Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikthehen skedinat, Rama: Kanë lulëzuar në të zezë, bastet online janë të pandalueshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rikthehen skedinat, Rama: Kanë lulëzuar në të zezë, bastet online janë të pandalueshëm
KryesorePolitike

Rikthehen skedinat, Rama: Kanë lulëzuar në të zezë, bastet online janë të pandalueshëm

Published: August 31, 2022
Shpërndaje

Ka nisur sot dëgjesa e qeverisë me grupet e interesit për rikthimin e basteve sportive. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se prej disa muajsh ka patur një presion pozitiv.

Kreu i qeverisë sërish mbrojti mbylljen e basteve disa vite më parë, duke thënë se ishte vendim i drejtë dhe i duhur.

“Kjo ftesë është rezultat i një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana juaj që keni përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive.

- Publicitet -

E kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë komunikime me ju për tju dëgjuar nga afër shqetësimin, por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, qoftë për federatat e shumë sportit qoftë për FSHF. Kemi një kontekst i cili duhet kuptuar dhe për të cilin unë do them dy fjalë.

Ne vendosëm të ndalojmë lojërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike me pafundësinë e sallave të bingove dhe atyre makinetave,  një shqetësim social për më të vegjlit, por edhe me situata dramatike të katandisura deri në tragjedi”, tha Rama.

Rama deklaroi se gjatë kohës që kanë qenë të palejuara, ka “lulëzuar” aktiviteti në të zezë nga organizatorë të cilët janë të skeduar si profile të larta kriminale.

Kryeministri shpjegoi se ka qenë e pamundur të eleminohej plotësisht vënia e basteve dhe se paratë që fiton krimi i organizuar mund të administrohen nga shteti dhe të investohen për ambjentet sportive.

“I kemi dhënë një shumë prej 5 milion Komiteti Olimpik, por Fideli thotë: Po vitin tjetër? Nëse ne i japim çdo vit nga buxheti 5 milion I bie ta heqim nga diku tjetër. E kemi hequr, por arsyetimi bën sens. Pse mos ia heqim nga duart atyre që shumë më tepër se 5 milion i qarkullojnë, nuk paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë të keqen.

Reflektimi i fundit është që kemi bërë shumë përpjekje, por dua t’ia jap fjalën zv.drejtorit të policisë se ka qenë një nga pikat që kemi diskutuar intensivisht dhe drejtori ka investuar shumë me disa aksione të suksesshme, por e vërteta është që unë kam parë anën time, duke u konsultuar me disa prej kryeministrave të vendeve që i kanë të ndaluara komplet.

Përgjigjia e sinqertë ka qenë “online është i pandalueshëm” problematika e online në të zezë, është edhe në ato vende që për arsyet e tyre ideologjike, apo morale e kanë ndaluar.

Dhe në diskutime që kemi bërë me ekspertë të botës dixhitale është e pamundur të bllokohet sistemi.

Kjo edhe mua më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje se është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga njerëz që shkelin ligjin dhe ku kanë figuruar aktivë dhe me përfitime të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar”, u shpreh kryeministri.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Roland says:
    August 31, 2022 at 9:48 am

    Edi Rama 2018: Mbyllja e basteve veprim i drejte
    Edi Rama 2022: Hapja e basteve veprim i drejte
    https://pamfleti.net/shkundu-e-hajde-ne-vete-kryeminister-ish-trajneri-i-vllaznise-shperthen-ndaj-rames-dhe-e-keshillon-ja-si-tua-sjellesh-ne-maje-te-hundes-bastexhinjve/?fbclid=IwAR04k0CPG51G2djWRAswKFwunmKdeGSDYCjIBlsAtozqto6YJS6tZ2Ypdb4

    Reply
  • Detari says:
    August 31, 2022 at 10:53 am

    ky duhet varur nga bolet e kalit te Kastriotit

    Reply
  • info analitike says:
    August 31, 2022 at 11:09 am

    Tani qe e zgjidhen problemin Martinaj vazhdojnë aty ku e kishin lene. Eshte thjesht luftë bandash ku pjesë ishte dhe shteti. Na thoni shoke te Dites qysh e kemi Olsin? Si po i vene punët?
    Qershia mbi torte do te jete afera e Portit te Durrësit ku Luli me gjasa mund te marre ndonjë thele nderkohe qe Likja me Berishes kane mbetur jashtë pazarit e po përpiqen me cdo kusht te gjejnë menyrat si te perfshihen.

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    August 31, 2022 at 4:06 pm

    Ha-ha, drejtues shteti qe kemi! Demokraci e kulluar! Martinaj, i zhdukur nga nje trupe speciale, sipas gazetarit Hoxha, eshte kreu i basteve sportive online. Pra, Martinaj zhduket pak dite para kesaj mbledhje te qeverise me disa krere bastexhinjsh! Nuk ka nevoje per me shume komente! Demokracia ecen me hapa galopante! Lum ne per drejtuesit qe kemi!

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2022 at 8:09 pm

    Nuk e di,nuk e di,
    E morem per kadi
    Ky do vinte drejtesi
    Do bente Ekonomi
    E beri Kolumbi,
    Te rrofte Lazarati
    O shoku Sali!
    Nuk e di,nuk e di
    Kur mbylli bastet
    Do benim prokopi
    Ku i dinte bastet
    Shoku Sali
    Ky me Armand Duken
    Ngriten Industri
    Sot prene shiritin
    pa vere dhe raki
    prene ca kurbane
    Ca rrugaceri
    Rruge dhe ura
    U bene baterdi
    Ju hyri ne pjese
    Nje pocaqi
    Nje kriminel,
    Nje morraxhi.
    Bastet u Hapen
    Jane Industri
    Gezohu o popull
    Gezohu Rini
    Sportet,shumesportet
    do bejne prokopi
    Edi dhe Duka
    Jane Garanci.

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    August 31, 2022 at 8:26 pm

    Komentues “demo” ke harruar plehren Fidel Ylli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?