Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LISTA: Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin, paratë kalojnë në llogari bankare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > LISTA: Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin, paratë kalojnë në llogari bankare
Lajmi i funditPolitike

LISTA: Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin, paratë kalojnë në llogari bankare

Published: December 31, 2025
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë me dije në ditën e fundit për këtë vit, se më shumë se 13 mijë familje do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Deklaratën e tij zyrtare, e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Me një fond prej rreth 1.4 miliard lekë, këto familje, përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk është thjesht dhe vetëm një akt financiar dhe as vetëm përmbushja e detyrës sonë funksionale. Por është diçka me tepër, është një akt drejtësie. Është respekt për pronën, për ligjin dhe për qytetarin“, thekson ministri, duke shtuar se kështu mbyllet një kapitull i vjetër.

- Publicitet -

“Njëkohësisht jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve. Kam kërkuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronës të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta”, përfundon ai.

Kërkesat më të larta për njohje pronësie kanë qenë nga qytete si Vlora, Tirana, Shkodra, Korça, Durrësi, Fieri e Gjirokastra.

LISTA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    December 31, 2025 at 11:34 am

    E kalofsh i lumtur vitin e Ri o lamallari,.Do marrim dhe Ne ish pronaret me Toka te vjedhura ndonje kacidhe kompensim?Sa pa gje fare,bereqavers.Por mos i cmoni tokat me cmimet e vitit 1993,si Berisha,por me cmimet e Sotme.
    Aty lexova Durrsi,Vlora,Korca Fieri,Tirana,Gjirokastra.Po Lushnja,Cerma,Darsia Peqinit,Dumreja, prapa Listes janeee?

    Reply
  • GETE says:
    December 31, 2025 at 2:03 pm

    O zoti Minister.
    Mire shume qe do e beni kete, por shikoni se e keni administraten shteterore plotesisht te korruptuar. Keni nje drejtoreshe te pergjithshme te Kadastres, njefare Goxobelli plotesisht e korruptuar dhe e padenje per postin qe mban. Ajo dhe drejtoret vendore po ua nxijne jeten qytetareve, pronareve te vertete qe iu paraqesin vendimet gjyqesore te formes se prere dhe keto lloj bimbosh nuk iu regjistrojne pronat e ligjshme. Deri kur keshtu ma ?!!!

    Reply
  • Dashi says:
    December 31, 2025 at 2:40 pm

    Të gjithë duhen kompensuar , ndërsa ti demo , prit kur të fitojë zgjedhjet e të bëhet kryeministër ai pizevengu vlonjat berishist , që votove .

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 31, 2025 at 4:17 pm

      Qeveria e ndyre e Ramutit nuk i ka as pare xhepi per Ballukun 1 miliard leke.
      Prandaj, mos luani me popullin dhe pronat.
      Asnje ligj i tille nuk duhet te sherbeje si justifikim per cmimin e prones.
      Pronat ti kalojne te zoteve, dhe kompesimin ta bejne vete te zotet e prones, sipas cmimit qe ju pelqen atyre.
      Jo sipas cmimeve te Ramutit qe i kane keto leke as 1 te 100en e milionave qe kane vjedhur.
      Ky eshte nje akt tjeter kriminal i shtetit kunder popullit shqiptar.
      Dhe, e permbyllin kete akt duke levduar vetveten.
      Me respekte e perrulje ndaj akteve te hajduterise se Kerministrit Ramut.
      SHikojeni qe nga fytyra cfare cope dhiari i ndyre qe eshte. Gjysmak i komanduar nga Ramuti dhe banda e tij e grabitqareve.
      Une nuk pranoj kompesim per token time

      Reply
  • demo says:
    December 31, 2025 at 6:03 pm

    34 vjet kam votuar PS e Fatos Nanos dhe Rilindjen e Edi Rames,Dashi.Sivjet votova Agron Shehajn.
    Megjithese Tokat e mija ,katundaret e Berishes i kane shitur e blere dhe jane mbivendosur mbi njeri tjetrin,,po kacafuten me tokat e Gjyshit tim,kur Tapite e Zogut i kam Une. Pushtuesit e tokave te mija jane me Certifikatat e Komisjoneve Pluraliste, ligjin 7501,qe u shperndau Sali Berisha,.Ato paraqisin si Dokumenta neper gjyqe.
    Nuk kam takat te sorollatem me neper kadastra,Agjenci te kthimit te Pronave(qe vetem pronat pronareve me Tapi den baba den nuk ja kthyen kurre) e neper gjykata. Por si thote edhe Aldrimpi me lart,,Me cmimet e vitit 1993 nuk i pranoj.

    Reply
  • rrena i ka kembet e shkurtera says:
    December 31, 2025 at 6:08 pm

    Akoma e besoni kete minister trumcakun e vogel Lapallarin edhe pas atij premtimi se do liroheshin e amnistoheshin aq e kaq te burgosur e familjet e tyre priten me kot neper dyert e burgjeve se Llapallarin e pordhen ne kandar ata qe i rrijne siper.

    Reply
  • demo says:
    December 31, 2025 at 6:16 pm

    Sa per krahasim.Ne vitin 1993 nje mesues merrte 12 mije leke(te vjetra)ne muaj.Sot merr 800 mije.

    Reply
  • Dashi says:
    December 31, 2025 at 6:27 pm

    Ke bërë shumë mirë demo që ke votuar PS- në , se tokat nuk t’i morri PS-ja , por Saliu me 7501-shin , ndërsa Rama shpresojmë të t’i kompensojë dhe me çmime sa më të mira . Personalisht kam qënë dhe jam për atë , që toka dhe çdo pasuri tjetër të shkojë tek i zoti . Mendoj që kompensimi është ndarë në dy gjysma , për arsye fondesh , tani për tani rrethet që përmënden dhe pastaj gjysma tjetër e vëndit ku bën pjesë dhe ti . Në fakt , sipas ministrit të financave , buxheti i shtetit për këtë vit ka kaluar parashikimet dhe fondet e krijuara do të përdoren për pensionet dhe kompensimin e ish pronarëve , ndërsa për 2026- ën do të ketë të ardhura më të larta , kryesisht turizmi e ndërtimet . Shpresojmë për më mirë . Meqënëse jemi në orët e fundit të vitit demo , unë të uroj sinqerisht , me gjithë zemër GËZUAR VITIN E RI 2026 ! Të kesh shëndet e plot të mira e begati , sëbashku me familjarët dhe të afërmit e tu . Gjithashtu , ndjesë për ndonjë replikë të ekzagjeruar dhe “mirutakofshim” në mënyrë platonike ( vetëm me të shkruar ) pas Vitit të Ri .

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 2, 2026 at 6:28 am

    Do ti merrni pronat por kur te shtriheni per here te fundit, do tju pyesin me dore ne zemer se ku i deshironi, ne Tufine apo Sharre? Djajte do ju japin tapite ju leket dhe udhetim te mbare!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
  • Zyra te ‘Ringu’ dhe në ish-Bllok”, zbulohen 2 pikat e Call Centerave të turkut Veysel Sahin në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Xoni on Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës
  2. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  3. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik
  4. ¿? on U bëmë apo na bënë?
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?