Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Matura Shtetërore, të enjten testi i gjuhës së huaj, rregullat për të mos u përjashtuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Matura Shtetërore, të enjten testi i gjuhës së huaj, rregullat për të mos u përjashtuar
AktualitetLajmi i fundit

Matura Shtetërore, të enjten testi i gjuhës së huaj, rregullat për të mos u përjashtuar

Published: June 6, 2022
Shpërndaje
Students take a university entrance examination at a lecture hall in the Andalusian capital of Seville, southern Spain, September 15, 2009. Students in Spain must pass the exam after completing secondary school in order to gain access to university. REUTERS/Marcelo del Pozo (SPAIN EDUCATION SOCIETY) - RTR27V3I

Në të gjithë vendin, ditën e enjte me datën 9 qershor, do të nisë zyrtarisht sezoni i provimeve të Maturës Shtetërore 2022, ku do të zhvillohet provimi i parë i detyruar në lëndën e gjuhës sëhuaj (anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, frengjisht).

E ndërsa përgatitja e testeve, sipas llojit të gjuhës që maturanti ka zhvilluar gjatë viteve të shkollës së mesme po shkon drejt fundit, autoritetet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore vënë theksin edhe tek kujdesi që maturantët duhet të tregojnë me respektimin e regullave të përcaktuara për në ditën e provimit. Kjo me qëllim që të mos përjashtoheni nga testimi i parë, duke rrezikuar kështu edhe mospërfshirjen në konkurrimet e raundit të parëtë pranimeve në universitete që do të zhvillohen gjatë muajve korrik-gusht.

Kujdesi në ditën e provimit

- Publicitet -

Autoritetet e arsimit sqarojnë se maturantët duhet të tregojnë kujdes me respektimin e orarit kur duhet të paraqiten në ambientet e provimit, të kenë me vete vetëm mjetet e lejuara, si dhe të plotësojnë me kujdes testin sipas rregullave të përcaktuara.

Në këto kushte, maturanti duhet të paraqitet në qendrën e përcaktuar të provimit detyrimisht 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit, ndërkohë që me vete për testin e gjuhës së huaj duhet të ketëvetëm një dokument identifikimi, si dhe një stilolaps për të plotësuar testin.

Në rregulloren e provimeve të këtij viti saktësohet se: maturanti dhe kandidati pasi merr testin dhe fletë-përgjigjen kontrollon që ato janë me emrin e tij dhe i nënshkruan. Gjithashtu,duhet të kontrolloni me kujdes edhe gjendjen fizike të testit nëse ka probleme dhe është i palexueshëm, apo mungon ndonjë faqe. Nëse vërehen parregullsi ju duhet të kërkoni menjëherënjë test tjetër nga administruesit e provimit. Pasi të merrni testin e ri duhet që të firmosni një deklarate që konfirmon këtë veprim.

Edhe për provimet e këtij viti do të vijojnë të vlejnë të njëjtat rregulla sa i takon plotësimit të testit. Maturanti do të përjashtohet nga provimi, nëse konstatohet se gjatë plotësimit të testit ka ndryshuar vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë, bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit.

Ndërsa në rastet të tilla nuk njihet rezultati i provimit: kur përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit, nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga Kopoted, si dh kur është marrë masa e përjashtimit nga provim.

Përmbajtja e testit të gjuhës së huaj

Teza e provimit të gjuhës së huaj është hartuar në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor që nxënësi ka ndjekur është trajtuar si gjuhë e huaj e parë dhe niveli i njohurive synohet të jetë B2 sipas “Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët”. Konkretisht, aftësitë gjuhësore që do të vlerësohen në test janë të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar pyetjet e të cilës do të zënë rreth 50 për qind të përmbajtjes së testit, pyetjet rreth përdorimit të drejtë të gjuhës (gramatikës dhe leksikut) që do të zënë rreth 28 për qind të përmbajtjes së testit, si dhe pyetjet rreth të shkruarit që do të përbëjnë 22 për qind të përmbajtjes së tezës së provimit.

