Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ: Numërimi mbyllet të hënën në mesditë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ: Numërimi mbyllet të hënën në mesditë
AktualitetPolitike

Mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ: Numërimi mbyllet të hënën në mesditë

Published: November 9, 2025
Shpërndaje

Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.

- Publicitet -

Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit.

KQZ publikon shifrat, sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

Sipas KQZ deri në orën 11:00 kanë votuar 8, 38 për qind e votuesve. Pjesëmarrja më e lartë deri në këtë orë është regjistruar në bashkinë Mat me 19, 51 për qind, ndërsa më e ulëta është në bashkinë Vlorë ku deri në orën 11 kishin votuar vetëm 5 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote

Celibashi: Procesi i numërimit në 5 bashki do mbyllet të hënën në mesditë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij në deklaratë për mediat ka bërë me dije se të hënën në mesditë do të përfundojë procesi i numërimit në 5 bashki. Sipas tij pritet që ky proces të përfundojë nesër në mesditë.

“Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë”, tha Celibashi.

KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 09:00.

Sipas të dhënave deri më tani:

Na Vlorë: 663 qytetarë kanë votuar.

Në Berat: 602 qytetarë kanë marrë pjesë.

Në Cërrik: 192 votues deri më tani.

Në Mat: 1.003 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Në Tepelenë: 205 qytetarë kanë votuar deri në këtë orë.

09:03 – Voton kandidati i PS për Matin: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

Kandidati i PS për bashkinë e Matit Altin Bojni votoi rreth orës 09:00 në qendrën e vet të votimit ndërsa në një deklaratë të shkurtër për mediat ftoi gjithë qytetarët që të thoshin fjalën e tyre përmes votës.

“Sot është dita e votuesve dita e fjalës së qytetarëve ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe dinjitet”, tha Bojni.

07:52 – Votojnë qytetarët e parë në Vlorë

Në Vlorë kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit, ku disa prej qytetarëve që votuan herët thanë për mediat se e shohin këtë ditë si një moment të rëndësishëm për të ushtruar të drejtën e tyre.

“Votova, erdha që herët se kisha dëshirë ta mbaroja këtë detyrë. E cilësoj detyrë shumë të rëndësishme, sepse sot e kam forcën unë me votë. Mesazhi im për qytetarët është të votojnë atje ku mendojnë se është më mirë dhe ku kanë vendosur vetë. Procesi ku votova ishte i rregullt, pa problem,” tha një qytetar në bashkinë e Vlorës.

07:37 Probleme në nisjen e procesit zgjedhor në Vlorë, vonesa dhe pjesëmarrje e ulët

Në disa qendra votimi të bashkisë Vlorë janë shfaqur problemet e para në nisjen e procesit zgjedhor. Raportohet se ka pasur vështirësi me pajisjen PEI për identifikimin elektronik të votuesve, si dhe vonesa për shkak të mungesës së anëtarëve të komisioneve.

07:05 – Nisin procedurat për marrjen në dorëzim të qendrave të votimit në Tepelenë e Berat

Në Tepelenë ka nisur marrja në dorëzim e qendrave të votimit nga grupet e administrimit zgjedhor, në kuadër të përgatitjeve për procesin e nesërm.

Ndërkohë, në Berat gjithçka është gati për nisjen e procesit në dy KZAZ, pa raportuar probleme në 116 qendrat e votimit në të gjithë bashkinë.

06:52- Zgjedhjet e pjesshme, Vlorë: Nis marrja në dorëzim të qendrave të votimit

Në Vlorë ka nisur marrja në dorëzim e qendrave të votimit nga grupet e administrimit zgjedhor. Materialet zgjedhore po dorëzohen nga policia për t’u përgatitur që procesi i votimit të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  • Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV-ja ndryshon qëndrim, vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  • ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  • Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
  3. K R on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. Bajram Bala on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. demo on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?