Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahet sot Samiti i 10-të i Procesit të Berlinit, Scholz pret liderët e Ballkanit Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mbahet sot Samiti i 10-të i Procesit të Berlinit, Scholz pret liderët e Ballkanit Perëndimor
Lajmi i funditPolitike

Mbahet sot Samiti i 10-të i Procesit të Berlinit, Scholz pret liderët e Ballkanit Perëndimor

Published: October 14, 2024
Shpërndaje

Kancelari gjerman Olaf Scholz pret sot në Kancelarinë Federale kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Marrëveshje të reja për bashkëpunim rajonal dhe lëvizshmëri

Siç bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin, në qendër të samitit qëndron nënshkrimi i një marrëveshjeje që përfshin shkëmbimin e studentëve dhe lehtësimin e qasjes në institucionet arsimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje synon të thjeshtojë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave universitare, duke lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe mundësitë e tyre për të studiuar në universitetet e vendeve të tjera të rajonit.

- Publicitet -

Gjithashtu, pritet të miratohet një plan i ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili synon të harmonizojë standardet sociale dhe të punës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit. Burime nga qeveria gjermane kanë raportuar se një çështje tjetër që do të diskutohet është zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që pritet të përforcojë më tej bashkëpunimin tregtar në rajon.

Takime përgatitore dhe rezultatet paraprake

Para samitit janë zhvilluar disa takime të ministrore, ku janë trajtuar një sërë temash për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kështu për shembull, në takimin e ministrave të Brendshëm u diskutua për bashkëpunim kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, në takimin e  ministrave të Ekonomisë u diskutua për transformimin energjetik të vendeve të rajonit dhe eliminimin e barrierave tregtare. Ministrat e Jashtëm ranë dakord për përmirësimin e standardeve për investimet e huaja dhe marrëdhëniete fqinjësisë së mirë.

Po ashtu ka pasur dakordime për përmirësimin e gjendjes së romëve dhe harmonizimin e legjislacionit në çështjet gjinore. Në samit do të diskutohen edhe rekomandimet e dala nga Forumi i Shoqërisë Civile dhe Forumi rinor, të cilat po zhvillohet paralelisht me takimin e nivelit të lartë në Berlin.

Procesi i Berlinit, i krijuar në vitin 2014 për të mbështetur procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, është një nismë e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Edi Rama d.v. says:
    October 14, 2024 at 9:17 am

    Koha e ketij samiti me ra mire edhe mua ‘te gjatit’, sepse nuk kisha nevoje te shkoja fare ne Tirane, por ketej jashte vazhdoj takimet me zyrtaret e larte europiane, per t’ia ngrijtur me lart imazhin Shqiperise! Ja sa leke i kursej buxhetit tone, dhe ky popull pisanjos nuk ma di per nder!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?