Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mashtrime në një Call Center në Tiranë, në pranga pronari dhe punonjësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mashtrime në një Call Center në Tiranë, në pranga pronari dhe punonjësit
AktualitetKronike

Mashtrime në një Call Center në Tiranë, në pranga pronari dhe punonjësit

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, për mashtrime përmes Call Centerave.

Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Fraud”, dhe njëri prej tyre është pronari i subjektit, ndërsa 5 të tjerët janë punonjës.

Përmes një njoftimi policia bën me dije se gjatë kontrolleve janë gjetur 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga admininstratori i subjektit call center dhe 5 punonjës (operatorë).

Shpallet në kërkim administratori tjetër i subjektit. Procedohet penalisht 1 punonjëse (operatore).

Sekuestrohen 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit call center;

– K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç, të pestë banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim administratori tjetër i këtij subjekti, shtetasi P. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja D. K., 26 vjeçe.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. N. dhe shtetasi P. A. administronin një subjekt privat call center, në rrugën “Faik Konica”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit  K. Gj., Sh. F., A. Sh., K. K., H. S. dhe D. K., të cilët, së bashku me 2 administratorët, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit P. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 5:01 pm

    Bravo policia po ndonje lajm per zhdukjen e Elvis Martinajt a keni ? Se sikur ai bridhte i lire edhe pse ne kerkim policor nga autoritetet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. Niku on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  3. Luan on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Po mor po on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Eno on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?