Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahet në Londër gjyqi ndaj vrasësve së Nikulajt, si përpiqen ta shmangin ekstradimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbahet në Londër gjyqi ndaj vrasësve së Nikulajt, si përpiqen ta shmangin ekstradimin
AktualitetKronike

Mbahet në Londër gjyqi ndaj vrasësve së Nikulajt, si përpiqen ta shmangin ekstradimin

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

Në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia.

Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare nën dyshimin e bashkëpunimit në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 Prill 2023.

Vetë Edmond Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë. Ndërsa, Harriet Bridgeman iu bashkua online nga shtëpia e saj. Lewis Green avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në gjykatë të një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri.

- Publicitet -

Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar por pa sukses, ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia.

Gjykatësi Daniel Sternberg vendosi vijimin e lirisë me kusht nën monitorimin elektronik për Bridgeman, ndërsa tre të bashkë-akuzuarit e tjerë do të vijojnë qëndrimin në paraburgim.

Po ashtu, gjykatësi Sternberg kërkoi nga avokatët mbrojtës të dorëzojnë në gjykatë argumentat mbrojtës më 29 Gusht.

Ndërsa shteti shqiptar kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga Croën Prosecution Service, prokuroria angleze, duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 tetor.

Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg, i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e Nëntorit.

Qëndron ende  në arrati britaniku tjetër Harry Simpson person me Kartelë të Kuqe Interpoli pasi një urdhër arresti nga Policia Shqiptare.

Sakaq në Marok është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli Ruben Saraiva njeriu që sipas policisë shqiptare është autori vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt. Edhe ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri  me 19 prill  në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30.

Policia e Lezhës, ka mundur të zbardhë ngjarjen e rëndë të vrasjes me 6 plumba të biznesmenit.

Sipas burimeve, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë 5 persona të cilët besohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur në 19 Prill, i cili lidhet me një seri vrasjesh të tjera të ndodhura në Lezhë, mes familjeve Nikulaj, Lekstakaj dhe Palaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE
  • Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale
  • Autokracia e kartonave
  • U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA shqiptari i shumëkërkuar
  • Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojnë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Autokracia e kartonave
  2. I juaji Edi Rama on Megjithë kundërshtimet dhe protestat e banorëve, PS miraton Reformën Territoriale, votojnë pro edhe “kritikët” Braçe e Spiropali
  3. 1 on Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  4. 1thundrak on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. sa影视 on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?