Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mashtrimi me djalin e ministrit, Berisha manipuloi dosjen e prokurorisë italiane (reagimi dhe faksimile)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mashtrimi me djalin e ministrit, Berisha manipuloi dosjen e prokurorisë italiane (reagimi dhe faksimile)
KronikeKryesore

Mashtrimi me djalin e ministrit, Berisha manipuloi dosjen e prokurorisë italiane (reagimi dhe faksimile)

Published: June 18, 2022
Shpërndaje

 

Kreu i Foltores në PD, Sali Berisha, ka akuzuar djalin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, se është arrestuar në Itali, për kontrabandë ilaçesh.

Në një postim në FB, deputeti i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor ka publikuar disa dokumente, ku thotë se djali i ministrit të Brendshëm, Endi Çuçi bën pjesë në rrjetin e mjekëve nën hetim nga prokuroria italiane.

- Publicitet -

Por Berisha i ka publikuar qëllimisht të paplota dokumentet, duke manipuluar faqet e dosjes.

Ndaj djalit të ministrit të Brendshëm, nuk janë ngritur akuza dhe kjo saktësohet nga vetë hetuesit e vendit fqinj.

Nga fashikulli i hetimit i drejtësisë italiane rezulton se as Endi Çuçi, as nëna e tj Zhaklina Peto nuk kanë probleme me këtë hetim në Itali.

‘Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”- thuhet në dokumentet e drejtësisë italiane.

Endi Çuçi gjithashtu punon që prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani, ndryshe nga sa thotë Berisha, se punon në KLGJ.

Disa drejtues pavionesh, roje e recepsionistë në Itali akuzohen se kanë mashtruar me medikamentet. Hetimi shtrihet midis provincës së Milanos dhe Shqipërisë. Sipas hetuesve, grupi i mjekëve të akuzuar lehtësonte hyrjen e paligjshme në territorin italian të shtetasve shqiptarë që kishin nevojë për kurim nga COVID.

Më poshtë, faksimile nga dosja italiane dhe reagimi i znj.Peto:

Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar dua të përgënjeshtroj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalisht dhe djalit tim Endi Çuçi.

Që ne fillim dua t’ju sqaroj se as unë dhe as djali im nuk kemi probleme me drejtësinë italiane pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne. Kjo është e cilësuar fare qartë edhe në fashikullin e hetimit të cilin e keni bashkëlidhur dhe po e citoj:

…“Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”…

Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit.

Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht. Unë iu kërkoj vetëm të mos hidhni baltë mbi djalin tim, një i ri i sapodiplomuar që sapo ka filluar të ecë në jetë dhe ndryshe nga çfarë shpifet nga puseta dixhitale, punon prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani (The European Patent Office – Zyra Europiane e Markave dhe Patentave). Faleminderit!

Faqja e parë, DITA, 20 qershor 2022

 

SHËNIM: Kur akuzuesi është… familjarisht hajdut

Ngazëllimi me të cilin Sali Berisha ka postuar një gënjeshtër rreth djalit të Bledi Çuçit nga martesa e tij e parë, tregon shumë për traumën që Sali Berisha ka nga bëmat e fëmijëve të vet.

E gjitha çfarë Berisha e quan historinë e djalit të përfshirë në trafik ilaçesh, është e zbardhur nga vetë hetimet italiane, në të cilat djali thjesht është dëgjuar të flasë me mjekun italian për të siguruar një autorizim gjatë mbylljes për shkak të Covid-it, për të vizituar gjyshen e tij tashmë të ndjerë, që vuante nga një sëmundje e rëndë në spitalin italian.

Ka shkuar të takojë dy herë gjyshen e sëmurë, një herë kur ishte rëndë dhe një herë për ta marrë të vdekur, bashkë me nënën e tij. Në të dyja rastet për shkak të Covid duhej të kishte një konfirmim nga pala italiane, dhe e ka marrë.

Mjeku italian që e ka dhënë ka qenë objekt përgjimi, por në këtë rast nuk ka bërë ndonjë gabim. As ka marrë para për vërtetimin, as ka gënjyer. Kaq është e gjithë historia. Një nip që shkon tek gjyshja në spital duke zbatuar rregullat.

