Ka nisur mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se ka ardhur koha që rajoni të mos qëndrojë me kurriz ndaj njëri-tjetrit.
Po ashtu ai tha se Ballkani i hapur ka dhënë mundësi të reja dhe për të parë pozitivisht drejt të ardhmes.
“Ky është një takim i rëndësishëm, një mbledhje e dy qeverive. Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë godet shkatërron hap plagë dhe dëbon njerëz nga vendi i tyre. Nga ana tjetër është e provokuar për të gjunjëzuar bashkësinë euroatlantike, të gjitha vendet në Perëndim, pjesë e së cilës jemi edhe ne, RMV dhe Shqipëria,. Lufta në vendet tona ka ardhur me çmime stratosferike të energjisë në tregje ndërkombëtare si edhe inflacioni i saj. Kjo kohë për botën ka sjellë shumë ndryshime.
Ne në rajon jemi të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri dhe kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin. Sot të dy vendet tona kanë çelur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap të rëndësishme. Në 6 dhjetor do të mbahet Samiti dhe ne do të jemi aty. Është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke e kërkuar nga njëra anë së bashku nga BE që të na përfshijë më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së çmimit të energjisë elektrike qoftë inflacionit të luftës. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë një mundësi të shohim përtej kësaj faze të zymtë”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se marrëdhëniet mes vendeve nuk kanë qenë asnjëherë më të mira.
“Marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe RMV nuk kanë qenë asnjëherë më të mira dhe mund të themi se janë më të suksesshëm. Ju treguan një bashkëpunim të vërtetë në rrugën europiane dhe ne kemi qëllim të njëjtë, anëtarësimin në BE dhe ne treguam se shohim vlerën e bashkëpunimit. RMV dhe Shqipëria janë shembull për të treguar se si ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka thënë ai.
j.l./ dita

Demagogji marksiste leninste.Dolen ne televizorat palet ,duke u betuar se kinse te populli e kane mendjen.Konkretisht si Shqiperia,edhe Maqedonija po shuhen nga epidemia e emigracionit.
O gazetar – e lexova kater here ate qe ke shkruar dhe nuk gjej fare ne artikull fjalen”sinergji” qe eshte ne titull dhe ne shqip eshte ”bashkepunim” . Per pak iu sula kryeministrit, por problemin e paske ti me gjuhen shqipe …
NDJEHEM I FRUSTUAR
KUR TE SHOH I GJATE
NUK ME LENE CA BRENGA
TE NDJEHEM REHAT
PARA SE TE LIDHNI
MARRVESHJE ME TA
E PYET NDONJEHERE
SI RRON YT VELLA
A MUND TA PERDOR
LIRISHT FLAMURIN
GJUHEN TONE TE EMBEL
A SHIJON PRAP DRURIN
ME NJE FJAL TE VETME
A KA BARAZI
SE PA SHQIPETARET
NJE CAST SRRON AI
NE LETER E DI
SHKOJNE GJERAT FJOLLE
PORSE NE PRAKTIKE
NA MASHTRUAN BOLL
NESE NE PRAKTIKE
NUK KA BARAZI
BOLL ME ME ESTRADA
BOLL ME MARREZI
Z THANO SE KUPTOJ
PSE KUR SHKRUAN Z TARIFE
SLEJONI KOMENTE
SIKUR PER TE GJITHE
KUSH TARIFEN NUK E NJEH
SIDOMOS TE ATIN
QE NA MESONTE MARKSIZMIN
SOT BEN MALUKATIN
MOS KUJTON SE KY BREZ
MBETI TA MESOJ
AI QE BERI ZULLUME
QE NA POSHTEROI
HAPI SYTE SHIKO PERTETH
SJEMI ME TE PARET
ME BEDRIRA E TARIFA
SMERREN ME SHQIPETARET
Ky kryeminister I shtetit Maqedonas me duket shume partner i mire per Shqiperine dhe shqiptaret qe jetojne ne Maqedonine e Veriut.