Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbledhja e kredive të këqija, BSH pezullon aktivitetin e dy kompanive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mbledhja e kredive të këqija, BSH pezullon aktivitetin e dy kompanive
EkonomiLajmi i fundit

Mbledhja e kredive të këqija, BSH pezullon aktivitetin e dy kompanive

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Pas institucioneve financiare jobanka të mbledhjes së kredive të këqija, si Micro Credit Albania dhe Aleat, Banka e Shqipërisë ka vendosur masa mbikëqyrëse drastike edhe në segmentin e shoqërive të Kursim Kreditit.

Këtë muaj, Banka e Shqipërisë ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit të SHKK-ve “Perlat” dhe “Rrushkull One”.

Mbështetur në listën shumë të gjatë të shkeljeve të konstatuara, Banka e Shqipërisë ka vendosur “pezullimin e ushtrimit të veprimtarive financiare për të cilat është licencuar për një periudhë 6-mujore (31 janar 2025). Gjatë periudhës së pezullimit, SHKK “Rrushkull One” nuk mund të ushtrojë aktivitetin e kredidhënies si dhe nuk lejohet mbledhja e depozitave në çdo formë, përshirë edhe depozitimet në llogari rrjedhëse”.

- Publicitet -

Gjatë periudhës së pezullimit, lejohet vetëm tërheqja e depozitave dhe shlyerja e kësteve të kredisë nga anëtarë të SHKK-së, si dhe transferimi i depozitave dhe kredive për qëllime të bashkimit me përthithje me SHKK “Perlat”.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka urdhëruar edhe kufizimin e rritjes së mjeteve financiare, duke përfshirë zërat jashtë bilancit me rrezik gjatë periudhës së pezullimit të ushtrimit të veprimtarive financiare për një periudhë 6-mujore (deri në 31 janar 2025) dhe ndalimin e rritjes së ekspozimit ndaj një anëtari ose pale të tretë për një periudhë 6-mujore dhe ndalimin e kryerjes së çdo lloj investimi për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, problematika e SHKK-së tjetër, “Perlat”, e ka origjinën që në vitin 2018, kur pas komunikimeve me Bankën e Shqipërisë subjektit iu kërkua likuidimi vullnetar i shoqërisë, Në mars 2018, SHKK “Perlat” njoftoi se do të mbështeste krijimin e një shoqërie të re, e cila do të përthithte edhe SHKK “Perlat”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Phoenix says:
    August 16, 2024 at 9:24 pm

    Po keto Firmat-Fondacione Piramidale si psh NOA, BESA, IUTE etj kur do ti pezulloj Banka e Shqiperise? Apo thjesht lan mutin me shurre sa per fasade me ca subjekte pleshta, qe kane vite qe nuk ekzistojne me si operacionale. Eshte nje thenie ne Anglisht qe shkon: ” If you want to be e bitch, might as well be the all bitch “. Banka e Shqiperise thjesht tall trapin me Shqiptaret, ashtu si kursin e Euros qe eshte totalish i manipuluar e nuk ka fare lidhje me vleren reale.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 16, 2024 at 9:41 pm

    Por per ate qe perfaqeson realisht Banka e Shqiperise, nuk kane dhe shume faj. Perse e them kete. E them sepse Banka e Shqiperise nuk ka asnje lidhje me Shqiperine e te ashtequajturin Shteti Shqiptar, pervec emrit pompoz ” Nacionalist ” dhe printimin e krijimin e Lekut si borxh ne kurriz te Shqiptareve. Ajo eshte prone e kartelit Financiar Global, qe as nuk ja ndien fare per mundin e djersen e Shqiptareve. Ja ndien vetem per axhenden Satanike qe te aplikohet si po aplikohet dhe ne dhe Shqiperi, nepermjet veglave qorre e mirepaguara te tyre, ne Politike e kudo.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 16, 2024 at 9:45 pm

    Por per ate qe perfaqeson realisht Banka e Shqiperise, nuk kane dhe shume faj. Perse e them kete. E them sepse Banka e Shqiperise nuk ka asnje lidhje me Shqiperine e te ashtequajturin Shteti Shqiptar, pervec emrit pompoz ” Nacionalist ” dhe printimin e krijimin e Lekut si borxh ne kurriz te Shqiptareve. Ajo eshte prone e kartelit Financiar Global, qe as nuk ja ndien fare per mundin e djersen e Shqiptareve. Ja ndien vetem per axhenden Satanike qe te aplikohet si po aplikohet dhe ne Shqiperi, nepermjet veglave qorre e te mirepaguara te tyre, ne Politike e kudo.

    Reply
  • Artan says:
    August 16, 2024 at 10:37 pm

    Zgjohuni o njerez … dhe pastaj keputjani gjumit prape,se gjithmone zgjuar nuk do rrini de. Selanik e tatepjete … Ku ishe? Hiç asgjekundi. Çfarë bëre?Hiç asgjë.

    Reply
  • demo says:
    August 20, 2024 at 1:11 am

    Dy vaporra me 8000 ton mbetje te nisur nga Durresi me mbetje Toksiku mbeturina ikside hekuri jane bllokuar ne Tailande.
    Ne kete rruzullim kaq te vogel nuk ka me sekrete,.Enigma Xy nuk kishte as ne kohe te Kolombit,jo me sot,qe boota pershkohet me nje kompjuter per ca sekonda. Ato shoqerite e Bazelit qe mbrojne Mjedisin kane filluar hetimet.
    Anijet e nisur nga Durresi me 400 ton mbetje ,kane patur ndalese ne Trieste dhe Pyre ku kane marre edhe 400 ton mbetje te tjera.Pastaj jane drejtuar ne Indonezi ku kamne marre 7200 tone ,Kane perfunduar ne Tajlande,por Tajlanda i ka adresuar ne Portin e origjines Durres.Gazetaret e BIRN jane leshuar nga Evropa ,tepdil si turiste ne Durres dhe Tirane,si ay turisti me ore 40 mije euro,qe takoi Edi Ramen.
    Deri tani kane zbuluar se Firmen per ngarkesen ne Portin e Durre4sit e ka nenshkruar Pirro Vengu,ish kryetar i Portit/
    Qe nje anije te ngarkohet me mbetje te Rrezishme ne Portin e Durresit dhe te mbushet rruges me plera toxike duhet edhe firma e ministrit te Transportit,Te ministrit Mjedisit,te ministrit Industrise,
    Kryeministri nuk di gje.Sepse po te dinte nuk e gradonte kryetarin e Portit,,sapo u nisen Anijet per Udhetim te larget.
    Shoh kete Klodi Laoen qe po vjen verdalle,mos ja rrembeje esxluzivitetin Ay kokeqypi Artan Hoxha.
    por gazetaret e BIRN jane nje hap para sepswe kontrollojne te dhenat portet e Tiestes dhe Pyreut.Neser del me deklarate Bazeli.Me mire tregoni vete se do psoni si S.Tahiri,qe i dollen gjerdanet e mamase ne Itali.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?