Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat; Emigrantët po blejnë prona në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat; Emigrantët po blejnë prona në Tiranë
Ekonomi

Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat; Emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaron se Tirana është rritur me 35-45 mijë veta dhe se oferta në treg për apartamente është në përputhje me volumin e kërkesës.

Duke folur në MCN Tv, Mazniku nënvizon se deri në këto momente, ka një kërkesë të qëndrueshme për ndërtime të reja. “Unë mund t’ju jap vetëm një numër i cili është i thjeshtë. Ka dalë para pak ditësh ekstrakti i listës zgjedhore të qytetit të Tiranës. në listën zgjedhore të dalë, Bashkia Tiranë ka 703 mijë votues, ndërkohë që 2 vjet më parë në zgjedhjet e 2021, kishte 680 mijë. Që do të thotë, vetëm lista e votuesve, vetëm lista e zgjedhësve të regjistruar formalisht në Tiranë si banorë dhe mbi 18 vjeç, është 23 mijë veta më shumë. Duke pasur parasysh që një pjesë e tyre kanë fëmijë, do të thotë Tirana në këto 2 vite është rritur minimalisht me 35 mijë veta, maksimalisht me 45 mijë veta. Që do të thotë që nëse ne do përpjestojmë 20 mijë njerëzit e rinj që vijnë çdo vit në Tiranë, me sipërfaqe për m2, do të kuptojmë që oferta në treg është proporcionale me volumin e kërkesës. Tirana gjithashtu po kthehet në një destinacion të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë të cilët në formë investimi, apo në formë të blerjes së një banese ku ata shpresojnë të kthehen dhe të banojnë kur të dalin në pension, apo në një moment tjetër, janë duke blerë një shtëpi në Tiranë”, tha Manziku.

Mazniku tha se në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE i shtëpive është rritur me 50%. “Në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar është rritur në qytetin e Tiranës është rritur me rreth 34%. Ndërkohë që në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE ësht rritur me 50%. Që do të thotë rritja e çmimit që ne jemi duke u përballur, është edhe ai në përputhje me një strukturë të rritjes së çmimeve të “real estate”, i cili është pjesë e një strukture ekonomie globale. Nuk është duke ndodhur ndryshe këtu nga si po ndodh në Milano, si po ndodh në Romë, si po ndodh në Budapest, në Zagreb, apo në Beograd”, tha ai.

- Publicitet -

Mazniku u shpreh se ka kërkesë të qëndrueshme për ndërtimet e reja dhe se nuk pritet asnjë rrezik në tregun imobilar. “Deri në momentin që ne flasim, por edhe në unë besoj për të ardhmen e parashikueshme, nuk ka asnjë rrezik që ne të kemi një “shock” në sektorin e tregut të “real estate”, e pronës së patundshme. Gjëja që ndodh është që në çdo indikator që ne kemi dhe ne tregojmë, ne e kontrollojmë këtë indikator në mënyrë të rregullt nga ana jonë, bashkë me INSTAT-in, bashkë me Bankën e Shqipërisë. Ne na rezulton që kërkesa në treg mbetet e qëndrueshme. Nga njëra ana na thuhet çmimet e apartamenteve në Tiranë janë duke u rritur shumë, nga ana tjetër na thuhet po ndërtohet shumë. Pyetja që lind është: Në qoftë se nuk do të kishte leje të reja, çdo të ndodhte me çmimin e apartamenteve në Tiranë, do bëheshin më të lira, apo do bëheshin më të shtrenjta?”, deklaroi Mazniku.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Lejleku says:
    January 20, 2023 at 7:33 pm

    Tirana si qytet dhe kryeqytet i shqiptarizmes shtrihet ne nje teritor nga ne te favorshmit dhe fantastik pothuaj edhe ne gjithe rruzullin ku ka njerzim.
    Nuk ka nevoje per pershkrim ,as per piesen fushore me pjeresi graduale qe kurre nuk permbytet , te lejon te ndertosh mbi e nen toke ,…kodrat e bukura te gjelberuara ,…lumenjte qe e pershkojne por edhe mundesine per tu zgjeruar me hijeshi pa kopjuar qytete mesjetare ku nuk ka diell e drite per askend ,shkak ndertimet e dendura.
    Tirana e se ardhmes duhet me rruge te gjera me pyje ne dy krahet. Ne mesin e pyllit te kete rruge kembesore dhe biciklete .
    Emergjente eshte ngritja e parkimeve mbi e nen tokesore me pagese per makinat.
    emergjente eshte te riorganizohen minibashkite me strukture punonjesish konkrete me fonde per restaurimin e rrugeve, trotuareve,banesave,fasadave, rrjetit elektrik dhe atij kabllor.
    Pastertia e teritorit, banesave dhe perrreth pallateve, ringritja e lulishteve ,mbjellje e pemeve dekorative ,zgjerimi i trotuareve ,mbushja e gropave ,asfeltimi i pjeseve te pa perfunduara ..i pallateve me probleme qe jane kethyer ne kazane gjigande plehrash…etj.

    Reply
  • Tigri says:
    January 21, 2023 at 9:26 pm

    Ore plere leri emigrantet ti po ata aty si tia bejne per nje shpi hajdut i ndyre

    Reply
  • info analitike says:
    January 21, 2023 at 9:54 pm

    Perseri ky eksperti i gjithologjise me diplome gazetarie qe perlan ne nje muaj nja 10 a 15 rroga ne borde te ndryshme, erkon te na paraqese nje realitet virtual kur tashme cdo qytetar i Tiranes e perjeton cdo ite atrahuren qe po i behet etij qyteti. E eni pare si eshte thyer sheshi Skenderbej ne nje qoftore qe qelbet si nevojtore u mbizoteron llumi, rremuja, gjurulldija. Vertet mendoni se Tirana i ngjet ndonje kryeqendre europiane? Po ato ndertesa te sterlarta pa asnje pike riteri vec babezise se banditeve per te ricikluar parate e rimit e te droges, vertet mendoni se i pèergjigjen ndonje estetike te kultures europiane?
    Po keto organet e reja te drejtesise cfare po bejne, apo po ngrohin kolltuqet e porsamarra! Neveri pa fund

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?