Nëse do sillej si djali i ministrit të Brendshëm, mund të kalonte në Rinas dhe pa atë letër, por e ka kërkuar, se ka dashur të udhëtonte si qytetar i rregullt.

Ajo që është interesante në këtë histori, është zelli me të cilin Sali Berisha e komenton këtë çështje si skandal, duke theksuar se është djali i ministrit të Brendshëm.

Gjithë makthi i jetës së tij, përfshi dhe këtë kalbjen në pleqëri pas damkosjes si person i përfshirë në korrupsion madhor bashkë me familjen e tij, janë pikërisht fëmijët e tij.

Ata në të vërtetë janë mekanizimi që e dekonspiroi Sali Berishën para opinionit publik si një lider i korruptuar, që ka vënë shtetin në shërbim të fëmijëve. Dhe ata janë shkaku që sot ai dhe ata, së bashku, janë në listë të zezë për korrupsion madhor dhe minues të demokracisë.

Prej sa ai është në këtë listë, ka një zell të përditshëm të përgjojë lajme për fëmijë kundërshtarësh, me shpresën që dhe ata të jenë kështu si fëmijët e tij, që të barazohen. E ka këtë me çdo fëmijë kundërshtari apo kritiku.

Ideja se çdo fëmijë i keq politikani i zbut atij dhimbjen për krimet e fëmijëve të tij, tashmë hajdutë zyrtarisht, me sa duket e mban gjallë.

Rasti djalit të Bledi Çucit, në të vërtetë jo vetëm që nuk është rast korruptiv, por përkundrazi është rast që dëshmon se si një djalë ministri që shkon të takojë gjyshen e sëmurë për vdekje në Itali, përpiqet të jetë në rregull me letrat formale kufitare që duheshin gjatë mbylljes së Covid.

Po të ishte djali i Sali Berishës në pushtet do kishte ikur me çarter, pa kaluar fare nga kontrolli kufitar, siç kalonte kur ishte në pushtet.

Nëse spitali italian që lëshonte vërtetimet ka qenë nën hetime dhe përgjime, ky nuk është problem i njerëzve në nevojë që kanë kontaktuar spitalin.

Siç e provon dhe hetimi, ata as kanë paguar dhe as kanë mashtruar për rastin. Gjyshja e djalit ka vdekur në spital dhe është sjellur në Shqipëri. Kaq ka ndodhur.

Kujdesi i Sali Berishës për të treguar që familja e Bledi Çuçit është e ndarë, pasi djali është me martesën e parë, tregon po ashtu makthet e njëjta që ka në familje. 

Por nuk është krim që djali jeton në një familje të ndarë me nënën e tij. Më krim do ishte një familje e bashkuar si kjo e Sali Berishës, nën diçiturën “non grata” për korrupsion madhor bashkë me familjarët”. Atë fat mos e pastë kush. Familjarisht si hajdutë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Mira says:
    June 18, 2022 at 12:08 am

    Perbindeshi i Madherishem i Informacionit Sali Berisha nuk ka pune me Zghaklina Peton, por me djalin e MPB Blendi Cuci, te quajturin Endi Çuçi. Pse nuk flet ministri per trashegimtarin e tij?

    Reply
  • intelektuali says:
    June 18, 2022 at 5:32 am

    O gazeta DITA:

    AMAN DHE DERMAN ME KETO JUSTIFIKIME ENVERISTE SI ATO TE SAJE QORRIT!

    sepse:

    Keto perralla demagogjie me karabiniere italiane dhe laboratore angleze i kemi pare boll do kohe me pare kur kryeministri justifikonte Saje Qorrin dhe vellaun e Fatmir Xhafes si nje enverist i vertete, tani kjo propagande e shemtuar vazhdon avazin e vjeter per pinjollet e kriminelit te Enverit Gafur Cuci me nje thas me krime qe kane mbetur te pandeshkuara nga Drejtesia njashtu si krimet e Kristaq Rames dhe ne kete kendveshtrim keto justifikime italiane vetem sa ofendojne inteligjencen e komantuesve te nerum te ketij forumi te respektum ne gazeten tuaj

    Reply
  • HAJDUTI BAGDATIT says:
    June 18, 2022 at 5:43 am

    Nuk eshte aspak e vertete qe Berisha paska genjyer pavaresisht se mund te kene dale te pafajshem(sipas jush) siç u munduat te justifikoni Tahirin dhe vellain e Fatmir Xhafes.

