Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 1,000 viktima nga tërmeti në Afganistan, SHBA përgatitet për të ndihmuar vendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 1,000 viktima nga tërmeti në Afganistan, SHBA përgatitet për të ndihmuar vendin
Aktualitet

Mbi 1,000 viktima nga tërmeti në Afganistan, SHBA përgatitet për të ndihmuar vendin

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara shprehën të mërkurën pikëllimin pas tërmetit shkatërrues në Afganistan dhe thanë se do të kërkonin mënyra për të ndihmuar, duke përfshirë bisedimet e mundshme me udhëheqësit talebanë.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të pikëlluara pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e të paktën 1000 njerëzve në Afganistan,” tha Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit, Joe Biden.

“Presidenti Biden po monitoron zhvillimet dhe ka drejtuar USAID-in dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e reagimit të SHBA-së për të ndihmuar ata që janë më të prekurit,” tha ai, duke iu referuar Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar.

- Publicitet -

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me grupet humanitare aktive në Afganistan që marrin mbështetje nga Uashingtoni.

“Partnerët humanitar të SHBA-së tashmë po përgjigjen, duke përfshirë edhe dërgimin e ekipeve mjekësore për të ndihmuar njerëzit e prekur dhe ne po vlerësojmë opsionet e tjera të reagimit”, tha Blinken në një deklaratë.

Tërmeti vjen gati një vit pasi Biden i dha fund përfshirjes ushtarake të SHBA-së në Afganistan, me kryengritësit talebanë që pushtuan shpejt vendin.

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në bisedime, por refuzuan të njohin qeverinë talebane, duke thënë se duan të shohin përparim në prioritetet kryesore të SHBA-së, duke përfshirë trajtimin e grave.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara ishin të hapura për diskutim me talebanët, por nuk ishin në dijeni të ndonjë kërkese të menjëhershme nga qeveria de fakto.

“Unë imagjinoj se përgjigja humanitare ndaj tërmetit do të jetë një temë e bisedës midis zyrtarëve amerikanë dhe zyrtarëve talebanë në ditët në vijim,” u tha Price gazetarëve.

Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi një pjesë të thellë dhe të thyer të Afganistanit lindor, një nga vendet më të varfra në botë. /REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?