Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 4 mijë rosa ngordhën në Divjakë, Ministria e Bujqësisë: Ishin prekur nga salmonela
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 4 mijë rosa ngordhën në Divjakë, Ministria e Bujqësisë: Ishin prekur nga salmonela
AktualitetKronike

Mbi 4 mijë rosa ngordhën në Divjakë, Ministria e Bujqësisë: Ishin prekur nga salmonela

Published: June 16, 2022
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me rosat e ngodhura në fshatin Mizë të Divjakës.

Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria ka njoftuar se rosat nuk kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve por për shkak të salmonelës.

Ministria gjitrhashtu ka bërë me dije se nëse ky produkt i prekur me këtë sëmundje, nëse zihet ose piqet për 15 minuta në mbi 60 gradë Celcius nuk paraqet rrezik te konsumatorët.

- Publicitet -

Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Lidhur me rastin e raportuar në fshatin Mizë në bashkinë Divjakë, në fermën e Z.Ardian Bakia, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, pas kryerjes së analizave, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prezencë të influencës aviare (gripi i shpendëve). Sipas rezultateve të analizave, shpendët janë të prekur nga sëmundja e salmonelës. Salmonelozat, janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe që gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar sëmundje apo ngordhje, në varësi të shtamit apo serotipit.

Sidoqoftë, produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit të zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori. Drejtoria Rajonale Fier e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, bazuar në ligjin për shërbimin veterinar ka vendosur fermën në karantinë dhe ka kryer dizifektimin dhe groposjen e shpendëve. Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur një trup të posaçëm të inspektimit të drejtorisë rajonale të Qarkut Fier, për të monitoruar dhe siguruar respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore. Në bashkëpunim me strukturat vendore janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e shpendëve të tjerë në zonën e karantinuar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    June 16, 2022 at 7:07 am

    I kane helmuar rosat me ushqimin qe shperndahet. Numri 4200 eshte shume sepse nese kane qene, kane qene me pak.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  • “Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri” – Britania kërkon të dërgojë një familje siriane në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  2. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Hani ju , hani on Marta Kos: Ndryshimet e Kosovës në Ligjin për Specialen, të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?