    Reply
  • LEON says:
    June 18, 2022 at 5:49 am

    Edhe ajo kengetarja elsa lila u lirua nga te gjitha akuzat po arken e babagjyshit AJO e mbante,,edhe Baze e shokeve Ilegale ,isjhte,,edhe lexione per guerrilet e mallit ,ofronte si profesore vertete.
    Cfaqre te themi ne Qe eshte e paster si PIKA LOTIT?
    Po i biri ministrit Cuci hyn tek zona VIP.Sistemi i Drejtesise Italiane eshte MESONJTORJA.

    Reply
  • FATMIRI says:
    June 18, 2022 at 6:12 am

    KY GRAQIRI TER JETEN ME MASHTRIME DHE SPIUNLLEQE ESHTE MAR MALOKU MUTIT BURR KURVE

    Reply
    • Edkokaina says:
      June 18, 2022 at 10:43 am

      Nese eshte i vertete lajmi (dhe eshte vertete sepse e ka nxjerre gjykata italiane) atehere ti je spiun,mi halesh patronazhist,Burre kurve dhe familje e shkerdhyer 100 breza.

      Reply
  • FATMIRI says:
    June 18, 2022 at 6:44 am

    SHIKO FEMIJET E TU TE SHKERDHEFSHA ÇA TE MBAN PRAGU SE JAN BER MILJARDERA ME LEKET E SHQIPTARVE JOT BIJ MBANTE VULEN E SHTETIT NE ÇANTE PER TE BER PISLLEQE O BURR KURVE KE FYTYR DHE FLET TI RRAC E DEGJENERUAR

    Reply
  • kasemi says:
    June 18, 2022 at 8:29 am

    Sipas informacioneve qe na jepen deri ne keto momente, Znj.Zhaklina dhe i biri Endi, jane te perfshire ne nje pergjim qe nuk ka aspak lidhje me nje veper penale.
    Askush nuk mund te dije kur halli e detyron te flase me dike probleme familjare, sic eshte vdekja, te dije se personi me te cilin po flet na qenka subjekt i nje hetimi per vepra penale.
    Berisha eshte menderisht i lindur komunist, ashtu si komunizmi denonte dhe foshnjat ne barkun e nenes, eshte po ky Berishe qe per interesin e vet, qofte fare i vogel( se ne fund te fundit nuk eshte lufta e Berishes me Blend Cucin, por me Ramen dhe amerikanet), nuk pyet se shkel dhe shkelmon jete njerzish.
    Dhe ai Berishe e din se dhe kur je para nje trupi gjykues, quhesh i pandehur, nuk je fajtor deri ne nje vendim te formes prere.
    Per fat te keq te ne shqiptareve, jane, ndodhin, cdo dite vepra kriminale, nga te cilat Berisha dhe Soi i vet, zgjedhin te trumbetojne sipas interesit te tyre, jo interesit shqiptar, pikerisht per kete arsye jane aty ortake te Edi Rames, pasi po te ishin opozite e vertete, Edi Rama e te tjere, nuk do guxonin as 1/100 e ketyre bemava qe shohim e degjojme cdo dite.

    Reply
  • Gjush akullorja says:
    June 18, 2022 at 10:11 am

    Dikujt i lejohen 2 komente rresht,mua asnje. Mos duhet ti bej foto teseres se Rilindjes????

    Reply
  • sopiqoti says:
    June 19, 2022 at 6:27 pm

    Znj.Zhakline,mos u deshperoni nga shpifjet e fsdhastarit nga Vicitoli Sali Ram Berisha.Mendje MYKURI nul e ka per gje te lotisi per te tjeret.

    Reply
  • edi says:
    June 20, 2022 at 5:18 am

    Sopiqoti,shkruaj shqip.

    Reply
  • demo says:
    June 20, 2022 at 4:03 pm

    U pagezove bir!
    Ashtu si Enveri i Gjylo Cucit,qe ja kaloi semes,.Nga Fajdeja floririt ne kontrabanden e duhanit te merhumit Ibrahim bej Bicaku,kontrabanda e Kosoves dhe Camerise,,per ta mbyllur me kontrabanden e Hashashit dhe paqetave Marlboro.
    Je bir i denje i Familjes!
    Nuk e humbe traditen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?