Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme”, Rama thirrje shteteve: Mos gaboni!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme”, Rama thirrje shteteve: Mos gaboni!
Lajmi i funditPolitike

“Mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme”, Rama thirrje shteteve: Mos gaboni!

Published: February 28, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, hapi punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një të ardhme të përbashkët.

Në fjalën e tij, Rama tha se Vladimir Putin nuk ia arriti që të mposhtë vullnetin e popullit ukrainas.

“Kjo është një luftë që as Ukrainë dhe as kombet nuk e zgjodhën, por një ngjizje nga një njeri. Prania juaj këtu është një kujtese që ai nuk ia ka dalë.

- Publicitet -

Rusia neoimperialiaste nuk ja ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas. Nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën.

Putini donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje dite, Por sot Ukraina është më e ankoruar se kurrë në Evropë.

Jemi bërë bashkë për të planifikuar të ardhmen tonë”, tha Rama.
Rama iu ka bërë thirrje shteteve që të ndihmojnë Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht në luftën e saj kundër Rusisë. Rama u shpreh se mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme dhe i vonesave burokratike.

Ai theksoi se “ka oportunistë cinikë që thonë se se të ndihmosh Ukrainën në qëndresën e saj ndaj ushtrisë pushtuese pengon kauzën e paqes”.

Por kreu i qeverisë shtoi se “të shpërblesh agresor nuk sjell paqe, por shtron terrenin për më shumë luftë”.

“Duam të përtërijmë thirrjen tonë ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë.

Mblidhemi për të konfirmuar përgjigjen tonë. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona, vetë nuk kemi kapacite për mbështetje financiare e ushtarake që Ukraina ka nevojë. Më lini t’i kërkoj gjithkujt këtu, të bashkohen me thirrjen time për anëtarët më të pasur të bashkësisë tonë demokratike të njohur rolin e tyre, jetesa e Ukrainës si një shtet i lirë i pavarur e demokratit varet nga mbështetja financiare dhe ushtarake që ata ofrojnë. Nuk duhet të jetë peng i politikave të brendshme dritëshkurtra, i vonesave burokratike. Mos gaboni, Ukraina nuk po lufton vetëm për veten por për gjithçka ne besojmë, qëndrojmë e punojmë.

Ka oportunistë cinikë se të ndihmosh Ukrainën në qëndresën e saj ndaj ushtrisë pushtuese pengon kauzën e paqes, por atyre dua tu them sot se mënyra për t’i dhënë fund luftës nuk është të çarmatosim viktimën por të ndalim agresorin. Të shpërblesh agresorin nuk sjell paqe, por shtron terrenin për më shumë luftë”, tha Rama.


j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • qyfyre rilindjote says:
    February 28, 2024 at 11:32 am

    Ja dhe shoku Balla, ky kokrra e katunarit,
    derrkuc i kenaqur pas mollaqes Kryetarit,
    nga koha Fatos Nanos i vetmi i mbijetuar,
    simboli servilit te by… e Kryetarit parkuar.

    Reply
  • Vlonjati says:
    February 28, 2024 at 11:48 am

    Askush nuk shikon ndonje ” qyfyre” , more zagar e sharlatan berishjan .

    Reply
  • info analitike says:
    February 28, 2024 at 9:38 pm

    Në lidhje me këto pengjet politike nuk merret vesh se përse bashkë me përfaqësuesit shteteve të ftuar në Samit ishte edhe Aleksi i Sorosit bashkë me Andi Dobrushin. Këta kë përfaqësojnë? Dhe diçka pasi shoh se një shqiptim “Zhelenski” nga Kriekaqoli ka ndikuar edhe disa figura mediatike. Emri i saktë është me “Z” Pra Volodymyr Zelenskyy ose
    Володимир Зеленський.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?