Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllet procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS në Tiranë, Veliaj: PS do progres dhe mirëqenie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Mbyllet procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS në Tiranë, Veliaj: PS do progres dhe mirëqenie
Politike

Mbyllet procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS në Tiranë, Veliaj: PS do progres dhe mirëqenie

Published: July 27, 2022
Shpërndaje

Kashari mbylli procesin e përzgjedhjes për kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste të Tiranës, pas të cilit pritet të shpallen drejtuesit e rinj për të gjitha njësitë e qarkut.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i PS për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Kashari dhe Astiri e fitoi betejën me ata që penguan zhvillimin e kryeqytetit.

“Kashari, Astiri, ka qenë vendi ku vinin bast të gjithë; thonin njerëzit aty nuk duan autostrada, nuk duan zhvillim, duan më shumë partinë se familjen e tyre; duan me shumë sherrin sesa paqen, duan më shumë dhunën se sa dashurinë. Sot mund të them me kënaqësi dhe krenari të madhe se kush e vuri atë bast e ka humbur. Kashari është si çdo pjesë tjetër e Shqipërisë. Do punën, do mirëqenie, do progres, do që gjërat të ecin përpara, do që njerëzit të pajtohen, do që – siç është Tirana, shtëpi e një 144 kombësive – edhe Kashari të jetë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, të jetojnë me begati”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha kërkojnë të na kthejnë pas në vitet ‘90 me politikën e tyre ‘përça dhe sundo’.

“Kur dëgjoja fjalimet e kësaj jave të Ilir Metës e të Sali Berishës, që bënin thirrje për dhunë – ‘ta marrim me çdo mjet’ – e krahasojnë pushtetin me selinë e tyre, se te selia e tyre e marrin me çdo mjet, me qysqi, me vare, me gaz lotsjellës, me shkop bejsbolli.

Por Shqipëria nuk është SHQUP-i! Kur dëgjon Saliun dhe Ilirin, ata mbjellin helm që ju të përçaheni, që ju të ndaheni, të shkatërroheni, që ju t’i ngulni thikën njëri-tjetrit. Kjo politikë funksiononte në vitet ’90. Përça dhe sundo! Ne jemi racë tjetër. Në një vend që është Kryeqyteti Europian i Rinisë, në një vend që ka hapur negociatat me BE, pra ka hipur në tren dhe po shkon në destinacion, ne nuk jemi raca përça dhe sundo. Ne jemi raca bashko, dashuro, ndihmo, fuqizo! Kështu ecet përpara”, vijoi Veliaj.

Ata – tha Veliaj – e njohin Kasharin vetëm nga tabela për Rinas dhe nga tabela për Lalëz. “Këta e njohin Kasharin vetëm si një tabelë tranziti kur kalojnë për të ikur nga Shqipëria në Hollandë. E kam fjalën për atë tjetrin, se Saliu nuk ikën dot në asnjë vend – ose kur ikin në Lalëz. Pra,Saliu me Ilirin vijnë në Tiranë, hedhin helmin që ne të merremi me helmin e tyre, dhe pasi kanë hedhur helmin thonë le të zihen njerëzit, shkojnë fusin këmbët në pishinë në Lalëz. Për ta Kashari është transit!”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?