Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbledhja në PS, Rama çon Klosin në Dibër, Vengu krah Çuçit në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Mbledhja në PS, Rama çon Klosin në Dibër, Vengu krah Çuçit në Vlorë
Politike

Mbledhja në PS, Rama çon Klosin në Dibër, Vengu krah Çuçit në Vlorë

Published: December 9, 2024
Shpërndaje

Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja ka në fokus zgjedhjet e majit 2025.

Konkretisht sipas informacioneve, gjithë fokusi i mbledhjes ku kryebashkiakët ishin online ishte diaspora. Rama ka kërkuar vijimin e hartimit të një database për të gjithë emigrantët në funksion të zgjedhjeve të 2025.

Gjithashtu mësohet se Blendi Klosi është caktuar drejtues politik në qarkun e Dibrës, duke zëvendësuar Blendi Gonxhen.

- Publicitet -

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë detyrën e numrit dy për drejtimin politik të PS në Vlorë, si mbështetës i Bledi Çuçit.

Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, që të bëhet i mundur votimi i suksesshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit”, u tha në njoftimin e Presidencës.

Gjatë konsultimeve që Begaj zhvilloi me krerët e partive politike, data 11 maj ishte propozuar edhe nga Partia Socialiste. Në konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie i cilësuan farsë konsultimet e thirrura nga presidenti, pasi sipas tyre, data ishte paracaktuar nga shumica qeverisëse.

Partitë opozitare kishin shprehur shqetësim se planifikimi i samitit të gjashtë të Komitetit Politik Evropian për datat 8 dhe 9 maj të vitit 2025, dy ditë para datës së fundit të mundshëm për zhvillimin e zgjedhjeve, formon ndikim dhe avantazh të papranueshëm për Qeverinë. Për këtë çështje, Presidenca sqaroi se ky aktivitet do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare, fakt ky i konfirmuar edhe nga ndërkombëtarët.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • capi says:
    December 9, 2024 at 12:46 pm

    Kete ne dore ce ka kutine e tavlles, se per gje tjeter nuk eshte. Apo eshte ndonje dosje ja kane vene poshte sqetulles dali ndonje resme per fushate. Ketij hajdutit i vini nje thes te kuq, se thone se nuk duket naten kur shkon per te vjedhur.

    Reply
  • K R says:
    December 9, 2024 at 1:26 pm

    Burre legen
    Hajdut e kaluar hajdutit
    Me ke zevendesohet ky karagjoz?
    PS-në e ka vrarë e bashk me Saldhiun kan kapur per gryke sistemin duke na len ne duar të militantve te tyre fanatik që zgjedhin o njerin o tjetrin

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 9, 2024 at 4:07 pm

    Si familja e Assad në Shqipëri e bëjnë në lluks të shfrenuar një tufë personash pjesë të bandave politike kriminale.

    Reply
  • Rilindas pisoVENGU says:
    December 9, 2024 at 4:36 pm

    Cuci i shkrete, i paskan ngjit pas bythe ate pisoVENGUN per hafije.

    Reply
  • Sal Bollati says:
    December 9, 2024 at 7:48 pm

    Aktiviteti iVengut Grek si minister i mbrojtjes ne Shqiperi ‘”simbolizon” se ligji grek i luftes ndaj “Shqiperise mike” do te vihet ne funsionim per te “mbeshtetur “ZGJIDHJEN E PROBLEMIT te CAMERISE SHQIPTARE”; qe padashje greqia mike nuk e di se ku ndodhet?! S.Bollati -CAM SHQIPTAR PARAMITHIOT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve
  • E rëndë në Shkozë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua
  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
  • “Rama në burg, Berisha në burg”, boshatisen auditorët, studentët bojkot në disa Fakultete

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  3. Rilindja e Lenka Cukove on Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  4. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?