e sheh rastin e volejbollistes së Dinamos të frymëzuar nga një fushatë keqinformuese dhe narrativat homofobike që kanë shoqëruar diskutimet e javëve të fundit mbi projektligjin për “Barazinë Gjinore” në Shqipëri.
“Mos harro dhe faktin që lojtarja është e federuar ndërkombëtarisht, dhe ka eksperiencë të gjatë e në shumë klube nëpër botë dhe me dokumente ligjore është femër,” tha ai, duke theksuar se ky fakt e bën procedurën e nisur nga federata “krejtësisht paragjykuese dhe homofobike”.
Edhe trajneri i ekipit të Dinamos, Orlando Koja e cilëson vendimmarrjen të pabazë dhe të paarsyeshme.
“Nuk e di me çfarë logjike e pranoi Federata kërkesën. Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë dyshim. Ajo ka 15 vjet që luan si volejbolliste profesioniste. Ka luajtur në disa liga në Europë mjaft më të mira se kampionati ynë, nuk ka asnjë arsye për ta dyshuar,” tha Koja.
Trajneri i Dinamos e konsideron këtë një precedent të rrezikshëm që do të sjellë si pasojë largimin e volejbollisteve të huaja nga Shqipëria.
“E ka tronditur shumë. Ajo po pret rezultatet e testit dhe pas tij thotë se do largohet nga Shqipëria”, tha trajneri, ndërsa shton se “ekipi i tij është dëmtuar nga rasti”.
Edhe aktivistët për të drejtat e njeriut dhe kundër diskriminimit gjinor ngritën zërin duke e cilësuar rastin të turpshëm.
“Prej dy javësh, Nayara është vënë nën sulm nga disa skuadra kundërshtare, mes tyre Pogradeci dhe Tirana, që kanë hedhur akuza të ulëta për identitetin e saj gjinor, akuza që burojnë nga xhelozia për aftësitë dhe performancën e saj,” shkroi Xheni Karaj në Facebook, ndërsa kërkoi marrje të masave administrative ndaj abuzuesve.
“Ky vendim është i turpshëm, diskriminues dhe çnjerëzor. Ai nuk bazohet në rregullore, por në thashetheme dhe paragjykim”, tha ajo.
Ndërsa Neli Demi, mjek psikiatër dhe psikoterapist, e cilësoi këtë si një përpjekje për kontroll mbi trupin e gruas, të maskuar me rregullat e garës.
“Kur një grua e fortë, e sigurt dhe e suksesshme në fushë sfidon stereotipet, shoqëria shpesh kërkon “prova” që ajo është ajo që thotë. Kjo është një formë moderne e kontrollit mbi trupin, e maskuar si kujdes për rregullsinë e garës,” tha Neli.
Vetë Nayara Ferreira deklaroi në një intervistë për Top-Channel se kjo që i kishte ndodhur në Shqipëri e kishte tronditur shumë. “Jam 100% femër… Ajo që keni bërë është diskriminim. Kjo është çnjerëzore dhe e papranueshme”, tha ajo. Në një mesazh tjetër, ajo shtoi: “Njerëzit do të pendohen për këtë padrejtësi që më kanë bërë”.
Pas reagimeve në publik, FSHV reagoi sërish të martën duke mohuar diskriminimin dhe duke paralajmëruar hakmarrje ndaj kritikëve.
“Shpreh shqetësimin për përdorimin e këtij rasti, i cili është tërësisht sportiv, si pretekst për shkelje të të drejtave të individit apo të komuniteteve të caktuara”, thuhet në deklaratë. Më tej, FSHV njoftoi se Bordi Drejtues “ka referuar pranë Komisionit të Disiplinës rastet e fyerjeve dhe intimidimeve publike të bëra nga disa eksponentë dhe drejtues të shoqatës Dinamo Volley, në media dhe rrjete sociale.”
Vladimir Karaj – Reporter

C’fare diskriminimi more? Ajo-ai Ferreira refuzoi testin e gjinise duke u vetdemaskuar si i lindur mashkull!
Ku qendron diskriminimi ketu, se nuk e lejuan te loste me femrat! Po atehere mos thuhet kot futboll, volejboll, basketboll etj femrash a meshkujsh por futboll, voleyboll, basketboll artikujsh te perzier hemafroditesh gjysem gra e gjysem burra qe mos “diskriminohen” rraca perverse e mostrave Ferreirave te ardhura nga prapa diellit.
Sipas ketyre intriganteve cmirezinj Lulzime Duka qe kishte nje kercim fenomenal,nje gjuajtje mashkullore,,duhet te ishte mashkull? S`jua mban picke e dhise te mateni me te ne Rrjete dhe zini Tablone Synoptike te Memet Shehut,se e keni zanat ju mijte e vrimave.
Karaj ka theter hall. Jo hallin e diskriminimit te nje individi lindur femer por hallin qe te helmoje shoqerine shqiptare me konceptin se sexy eshte zgjedhje dhe jo i oercaktuar ne lindje… Karaj dhe monstrat si Karaj kerkojne te shperfytyrojne femijet shqiptare me transformim sexual. Dikush kerkon te rrise tregun e perversitetit ne bote. Ne US deshtoi… Karaj te kete jujdes se shqiptaret se falin kete sekt kur vjen puna te femijet… bioblotekat e 9 e 10 vjecareve ishin mbush ne US me pornografi homoseksuale.. femijve u nderrohej sexy pa pyetur prinderit dhe prinderit qe protestonin kategorizoheshin ne liste terrorristesh… thanks God Pappy Trump u dha fund cmendurive.Shqiptaret te kene kujdes femijet se dikush eshte interesuar te rrisi tregun e sexit nepermjet gjymtimit seksual te tyre…
Ore Ilir, të rekomandoj një vizitë psikiatrike, se mëndja të ikur nga foleja . Po çfarë shkruan o i vrarë ?
Ore nuk na thate: Si perfundim eshte me vërë, apo me shkop
Po kjo eshte pra Gallata – se duan ta paraqesin sikur po e Diskreminojne dike duke i kerkuar testin e gjinise (nuk e paskemi ditur se edhe gjinia qenka top-secret) .
Vlonjat aqe e pate, Iliri ka te drejte dhe kjo po aplikohet te te gjithe sportistet qe ka dyshime. Ne shqiperi si zakonishte gjithecka kopjohet mbapshte. Testi nuk zgjate me shume se 2 dite dhe mbase konfirmimit veprohet.
Ku eshte problemi…
Ta quajne volejbollistja 1 dhe volejbollistja 2
Apo nuk ishte ky trendi?
Si deklaroi ps para pak ditesh qe njohim vetem rroçke dhe fele
Per kete kthese 180° po japim provat qe po luftojme sipas udhzimeve te fundit
Ndersa ksaj apo ktij i mbaroi kontrata qe ishte e vlefshme me udhzimet e parafundit
Mire ndonje koqe “progresiste” ketu, po edhe demo djathtisti bëhet krah me këta plehrat LGBQTQIra?
Po ato vajzat futbolliste,po’ ajo atletja e shquar ,po ato ngriteset e peshave,Mos Jane meshkuj?Bejini testina e gjinise.Sic duhet dikujt i Ka shkuar mendja ta testojene krevat Kete brazilianen simpatike.