Këshilli i Ministrave mori vendimin për të mbyllur kolegji jo publik turk “Mehmet Akif Ersoy” në kryeqytet, pjesë e fondacionit Gulistan pas propozimit të ministres së Arsimit.
Vendimi për mbylljen është marrë 10 ditë nga nisja e shkollës dhe stafit të kolegjit i kërkohet që të pajisje me dokumentacionin e nevojshëm të gjithë nxënësit për transferimin e tyre në shkollat e tjera. Për këtë i ngarkohet detyre Drejtorisë Arsimore të Tiranës që të kryejë transferimin e fëmijëve.
Shkollës që po mbyllet i kërkohet që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Por edhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për vitin e ri shkollor, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësve. Ndërsa të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në arkivën e Drejtorisë Arsimore.
Kolegji privat “Mehmet Akif Ersoy”, që ndodhet në Tiranë është pjesë e fondacionit Gulistan të mbështetur nga Fejtulla Gylen, filantropi turk i shpallur në kërkim nga Turqia. Ka qenë vetë presidenti turk Erdogan që bëri kërkesën Shqipërisë për të mbyllur shkollat gyleniste.
Ministrja Evis Kushi ka dalë me një njoftim zyrtar për mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif Ersoy’.
Kushi hedh poshtë të gjitha spekulimet se vendimi lidhje me kërkesën e Erdogan për dëbimin e ‘gylenistëve’. Ajo thekson se shkolla nuk i plotësonte kriteret ligjore si dhe shton se licensa duhet të revokohej. Më tej, ajo shton se ministria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standartet e funksionimit.
Njoftimi i Ministres:
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
- Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
- Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
- Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.
Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.
Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.
j.l./ dita

Dhe ju si gazet nuk keni asnje koment kritik? Pra besoni dhe jepni citim drejtperdrejt cfare thote e ashtequajtura Ministre?-Po a shkolla jane ku therret qameti por nje shkolle lider cilesore u mbyll. Vetem sepse Erdogani ka kerkuar mbylljen e saj. Sa ju kam pelqyer ne fillim si gazet dhe si staf. Cfare degradimi me kalimine kohjes kapesuar kjo media . “La voce del Padrone”
eh mre eh. kta jan kalitur me gënjeshtra.
ktyre qejfin ua tregon vetëm diktatura.
ndryshe këta mbijn dhe u thithin gjakun popullit.
pas gjith kto vitesh e kuptove që ishte keq me legjislacionin Mehmet Akifi.
po mir, tregojini njëçik dokumentet antiligjore, urdhrin e prokuroris për mbyllje etj.
legenat servilë të ramutit antishqiptar
Po po ska te bej fare po fare fare ama…
Njelloj si dipllomati rus qe u debua se harroi te vinte masken
Rrofte trasparenca e qeverise
Rrofte shtypi trasparent dhe kritik
Po mire mor kriminela bashke me kete bushtren Kushin ,pse nuk e moret vendimin pa filluar shkolla ,cfare faji kane ata qe kane paguar ,apo te bredhin cep me cep se ju do qejfi juve per tu futur ne ndonje shkolle usht karaputanat e rilindjes
pyetja qe duhet ngritur eshte: – Perse ka kolegje turke ne albaniston? Sa turq banojne ne albaniston, me sa di une nuk kemi minoritet turk. Perse lejohen?
Nuk ben asgje pershtypje ne kete vend…Ndodh gjitheçka..
Turpe shqiptare…
Sepse ne Shqiperi nuk ka as minoritet grek,,Ata 300-400 greqishtfoles nuk jane as greke,,por qeverrite shqiptare antikombetare kane mbushur Shqiperine me kolegje greke,shkolla greke dhe Universitete greke,.Pa llogaritur edhe kishat greke ne qendra banimi ku nuk ka asnje orthodhoks si ne Peqin.
Ku eshte RECIPROCITETI me shtetin grek qe nuk ka hapur sikur nje shkkolle fillore per Camet e krishtere dhe Arvanitasit authoktone,,qe jane jo pak por 6 miljon banore me origjine arberore qe banojne ne trojet e veta ne Greqi.
Me qe kemi Universiteti Amerikan, pse mos te kemi dhe turk, grek, islandez, afgan ?
Pyetja: pse duhet te kete institucions arsimore te sponsorizuara nga te persona te huaj? Pergjigja eshte “ Rilindja” e cila mbeshtetet e sponsorizohet nga Sorosi.
Pyetja : pse keta individe : Guleni apo Sorosi harxhojne para? Pergjigja: per interesa te tyre.
Rezultati: Shqiperia. Je vend rumpalle ku shqiptaret i hane koken njeri tjetrit.
Cili eshge mendimi i Kapter spiunit, babait te femijeve te gruas se vet, shokut Ethem?
Cilat jane kriteret ligjore o Kushi? Percaktojini qarte cfare kritere jane shkelur qe ju revokohet Licenca.
Licencat ne pergjithesi nuk revokohen per godinat, po per mungese te standartit dhe cilesise mesimore. Keto i paska kjo shkolle, derisa deklaroni qe do gjeni shkolla te tjera te ketij standarti per nxenesit.
Verini flaken SHqiperise per greke, serbe e turq, mos u kurseni. Mos kurseni shqiptaret doja te thosha..
Asnje shqiptar per be, merreni kete popull sic eshte dhe hidheni ne kosh te plerave, se kaq meriton. E trajtojne si bajge bajgat e Ranut kurves se Vucicit, Dendias dhe Erdoganit
Pse lejoni ju shkolla private.
termi shkollë private nuk duhet të ekzistojë sepse po e bëre dhe arsimin teeg e pazar, ose je imperializëm dhe zbaton teorinë e niçes, ose je putanë. në rastin e shqipërisë së ramutit jemi shtet putanë
KUR-KUSHI ka mbushur parlamentin dhe qeverine duke firmosur ne leter te bardhe cfare i ve perpara turkoshali Edvin.Ka shitur cdo gje te Turqia,Greqia,Serbia,Arabet,Izraelitet,Maqedonasit,Ruset vetem e vetem qe te rrije ne pushtet.Fatkeqsisht historia perseritet.Jo shume larg nga tani,ishin ata qe dikur nuk lejonin mesimin e shkrimin e GJUHES SHQIPE qe sot po godasin Institucione Model qe rinia shqiptare te ngelet ne Mesjete dhe te mos shkollohet me metodat dhe dijet bashkekohore.Jane perseri KUR-KUSHET qe kane arsimuar femijet e tyre ne ato shkolla e kopshte qe sot firmosin si qorra dokumenta skandaloze se keshtu i don qejfi nje diktatori.Si do i veje halli ketij populli qe vazhdon te drejtohet nga antishqiptare me axhende personale antikombetare.