Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbante të ngujuar familjen prej vitesh/ Motra dhe vëllai i Gjergj Laçit mohojnë akuzat: Fajin e kishte nusja, donte të ikte në Francë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbante të ngujuar familjen prej vitesh/ Motra dhe vëllai i Gjergj Laçit mohojnë akuzat: Fajin e kishte nusja, donte të ikte në Francë
AktualitetKronike

Mbante të ngujuar familjen prej vitesh/ Motra dhe vëllai i Gjergj Laçit mohojnë akuzat: Fajin e kishte nusja, donte të ikte në Francë

Published: November 7, 2022
Shpërndaje

Një 52-vjeçar i identifikuar si Gjergj Laçi është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë sepse akuzohet se mbante të ngujuar familjen e tij, gruan dhe fëmijët e mitur të cilët i dhunonte.

Bekim Laçi, vëllai i të arrestuarit ka mohuar sot për “Shqipëria Live” të gjitha akuzat e ngritura ndaj Gjergjit. Ai tha se fëmijët nuk janë penguar të shkojnë në shkollë, por në lagje nuk lejoheshin të dilnin për shkak se Gjergjit nuk i pëlqente shoqëria e tyre.

Ai mohoi edhe dhunën e supozuar ndaj bashkëshortes së Gjergjit, madje duke thënë se gjithçka ishte e stisur prej saj.

- Publicitet -

“Ai kishte një afrimitet më shumë sesa duhet dhe nuk kishte qejf t’i linte me kalamajtë problematik të zonës. Unë i kam qëndruar pas në cdo moment. Unë kam marr iniciativën për t’i çuar në shkollë, çdo shpenzim do përgjigjesha unë. Kanë shkuar në shkollë sa kanë mbaruar 9-vjeçaren. E nisëm t’i çojmë në shkollë në Durrës. Daja nuk kishte mundësi t’i mbështeste financiarisht.

Gjergji edhe mua më ka ndihmuar të mbaroj shkollën e lartë. Ishte një mjeshtër pune në Itali, njeri besnik. Kanë pasur içik afrimitet më shumë sesa duhet, kalamajtë nuk donte t’i linte vërdallë. I linte të dilte nga shtëpia. Nuk e ka dhunuar bashkëshorten, i kam pyetur çdo ditë. Për fishekë, nuk di gjë. Nuk ishte ne gjendje të punonte se ishte sëmurë me insulinë. Punonte me sezone te tregu kur ndihej mirë. Më thoshin nuk kemi nevojë, fëmijët i kam pasur edhe nxënës, janë 15 dhe 17 vjeç. Asnjë mungesë nuk kanë bërë. Bashkëshortes së Gjergjit i kam ofruar punë, thoshte unë nuk bëj atë punë si nusja jote. Nuk donte të punonte. Kjo shtëpi është për t’u shembur, dritat janë prerë ngaqë do shembet, e kanë shtyrë sa të gjendet një banesë tjetër. Fëmijët e kanë lënë se për shkollën e mesme patën dy mundësi. Ishin pak të mërzitur kohët e fundit. Ata kanë 6 vite në shkollë, vëllai i nuses më ka thënë se ata donin të iknin në azil prandaj e kanë thënë këtë. Ne kemi ardhur në një shtëpi dhe ajo e futi në sherr me nënën time, me babën e ndau, me vëllezërit e ndau. Nuk më janë ankuar, asnjëherë, nuk kanë qenë mirë me mësime, nuk kanë marrë asnjë mungesë në shkollë, jo nuk isha në dijeni që kishte armë në banesë. Nuk dimë gjë, vëllai i bashkëshortes së Gjergjit tha e kam marrë në telefon policinë”, u shpreh Bekim Laçi.

“Gjergj Laçi është djali më i mirë që ekziston në rruzullin tokë. Nuk e ka rrah nuk ka shenja dhune. Ajo do të shkojë prostitutë në Francë”- shtoi motra e Gjergj Laçit.

Policia njoftoi dje se në bashkëpunim me drejtorinë e antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 2:52 am

    Lereni ta thote fjalen drejtesia tani.Gjynah per femijet .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?