Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mblidhet Kuvendi, nga ligji për AKSHI-n te zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Mblidhet Kuvendi, nga ligji për AKSHI-n te zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Politike

Mblidhet Kuvendi, nga ligji për AKSHI-n te zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Published: February 19, 2026
Shpërndaje

Sot në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend, në orën 10:00, do të zgjidhen pesë anëtarët mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga pesë anëtarët, tre emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa dy emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri.

3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve, të cilat i paraqitën në Kuvend, janë:

1.  Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa

- Publicitet -

2.  Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama përmes aplikimeve që shkuan në qeveri janë:

1.   Ish-ministri Ervin Mete

2.  Jonida Prifti, teksa mbetet për të bërë edhe një propozim.

Gjithashtu seanca nis me një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të kërkuar nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Pritet të jenë edhe 6 projektligje të paraqitura nga opozita, ndërsa në fund do të miratohet edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t. Lidhur me ndryshimet ligjore në nenin 242 në Kodin e Procedurës Penale, pritet të ketë debate pasi nisma e kryeministrit Rama synon që gjykatat të mos pezullojnë më nga detyra ministrat dhe postet e tjera kushtetuese.

Me ndryshimet ligjore në kodin e procedurës penale që në parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj Presidentit, kryeministrit, Zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Për masa të tjera si marrja e pasaportës apo detyrim paraqitje SPAK nuk ka nevojë për asnjë autorizim nga parlamenti. Ndërsa për arrestin, qoftë me burg apo në shtëpi, do të duhet si gjithnjë autorizimi i Kuvendit.

Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun, për të cilën socialistët më 23 shkurt mbledhin Këshillin e Mandateve për arrestimin, ndërsa është thënë prej tyre se kjo nismë erdhi nga nevoja për plotësimin e një boshllëku ligjor.

Më poshtë gjendet axhenda e plotë e Kuvendit për seancën plenare:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 19.2.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1.       Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.2.2026.

3.       Interpelancë me Ministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

4.       Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

5.       Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””.

6.       Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

7.       Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë””.

8.       Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

9.       Projektligji “Për statusin e minatorit”.

10.   Projektligji “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë”.

11.   Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2023, “Për qeverisjen elektronike””.

12.   Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

13.   Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

14.   Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

15.   Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

16.   Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

17.   Projektvendimi “Për miratimin e planit vjetor 2026, “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”.

18.   Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?