Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbështetsja më e madhe e azilkërkuesve, Angela Merkel nderohet me çmimin prej 151 mijë eurosh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbështetsja më e madhe e azilkërkuesve, Angela Merkel nderohet me çmimin prej 151 mijë eurosh
AktualitetBote

Mbështetsja më e madhe e azilkërkuesve, Angela Merkel nderohet me çmimin prej 151 mijë eurosh

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është nderuar për “guximin e saj të madh moral dhe politik” në mbështetjen e azilkërkuesve me  çmimin Nansen nga agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) të martën.

Gjatë mandatit të Merkelit, Gjermania mirëpriti më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues në kulmin e krizës së emigrantëve 2015-16.
Në atë kohë, Merkel tha se fluksi ishte “një provë për vlerat evropiane si rrallë herë më parë”, duke treguar humanitet.

Duke komentuar çmimin, shefi i UNHCR-së Filippo Grandi vlerësoi vendosmërinë e ish-kancelares Merkel për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe parimet humanitare.

- Publicitet -

“Duke ndihmuar më shumë se një milion refugjatë për të mbijetuar dhe rindërtuar jetën e tyre, Angela Merkel ka treguar guxim të madh moral dhe politik. Ishte një udhëheqje e vërtetë që bëri thirrje për dhembshurinë e të gjithëve ne, duke qëndruar e palëkundur kundër atyre që predikonin frikën dhe diskriminimin. Ajo tregoi se çfarë mund të arrihet kur politikanët ndjekin rrugën e duhur dhe punojnë për të gjetur zgjidhje për sfidat në vend që thjesht të zhvendosin përgjegjësinë tek të tjerët”.

Vendimi i Merkelit për të lejuar kaq shumë emigrantë nxiti partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe rezultoi në protesta nga një pakicë e zëshme. Ajo u kritikua gjithashtu nga disa qeveri se ishte shumë miqësore me refugjatët kur disa shtete partnere të Bashkimit Evropian po mbyllnin kufijtë për refugjatët dhe azilkërkuesit.

Çmimi Nansen, i dhënë çdo vit, u krijua në vitin 1954 për nder të Komisionerit të parë të Lartë të OKB-së për Refugjatët, eksploruesit norvegjez arktik dhe humanitar Fridtjof Nansen (1861-1930), për të shpërblyer arritjet e jashtëzakonshme në humanitarizëm.

Merkel do të marrë çmimin e saj, i cili vjen me një vlerë prej 151,000 eurosh gjatë një ceremonie në Gjenevë, Zvicër më 10 tetor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?