Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 13 subjekte me aktivitet të ndryshëm në kryeqytet, pasi dyshohet përmes një skeme mashtrimi me TVSH-në i kanë shkaktuar shteti një dëm ekonomik mbi 3 milion Euro, ndërsa gjykata ka lënë në burg 13 persona të lidhur me këtë çështje.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se në këtë aktivitet kriminal janë të përshirë edhe zyrtarë, për të cilët vijon hetimi.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.
Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.
Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal. Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.
Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
j.l./ dita
Nuk keni deklaruar gjellesen!
Një ditë të bukur pranvere zbrita në qytet me nipçen. Autovetura qe e mirë. Malli për shokët e qytetit më kishte marrë. Përpara se të takoja miqtë, shkova në bankomat për të tërhequr lekët e pensionit. Burri pa para në xhep nuk ka si të takohet me shokët .Fus karten, dhe me lajmeron se është jashtë përdorimit.
Me nipin u ndamë pa hyrë në bankë U futa për të marrë ndonjë sqarim. Pasi ndenja bukurmirë në sira, me drejtuan te një sportel, ku do të më jepnin sqarimet përkatesë. Përballë, duke na ndarë një xham, qendronte një zonjushe bukuroshe, në moshë me mbesat e mija.I prezantova shqetësimin tim .Nuk po u besoja vesheve , të rënë nga mosha.
– Ju nuk keni përcaktuar gjallesat, – kështu e degjoja unë, ndonëse zonjusha e përseriti disa herë, me këmbënguljen time, se nuk po e kuptoja se çfarë më kërkonte.
– Unë në katund jetoj. Pse i duhen bankës sa; rosa ; pata; pula; gjela; fluturoja; lope; viça; derra; gica; ….. ka në oborrin e shtepisë sime?Po të futen edhe pleshtat, morrat, furrtaret, mijtë,… kush është ai burrë nënë, që mund ta bëjë këtë inventar?
– Ju plak, me llafe shumë . Nuk jeni gjallë për bankën !-e zonjusha i vuri vulen me ton neverites.
– T’u thafte gjuha deri rrazë fytit ! Si nuk jam gjallë, tërë ky burrë që ke përballë?- nuk e mbajta më veten.
Nuk kisha faj. Më erdhi si bombë vdekja ime. Me zë të lartë, I tregova gocës, se po ta merrnin vesh nëntë femijët, dhe njëzet nipat e mbesat e mi, se i ka mbytur banka të atin, apo gjyshin , do ta djegnin atë, sëbashku me banken, qe ka sloganin :” Ne flasim gjuhën tuaj.” E di qe shteti, dhe shoqeritë e pensioneve kërkojnë të na dergojnë në parajsë sa më shpejt.Rreth pesë miljon pensionistë I mori covid 19 me një dorë. U pastruan llogaritë e detyrimeve për pensionistët e ngratë. Nuk e kuptoj pse bankat na duan të vdekur? Ne nuk u bëjmë asnjë dëm financiar. Edhe kur na marrin komisione ,ne nuk bzajmë.
Në bankë dikush qeshte, disa me shihnin si të çmendur. Dola shefica me shumë energji , për të qetësuar të vdekurin bankar, ndonëse me para në llogari. Ajo fliste, ndërkohe unë pickoja veten, për të mos e lënë vdekjen të më ngrinte muskujt. Nuk është shaka kur të mbysin bankat! Shkojnë gjygjet me vite, për të terhequr paratë, që ke futur me duart tuaja të gjalla.
Mesa mora vesh unë nga shefica, banka paska një urdhër, që një herë në gjashtë muaj, robi i Zotit duhet të shkojë në nënshkruaj para bankierve se ështe gjallë. Me dhanë një copë letër, ku nenshkrova se ende nuk kam vdekur .
– U sqaruam xhaxha?- me pyet shefica në fund.
– Nuk e kuptoj pse zonjusha me kërkoi gjallesat?- e pyes me sinqeritet.
– Ta ka thënë në njëjës, e jo në shumës, siç e citoni ju,- ma ktheu në vend.
U mundova t’I shpjegoj se në shqip, gjallesat janë të shumta, frymore, e jofrymore. Njeriu është mbi të gjithë, se ka tru në kokë, dhe flet gjuhën e kombit të tij detyrimisht.
– Sipas teje si mund t’u drejtohemi klientëve?- me pyet shefica.
– Kërkojmë nga klientët pensionistë, te vinë detyrimisht çdo gjashtë muaj,për të nënshkruar kontraten e bashkëpunimit. Ma do mendja se nuk ka shqiptarë që nuk e kupton këtë fjali, pa u marrë me gjallesa, vdekje,testament,… – I dhashë dorën e ndarjes shefices, që rrinte si hu mbi këmbët e drejta.
Fatmir Lohja
Tiranë, më 28.09.2022
Ata presupozojne se mbajtesi i llogarise qe nuk ka kryer veprime per nje kohe te caktuar, mund dhe te kete vdekur dhe konfiskojne llogarine deri sa kreditori ( depozituesi ) te paraqitet personalisht.
Prandaj ju them shpesh, qe terhiqni parate nga Bankat. Parate ne Banka nuk jane tuajat, por te Bankes. Duke i depozituar ne Banke, juve quheni nje kreditor i Bankes dhe Banka per nje X arsye, nuk eshte e detyruar qe te garantoj kthimin e parave. Gjithashtu BE dhe BIS ( Bank Of International Settlements ) para disa vitesh ka kaluar dhe nje ligj i cili quhet Bail In. Definicioni eshte me poshte.
https://www.investopedia.com/terms/b/bailin.asp
Despozitat presupozohen se jane te garantuara me sigurimin minimal ne rast falimentimi te Bankes kjo ne kushte normale, por neqoftese aplikohet metoda Bail In nga Banka, ne baze te ketij legjislacioni, depozitat e kreditoreve konfiskohen per interes te Bankes, dhe sigurimi i depozitave nuk eshte i detyrueshem qe te rrespektohet. Kjo, pasi neqoftese Banka ka deklaruar Bail In, shuma e depozites do te percaktohen nga Banka, pavaresisht shumes reale te depozites. Banka mund tu jape aksione ( Letra me vlere ) ne vend te depozites dhe te justifikoj shumen e konfiskuar si pasoje e falimentit. Natyrisht, qe letrat me vlere do te jene nje perqindje e vogel e vleres, ne krahasim me parate e depozituesit.
Mbani mend se c’fare ndodhi ne Qipro para disa vitesh?
Z. Fatmir Lohja, lexova komentin tuaj, dhe me habit fakti sepse; teknollogjia ka avancuar aq shume sa nuk eshte e nevojeshme qe (personi duhet te paraqitet kudo qe ka nevoje)!!! dhe aq me teper kur njerezit jane larg vendit te tyre. Eshte e zgjidheshme me nje “VIDJO KONFERENCE” me personin. Si shembull po marr rastin tim; Jetoj ne SH.B.A.Kam 13-vjet qe nuk e marr dot pensjonin per arsye moshe dhe udhetimi dhe duke pasur edhe akaunt te hapur atje dhe jam e bindur qe nuk do te me jepet mundesia per ti marr ato para . Shteti duhet te interesohet, sepse mundesite jane