Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 1 mijë efektivë në terren, zbulohet plani i masave për protestën e 10 shkurtit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 1 mijë efektivë në terren, zbulohet plani i masave për protestën e 10 shkurtit
AktualitetKronike

Mbi 1 mijë efektivë në terren, zbulohet plani i masave për protestën e 10 shkurtit

Published: February 9, 2026
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, të martën, më 10 shkurt, në orën 17:00, para Kryeministrisë.

Sipas burimeve për Euronews, është parashikuar që mbi 1.000 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.

Duke nisur nga ora 23:45 e së hënës, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

- Publicitet -

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit përmes rrugëve alternative.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Kujtojmë se në protestën e 24 janarit u arrestuan 18 persona, u proceduan penalisht 17 të tjerë dhe u shpallën në kërkim dy protestues. Gjithashtu, u dëmtuan 11 punonjës policie të cilët morën mjekim në spital. Po ashtu, u procedua penalisht sekretari organizativ i Partisë Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?