Shqipëria zhvilloi sot zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, ku 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut e Tepelenës. Përpos fushatës atipike, ku nga dy partitë kryesore PD e PS nuk zhvillua asnjë miting elektoral, procesi i votimi u karakterizua nga një pjesëmarrje shumë e ulët, ndërsa moti i keq nuk favorizoi as votuesit.
Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit që prej orës 07:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 kur u mbyll zyrtarisht procesi i votimit. Nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ deri në orën 18:00 kur janë raportuar 352 QV nga 472, vetëm 46 696 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, ose 18.72% e zgjedhësve.
Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, dhe bashkia me numrin më të ulët të pjesëmarrjes ishte Vlora me 12.54% .Në 3 bashkitë e tjera u raportua kjo pjesëmarrje, Tepelena 34.63%, Cërriku 25%, Berati 19.98%.
Për herë të parë, KQZ ka pasqyruar edhe të dhënat e grupmoshës, ku vihet re se më të interesuarit për të marrë pjesë në votim ishim grupmosha plus 65 vjeç. Interesi i të rinjve ishte shumë i ulët.
Procesi i votimit ishte i qetë, me probleme sporadike. Vetëm 19% e qendrave u hapën me pak vonesë, ndërsa në 3 QV pati probleme me mungesën e komisionerëve të PD, por situata u zgjidh. Në të gjitha qendrat u aplikua identifikimi elektronik.
Në Mat, deputetja e PD, Denisa Vata hodhi akuza se po intimidoheshin zgjedhësit, por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se u bënë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasur as pretendime nga partitë për shkelje. Edhe në Cërrik, Policia e Shtetit përgënjeshtroi pretendimet e kandidatit të Shqipëria Bëhet, Eligert Hima se po intimidohen zgjedhësit.
Shqipëria Bëhet ka raportuar edhe për votim familjar në qendrën e votimit në Selvias në Cërrik. Kryetari i Komisionit ka thënë për Report TV se gruaja në pamundësi të votuar, ka thirrur bashkëshortin te kutia dhe në atë moment vëzhguesi e ka fotografuar. Rasti është referuar në KQZ dhe KZAZ. Por pavarësisht pretendimit të vëzhguesit së Nismës Shqipëria Bëhet, votimi nuk është ndërprerë.
Për herë të parë, në bashkinë e Tepelenës, do të aplikohet si test inteligjenca artificiale në numërimin e votave. Rezultati do të transmetohet online dhe do të ballafaqohet me numërimin manual të komisionerëve.
Në këto zgjedhje, PD e Berishës dhe aleatët nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.
Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.
Lajmi në përditësim…

Qe te behet nje pune serioze me votimet duhet: te verifikohen te gjithe personat qe kane votuar ne çdo qark. Personat qe nuk kane votuar, dmth nuk e kane çare, duhet qe bashkia te mos i konsideroje qytetare te saj dhe te mos u jepet asnje perkrahje ne te gjitha fushat. Pra , ketyre njerzeve, nuk duhet tu sherbeje bashkia sepse keta e hane buken e tyre diku jashte administrimit te saj. Kjo duhet percaktuar dhe me ligj: kush nuk voton, nuk i sherbehet fare. Detyre votimi; voto per cilin te duahs ase mos voto, por shko dhe hidhe fleten pa bere shenim, ama duhet te shkoshe dhe prezantohesh, pavaresisht se nuk pranon asnje kandidate. Kjo eshte jeta ne shoqeri, ndryshe keta njerez te shkojne te jetojne ne xhungel. Ndaj i thone demokraci, liri dhe shtet ligjor.
Po pse, kujt i jepet perkrahje nga bashkite dhe pusht-eti i pushtave, po nuk je i seres tuaj o patronazhisti @fjala? Keshtu u veprua ne kohen e shkuar te Saliut, po keshtu edhe ne kohe te Ramiut. Kjo pjesmarrje shume e ulet, tregon s’e populli po ndergjegjesohet, kjo tregon percmim per keto banda bastardesh qe vjedhin e zhvatin pa pushim, tregon qe po e kuptojne farsen e zgjedhjeve, ku ata, jane te pa perfaqesuar. Ti kerkon t’u merren te dhenat, njelloj gestapue more parazit. Te kujtohet si e trajtoi ate plaken e shkrete perpara bashkise palloshi i Ballukes? Po hall kishte dhe ajo, Dredha i bashkise, ne punen plot dredha, s’kish perfillur t’a degjonte, perse duhet te shkoje per te votuar ajo? Po shko atje ne Vlore ku eshte regjistruar numeri me i ulet i votuesve, shko dhe bindi qe te dalin ne votime se ne te kundert, do marre masa shteti i kusareve, te garantoj qe do te te hedhin ne ndonje kazan plehrash, me e pakta.
Me mire kaloni nje ligj qe kush nuk voton te shpallet Armik i Popullit. Kjo po qe do te thote Demokraci e vertete dhe liri e zgjedhjes. Ligjin e Homove e kaluat ne Parlament pa pyetur askend, nuk u be qameti ti shtoni dhe kete.
Po drejte asaj jane o komentuesi @pa censure
Kete thote edhe papagalli me larte, dhe i vesh demokracine nga mbrapa. Nga keta, i pret te gjitha
Shume I sakte!