Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri
Kronike

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Published: May 8, 2024
Shpërndaje

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe shumat financiare të sekuestruara, krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas një raporti të Doganës Shqiptare, publikuar të martën, gjatë vitit 2023 janë evidentuar 73 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi, nga të cilat 44 raste në hyrje dhe 29 raste në dalje të shtetit shqiptar, nga 37 raste të vitit 2022.

Në vitin 2023 sipas Doganës Shqiptare janë sekuestruar mbi 2 milionë euro, rreth 452 mijë paund, rreth 166 mijë dollarë dhe rreth 50 mijë franga zviceriane. Ndërkohë në vitin 2022 janë sekuestruar në pikat kufitare rreth 1,3 milionë euro dhe rreth 165 mijë paund. Pikat kufitare kufitare ku janë evidentuar rastet më të shpeshta të mosdeklarimit të parave janë Durrësi, Rinasi, Kakavija dhe Morina.

- Publicitet -

Raporte të policisë shqiptare dhe policisë italiane flasin se Porti i Durrësit ka shërbyer në jo pak raste që grupe kriminale që veprojnë jashtë vendit të futin në Shqipëri sasi të mëdha parash përmes shoferëve të autobuzëve të udhëtarëve.

Sipas raportit “Grupet Operative Antitrafik gjatë vitit 2023 kanë kryer 1840 kontrolle në degë të ndryshme doganore kufitare të cilat kanë rezultuar me kapje të parasë ‘kesh’ të padeklaruar”.

Dogana Shqiptare thotë se në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në sistemin doganor, kanë dërguar edhe 19 raste gjatë vitit 2023 pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare për hetim të mëtejshëm bazuar në treguesit e aktivitetit të dyshimtë.

Prej vitit 2008 ligji shqiptar parashikon se të gjithë personat që hyjnë ose dalin nga territori i Shqipërisë janë të detyruar të deklarojnë në doganat në kufi shumën mbi 10 mijë euro ose vlerën e njejte te saj në monedha të tjera.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dosjet e KKT-së” zbulojnë kush e zotëron bregdetin shqiptar
  • Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën
  • Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
  • Me 74 vota pro, miratohet huaja prej 302 milionë dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake
  • Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?