Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë
KronikeLajmi i fundit

Mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Published: January 22, 2026
Shpërndaje

GJKKO ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me kërkesën e paraqitur nga Kryeministri Rama për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.

Në qëndrimin e saj zyrtar, GJKKO vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues ku kërkues është Kryeministri.

Sipas gjykatës, në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të marrë pjesë si palë për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur vendime të dhëna prej saj.

- Publicitet -

GJKKO thekson se pjesëmarrja e saj si palë e interesuar në një proces kushtetues do të cenonte parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, si dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Njoftimi i GJKKO:

“Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me:
Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Objekti: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave…

Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?