Shumë familje shqiptare janë aktualisht nën shantazh të fortë, të goditura nga një mekanizëm zhvatës, viktima të një skeme që qarkullon miliona euro.
Në krye të kësaj skeme, e konsideruar si një nga krimet financiare më të rënda të ndodhura në Shqipëri 20 vitet e fundit, janë kompanitë MCA-ADCA, të drejtuara nga shtetasi Arben Meskuti.
Ky personazh i rëndësishëm i fushës së mikrokredive në Shqipëri akuzohet nga një numër shumë i lartë personash për zhvatje dhe mashtrim.
Aktualisht Meskuti është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për falsifikim pasaportash dhe kalim të paligjshëm kufiri. Por ai arrin të lëviz lirshëm jashtë kufijve falë një pasaporte amerikane.
Lidhur me shtetësinë e tij amerikane, faqja online “Prapaskena” shkruan se Meskuti ka konsumuar gjithashtu veprën penale të mashtrimit. Në një artikull publikuar sot, shkruhet:
“Meskuti guxoi të mashtrojë dhe amerikanët për vite me radhë. Në Nju York u paraqit si djalë jetim lindur në Përmet në 6 tetor të vitit 1980, duke falsifikuar çdo gjurmë të familjes në Tiranë.
Në fakt Arben Meskuti ka lindur në Tiranë në 6 tetor 1978, sipas kartës së identitetit shqiptare që ka NID H81006117C. Amerikanët i dhanë Green Card dhe më pas pasaportën, për të cilën është betuar para flamurit.
Por betimi mbi flamurin amerikan ka një kosto të rëndë nëse ke mashtruar me të dhënat identitare.
Falsifikimi është krim federal dhe Arben Meskuti që shpëtoi para tre muajsh duke ua hedh policëve të Tiranës me “pak lekë” me shprehjen “m’ka humb pashaporta amerikane” tani ka hesape me “ustallarët” përtej Atlantikut” – shkruan kjo media.
Sipas artikullit, Prokuroria e Tiranës po heton dhe mbi udhëtimin e fundit të Meskutit i shoqëruar nga një notere, pasi dyshohen të dy se kanë nxjerrë nga Shqipëria një sasi të madhe parash me destinacion Turqinë.
i.b. / dita

Sudja i koheve moderne.
Cudi, te gjithe keta piramidat arratisen ne Turqi.
Edhe Shemsije Kadrija e Gjallices, ne Turqi i coi thaset me para.
Ooo shtet ku je?! Zgjohu dhe vepro ose shpall falimento… Si lejohen kriminel te tille qe mashtroine qindra viktima duke u çvatur pasurite e tyre, te bredhin te lire, te gjezdisin boten me pasaporta dhe identitet te fallsifikuar duke bere trafik vlerash monetare ne shuma te medha etj…
Prit,or ti,se do veprojme,por pasi te shetisim ne disa fshatra turistike me 5 banore,te shijojme fasulet dhe gjizen e tyre bio,i futim nje takim rruges me ca te rinj qe i gjejme ne ndonje klub fshati dhe pastaj mund te merremi me ato qe thua!
Ka pune qeveria,se do mbledhim ca kalamaj ne JKorce,qe do thone ato fjale qe u kemi thene ne dhe kushedi cfare do dali me pas!
Kemi pune dhe pordhe ne,jo si kujtoni ju!
Shtetesia amerikane humbet kur deklaruesi jep te dhena jo reale per indentitetin e tij, kur nuk tregon ka qene I denuar me pare dhe kur kryen akte terroriste kundra shtetit amerikan
O njerez jemi ne kapitalizem Borxhi (kredia)
Duhet paguar Mesohuni ti lexoni dokumentet
Para se ti firmosni Secili do te fitoje per vete asnjeri nuk punon tju beje nder juve
Sa per punen e ketij kush ka karte krediti le te lexoje marreveshjen e kartes
Nqs nuk paguan ne kohe interesat shkojne edhe 30% ne vit
Nuk e kuptoj pse gazeta Dita merret kaq shume me kete djalin Sa behet qesharake
e merr persiper te gjykoje Shtetin Amerikan
Qe qenka mashtruarnga ky tipi
KY ESHTE PJELLE E KETIJ SISTEMI, QE MASHTRON DHE VJEDH POPULLIN. ASGJE ME TEPER NUK KA BERE SE QEVERITARET, KJO MUNDESI JU DHA ATE SHFRYTEZOI, VETEM ME AMERIKEN BESOJ KA GABUAR SE NUK ESHTE EDI OSE LALI DHJERI ATJE QE TE KERKOJNE PJESEN E VET DHE TE MBYLLIN SYTE