Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbështeti ekstremin e djathtë dhe shkaktoi dorëheqjen e gazetares, Berlini komenton qëndrimet e miliarderit Musk
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mbështeti ekstremin e djathtë dhe shkaktoi dorëheqjen e gazetares, Berlini komenton qëndrimet e miliarderit Musk
BoteLajmi i fundit

Mbështeti ekstremin e djathtë dhe shkaktoi dorëheqjen e gazetares, Berlini komenton qëndrimet e miliarderit Musk

Published: December 30, 2024
Shpërndaje

BERLIN – Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, pasi ai shprehu sërish partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Zoti Musk shkaktoi debate gjatë fundjavës pasi mbështeti partinë AfD në një opinion të botuar në një gazetë të madhe gjermane, që nxiti dorëheqjen në shenjë proteste të redaktores përgjegjëse për rubrikën e opinioneve.

“Liria e shprehjes gjithashtu përfshinë edhe qëndrimet më pakuptim”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, duke shtuar se nuk do të komentonte më shumë deklaratat e zotit Musk.

- Publicitet -

Ajo megjithatë tha se “në fakt Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale përmes deklaratave të tij”.

Në këtë kontekst, zëdhënësja Hoffmann po ashtu theksoi se partia AfD po vëzhgohet nga shërbimi i brendshëm gjerman i zbulimit nën dyshimet se është parti ekstremiste e krahut të djathtë dhe se tashmë ka një status të tillë në disa pjesë të Gjermanisë.

Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pasi koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz, që përbëhej nga tre parti, u rrëzua muajin e kaluar pas mosmarrëveshjeve se si të rimëkëmbet ekonomia e ngadalësuar e vendit.

Opinioni i zotit Musk në gazetën ‘Welt am Sonntag’ që botohet në gjuhën gjermane gjatë fundjavës, është shembulli i dytë brenda muajit i përkrahjes që ai i jep partisë AfD.

“Partia ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) është shkëndija e fundit e shpresës për këtë vend”, shprehet zoti Musk në shkrimin e tij të përkthyer në gjuhën gjermane.

Ai tha gjithashtu se partia e djathtë e skajshme “mund ta çojë vendin drejt së ardhmes ku përparimi ekonomik, integriteti kulturor dhe inovacioni teknologjik nuk janë vetëm dëshira, por realitet”.

Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Tesla Motors po ashtu shkroi se investimet e tij në Gjermani i japin atij të drejtën të komentojë mbi gjendjen e vendit.

Sipas anketave, partia AfD ka mbështetje të fortë, por kandidatja e saj, Alice Weidel nuk ka gjasa të bëhet kancelare ngaqë partitë e tjera refuzojnë të bashkëpunojnë me partinë e krahut të djathtë.

Aleati i Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, miliarderi Musk, në shkrimin e tij, sfidoi qëndrimet ndaj partisë.

“Portretizimi i AfD-së si parti ekstremiste e krahut të djathtë është qartazi i rremë, duke patur parasysh që drejtuesja e partisë, Alice Weidel, ka një partnere të të njëjtës gjinisë nga Shri Lanka! A ju tingëllon si Hitleri? Ju lutem!”

Shkrimi i zotit Musk shkaktoi debat në mediat gjermane mbi kufijtë e fjalës së lirë, ndërkohë që redaktorja përgjegjëse e rubrikës së kësaj gazete në platformën X, pronë e zotit Musk, lajmëroi se kishte dhënë dorëheqjen.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj opinionet e ndryshme në Welt. Sot një shkrim i Elon Muskut doli në edicionin e fundjavës së kësaj gazete. Dorëzova dorëheqjen time dje, pasi ky shkrim u nis për botim”, shkroi Eva Marie Kogel.

Gazeta u sulmua nga politikanët dhe mediat e tjera për shkak se i ofroi platformë zotit Musk, një i huaj.

Shkrimi i zotit Musk në Welt am Sonntag u përcoll me një shënim kritik nga kryeredaktori i ri i Welt, Jan Philipp Burgard, i cili shprehet se megjithëse disa nga mendimet e zotit Musk për problemet e Gjermanisë mund të jenë të sakta, “qasja e tij se vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, është tragjikisht e gabuar”.

AP – VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mao says:
    December 30, 2024 at 11:59 pm

    CFARE KA QE S`KUPTONI
    KY ESHTE KAPITALI
    DUKET PO VJEN DITA
    TE BJERE NGA KALI

    E PAT THENE LENINI
    BASHKOHUNI PROLETAR
    GJELLA KERKON KRIPE
    KRIPA ME KARAR

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  2. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  3. Fjalë me vend on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  4. Tacajkafkenkokcepsh on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  5. Fjalë me vend on Sheshi, Rama dhe Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?