Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 40 euro çadra/ Policia aksion te “Pema e thatë” në Sarandë, heq qindra shezlongë, procedohen administratorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbi 40 euro çadra/ Policia aksion te “Pema e thatë” në Sarandë, heq qindra shezlongë, procedohen administratorët
KronikeKryesore

Mbi 40 euro çadra/ Policia aksion te “Pema e thatë” në Sarandë, heq qindra shezlongë, procedohen administratorët

Published: July 19, 2022
Shpërndaje

Teksa pushuesit këtë vit po përballen me çmime të papërballueshme në bregdet, (kryesisht në jug të vendit), duket se pronarët përveç çmimeve kanë gjetur mënyra për të abuzuar edhe me shtetin.

Një rast i tillë u godit sot në Sarandë në një zonë që mund të cilësohet si xhevahiri i Sarandës, “Pema e Thatë”.

Në këtë plazh, çadrat shiteshin në mënyrë abuzive nga pronarët deri në 5 mijë lekë, e sikur të mos mjaftonin çmimet e larta, ata ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale dhe pa licencë duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit. Kjo duket se i bënte ata “Zot” të plazhit në “Pemën e Thatë”, por policia e Sarandës me një aksion gjatë ditës së sotme arriti të çlironte zonën duke sekuestruar, 489 çadra dhe shezlongë.

- Publicitet -

Policia e Sarandës njofton se janë proceduar penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • RELI says:
    July 19, 2022 at 4:22 pm

    Nuk e di per ku behet fjale qe ne Sarande, nje zhezlong kushton 40 eu ne dite…Duhet te jete nje mashtrim i pa shoq… Mbasi keto dite kam kaluar pushimet aty familjarisht… Zhezlonget ishin deri ne 1000 lek, nje kafe 100 lek, dreka ne restorant per 4 persona me mish te pjekur e prodhime deti nuk i kalonte 5000 lek etj.. qetesi, rregull, pasterti dhe shume mikpritje! Kori i bretkocave ate pune ka!

    Reply
    • Aldrin says:
      July 19, 2022 at 4:53 pm

      Sado te jete mashtrim, e verteta eshte qe askush nuk ka te drejte te japi pronen publike per perdorim te privatet. Plazhi eshte i publikut dhe duhet te jete i lire.
      Kjo eshte kultura e Ramut PPPse

      Reply
      • AgimMatlia says:
        July 19, 2022 at 6:37 pm

        I hengesh m… in atij qe keshkruar ne fund. Legen.

        Reply
        • Tina says:
          July 22, 2022 at 8:54 am

          Mu në atë vend qëndrova 1 ditë.Turp duhet tju vijë për çmimin e lartë Më e lira ishte 15 deri në 50 euro vetë çadra dhe 2 karrige.Nga shtrejtësia u larguam dhe tani jemi në plazhin në Qendër të Ssrandës.Këtu më lirë dhe hapësirë për të gjithë.

          Reply
      • Burimi says:
        July 21, 2022 at 4:46 pm

        Shallzonet me dyshek ishin die 3000 lek pa löogari
        Shllzonet si per her 1000 lek pa loogari
        Shallzonet me krevat dhe me rrjet na krahu i Bar restaurantit ishin na 65 euro dhe pa llogari
        1 kafe 200 lek pa llogari

        Reply
    • Riion says:
      July 20, 2022 at 11:59 am

      Vllai vec te pema e thate i ke kto benefite apo edhe diku tjeter?

      Reply
    • Skender says:
      July 20, 2022 at 5:38 pm

      5000 per person apo te katert. Se 5000 per person e besoj por 5000 lek te katert nuk te dalin as tek Beqo gjelltorja ne mes te Sarandes

      Reply
  • Rrofshin ppp says:
    July 19, 2022 at 4:47 pm

    Kta jan ata qe qeveria u ka dhene pronen publike ne perdorim
    Çudi qe flitet me iniciale apo jane njerez afer qeverise?
    Sepse ju skeni patur meshire per privatsine e dikujt pervec atyre me pushtet

    Reply
    • Ti says:
      July 20, 2022 at 4:45 am

      Reli e paska bere plazhin ne MAJ me sa duket.
      Pema thate eshte plazhi reli, lexoje lajmin dhe kush e njeh pemen e thate e di shume mire qe keta qelbesirat kane prishur dhe plazhin duke e mbushur me beton bregun qe te vene me shume shezllona.
      Edhe kto te shtetit kot bejne se vete e kane lene po thjesht duan gjoben e vet dhe e njejta gje eshte me te tere plazhet, pasqyrat, manastiri, pulbardha etj.
      Shqiperia i vetmi vend ne bote qe nuk ka nje plazh publik dhe ato cepat qe i lene gjasme si publik jane ato plazhe ku nuk vete njeri ose ku ankorohen varkat e skafet e ketyre pushtuesve.
      Kaloni nje here nga jugu se ishte sikur kishte ra kolere, bosh fare.

      Reply
  • C'a bohet keshtu says:
    July 19, 2022 at 5:01 pm

    “Pushtim i tokes” duhet te shoqerohet me arrestime dhe jo me procedime ne gjendje te lire.
    Kane 32 vjet qe grabisin Pusht-etare dhe bashkeqytetare horra.

    Reply
  • Hyxhym Mamluk says:
    July 19, 2022 at 5:27 pm

    “Pushtim toke”, toke e xanun, aktivitet te paligjshem dhe procedohen ne gjendje te lire.
    Perse nuk u arrestuan ne kushtet e flagrances, ne nje kohe qe arrestohet ndonje hallexhi kur vjedh energji elekrike per femijet se nuk ka para qe te paguaj.
    A thua te jete vetem ky hajdut qe pushton toka ne bregdet apo ne vende te tjera.
    Ne Shqiperi e sidomos ne Tirane ne vecanti merr nje dhome ne kat te pare me qera dhe zapto rreth saj 10 fishin duke i kthyer ne bare dhe zhurmnaja me muzike e tym hashashi midis banoreve e familjare.

    Reply
  • vlonjati says:
    July 19, 2022 at 9:01 pm

    Edhe ne kete rast qeveria as nuk po ankohet pse eshte zene plazhi publik as pse çadrat dhe zhezlonget kushtojne shtrenjte por pse i japin pa fature !

    Reply
  • Agimi says:
    July 21, 2022 at 1:26 pm

    O vlla ca ben mire je. Po hiqini ata betonat ne bregdet se po na duket deti si pishine o vlla. A ka mundesi ta shohim nje’r bregdetin siç e gatuajne dallget o vlla.. he te keqen..

    Reply
  • Andi nga Tirona says:
    July 21, 2022 at 11:28 pm

    per 40 cadra ata qe shkojn jo me robe banjo vesh po ti heqin fare te dalin lakuriq,edhe ne Bahamas po te shkosh e gje me lir,atyre qe shkojn jo 40 si emri qytetit po t’ja besh dyfish,kurse pemen e that ti vesh flaken apo s’ka hy dhe ne mod.

    Reply
  • Ena says:
    September 5, 2022 at 5:32 pm

    Ne ksamil dhe ne dt 4 shtator jane cadrat nga 13 mije deri 20 mije lek te vjetra. Kurse ne plazhin e Livadhit ne himare dhe ne kulmin e sezonit ishte cadrat nga 5000 deri 10000 lek te vjetra.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?