Teza e provimit do të ketënë përmbajtje pyetje tëtre niveleve të vështirësisë, ku: 40 për qind e pyetjeve do të jenë rreth njohurive të nivelit të parë, 40 për qind rreth njohurive të nivelit të dytë, si dhe 20 për qind e pytjeve do të jenë për nivelin e tretë që ka të bëjë me nxënësit që kërkojnë të arrijnë rezultatet maksimale në këtë provim.

Lidhur me skemën se si do të vlerësohet çdo pyetje e testit, ekspertët e arsimit bëjnë me dije se nëse për një pyetje në fletën shoqëruese të përgjigjeve keni mbushur dy rrathë, përgjigja juaj për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhe do të vlerësohet me 0 pikë. Kur për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Ndërsa në rastet kur për një pyetje keni qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk keni mbushur rrethin përkatës në tabelën përkatëse të fletës shoqëruese, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Çka do të thotë se përgjigja e plotësuar në test, edhe pse është e saktë do të vlerësohet me zero pikë.

Autoritetet e MASkanë përcaktuar më herët se për secilin provim të maturës së këtij viti, vlerësimi maksimal do të jetë me 60 pikë, ndërkohë që për të qenë kalues, maturanti duhet të grumbullojë detyrimisht 25 për qind të totalit të këtyre pikëve. Kandidatët që nuk sigurojnë këtë nivel të kërkuar pikësh, e humbasin të drejtën për të qenë pjesë e garës së pranimeve për studimet në shkollat e larta, përgjatë raundit të parë të pranimeve që do të zhvillohen në mbyllje të muajit korrik. Këta kandidatë duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë testim dhe vetëm në rast se rezultojnë kalues do të garojnë përgjatë raundit të dytë të pranimeve. Në rregulloren e provimeve përcaktohet se notat e testit të gjuhës së huaj do të shpallen brenda dy javësh.

Edhe për testimet e këtij viti maturantët do të mund të kërkojnë një kopje të testit të korrigjuar nëse do të jenë të pakënaqur me vlerësimin e marrë. Por tërheqja e kopjes së testit të korrigjuar nuk do të shoqërohet me rivlerësim të tij. “Maturanti\kandidati ka të drejtë që të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve. Nuk ka rivlerësim testi”, detajohet në rregulloren e provimeve të Maturës Shtetërore 2022 të miratuar më herët nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Datat e Provimeve të Maturës 2022

  • Gjuhë e Huaj – 9 Qershor 2022
  • Gjuhë Shqipe – 11 Qershor 2022
  • Matematikë – 17 Qershor 2022
  • Provimi me zgjedhje – 24 Qershor 2022

Kohëzgjatja e Provimeve të Maturës

  • Testet e Maturës Shtetërore fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjasin dy orë e 30 minuta.
  • Testet e Maturës Shtetërore hartohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Mjetet që duhet të keni me vete:

  • Maturanti\kandidati duhet të paraqitet në qendrën e përcaktuar të provimit detyrimisht 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
  • Me vete duhet të keni vetëm një dokument identifikimi, si dhe një stilolaps për të plotësuar testin.

Llojet e pyetjeve:

  • Sipas rregullores së përcaktuar, testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2022 do të jenë të hartuara me pyetje me alternativa dhe me pyetje me zhvillim.
  • Testet e të gjitha lëndëve do të vlerësohen në total me 60 pikë, prej të cilave 40 maturanti do të mund ti grumbullojë nga pyetjet me shtjellim, ndërsa 20 pikë do të sigurohen nga pyetjet me alternativa.

Ju do tëpërjashtoheni nga provimi nëse:

  • Paraqiteni në ambientet e provimit dhe konstatohet se mbani celular.
  • Ndryshoni vendin që ju është caktuar.
  • Merrni ose jepni informacione me kandidatët e tjerë rreth përmbajtjes së testit, kur bëni komente për zgjidhjen e pyetjeve.
  • Kur mbani telefon celular, radio apo mjete të tjera të komunikimit me vete.
  • Kur refuzoni kontrollin gjatë hyrjes në qendrën e provimit, si dhe kur prishni qetësinë në mjedisin e provimit.

Maturantit nuk i njihet rezultati nëse:

  • Përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit.
  • Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal.
  • Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga komisionet përkatëse.
  • Si dhe në rastet kur është marrë masa e përjashtimit nga provimi.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?