Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Matura Shtetërore, sot provimi i parë, nxënësit testohen në gjuhën e huaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Matura Shtetërore, sot provimi i parë, nxënësit testohen në gjuhën e huaj
AktualitetShoqëri

Matura Shtetërore, sot provimi i parë, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Published: June 2, 2026
Shpërndaje

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin këtë të martë provimet e Maturës Shtetërore 2026, ku sot ata do të testohen në gjuhën e huaj. Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë maturantët, duke u uruar mbarësi dhe suksese në këtë proces të rëndësishëm.

Kumbaro thekson se për mbarëvajtjen dhe integritetin e këtij procesi, në të 144 qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2 mijë mësues administratorë, 170 monitorues nga Ministria dhe 650 vlerësues që do të ndjekin me përkushtim çdo etapë.

“Sot është një ditë e veçantë dhe plot emocione për mbi 26,600 maturantët tanë, të cilët nisin rrugëtimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Dua t’i uroj me gjithë zemër secilit prej jush mbarësi dhe shumë suksese. Për mbarëvajtjen dhe integritetin e këtij procesi, në të 144 qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2 mijë mësues administratorë, 170 monitorues nga Ministria dhe 650 vlerësues që do të ndjekin me përkushtim çdo etapë. Paçi mbarësi dhe qoftë ky fillimi i një rruge të ndritur drejt auditorëve të universiteteve tona në profesionet që ju ëndërroni,” shkruan Kumbaro.

- Publicitet -

Nxënësit duhet të paraqiten në shkolla në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00-12:00. Sipas njoftimit të publikuar më herët nga Ministria, ndalohen rreptësisht telefonat celularë dhe orët smart gjatë zhvillimit të testimit.

Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë, si dhe një shishe me ujë.

Për sa i përket veshjes, kërkohet uniforma e shkollës, ndërsa në mungesë të saj lejohet bluzë dhe xhinse. Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?