Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mazhoranca i ofron pesë ministri opozitës në RMV, shqiptarët jashtë qeverisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mazhoranca i ofron pesë ministri opozitës në RMV, shqiptarët jashtë qeverisë
AktualitetBote

Mazhoranca i ofron pesë ministri opozitës në RMV, shqiptarët jashtë qeverisë

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

Edhe pse pa rezultat takimi i një dite me parë i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kanë shtruar disa opsione kompromisi në tavolinë për të shkuar drejt konsensusit për të mundësuar ndryshimet kushtetuese që do t’i lejonin Maqedonise se Veriut hapjen e kapitujve te antarsimit në BE.

Dimitar Kovaçevski i ka ofruar partisë opozitare, VMRO–DPMNE, pjesëmarrjen në Qeveri nëse kjo parti e mbështet nismën për ndryshimin e Kushtetutës.

Pas takimit Kovaçevski tha se pas miratimit të fazës së parë të ndryshimit të Kushtetutës, do të formohej një qeveri e gjerë, me pjesëmarrjen edhe të opozitës. Sipas Kovaçevskit, opozitës do t’i takonin pesë ministri, me të cilat aktualisht udhëheq partia që ai drejton, Lidhja Social Demokrate.

- Publicitet -
“Unë propozova që të votojmë hapjen e Kushtetutës, të miratojmë ndryshimet e nevojshme dhe menjëherë pas votimit të fundit të shkojmë në zgjedhje. Por, gjatë periudhës së kaluar kam kuptuar se për Mickoskin është e rëndësishme që VMRO–DPMNE të jetë pjesë e Qeverisë. Për të dëshmuar se nuk jemi të interesuar për pikë politike, por për të ardhmen e vendit, propozova që menjëherë pasi të votojmë për hapjen e Kushtetutës, VMRO–DPMNE të hyjë në Qeveri”, deklaroi Kovaçevski.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ka pranuar që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë, por me kusht që ndryshimet kushtetuese të miratohen vetëm pasi të kenë përfunduar bisedimet për anëtarësim në BE dhe të gjitha shtetet anëtare të unionit të kenë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

Kreu i VMRO DPMNE-së, gjithashtu kërkoi që në një qeveri të zgjeruar nuk duhet të ketë vend për Bashkimin Demokratik për Integrim, të cilin VMRO DPMNE-ja e akuzon për “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion” dhe në procese tjera që “kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore”.

Bashkimi Demokratik për Integrim i është përgjigjur VMRO DPMNE-së për gatishmërinë e tij për të mos marrë pjesë në qeverinë e gjerë.

“BDI-ja është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para”, ka shkruar ministri i jashtem nga rradhet e BDI-së, Bujar Osmani.

Kushtëzime për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese ka edhe nga partitë opozitare shqiptare. Ato kërkojnë që ndryshimet të përfshijnë edhe ndryshimin e përkufizimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.

Aktualisht, gjuha shqipe njihet si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës së Maqedonisë së Veriut.

Kushtetuta duhet të ndryshohet në pjesën e preambulës, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e mosmarrveshjeve  për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj, nga burgu: Jam në izolim total, në të njëjtin korridor me tre vrasës serialë. Kam refuzuar ushqimin
  • Spanja shpall 3 ditë zie kombëtare pas përplasjes fatale të trenave që la pas dhjetëra viktima
  • Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  • “Cheesecake Factory” skena e përplasjes së re mes Obamës dhe Trump-it në fushatë
  • Hija e shtetit policor

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. S ka rendesi on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. Marin on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  4. Brux on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  5. bujari on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?