Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel? Reagon ministri Hoxha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel? Reagon ministri Hoxha
Politike

Mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel? Reagon ministri Hoxha

Published: April 10, 2026
Shpërndaje

Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në një konferencë sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ai i quajti tymnajë deklaratat se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel, duke shtuar se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në këto negociata.

Fjala e Ferit Hoxhës:

- Publicitet -

Kohët e fundit, javët e fundit kemi parë këndvështrime, deklarata, analiza, hamendësime, ato që do i quaja një tymnajë që është ushqyer nga diskursi i brendshëm. Ajo që është fakt, dhe jo vetëm sepse e themi ne, por sepse e konfirmojnë institucionet europiane dhe vendet anëtare, është se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm, shembullor në avancimin e negociatave duke vijuar punën për përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkarisht me KE-në, që janë diskutuara nga vendet anëtare dhe që janë absolutisht përmbajtja e asaj që ne quajmë procesi negociues. Edhe në daljet publike, në angazhimin publik që kemi zhvilluar bashkë me disa kolegë në qeveri, për të diskutuar me rininë, me studentët, dhe kjo nuk është një shëtitje rruge, siç thuhet, por është të shkosh atje ku formohet brezi i ri, të shkojmë atje ku po formohen ata që duhet të jenë të parët ta shijojnë jetën e tyre profesionale si anëtarë dhe qytetarë të BE-së. Po mundohemi të theksojmë disa gjëra shumë të thjeshta, por përmbajtësore. Integrimi nuk është vetëm proces teknik, proces letrash, raportesh, procese email-esh, përgjigjesh, pyetjesh, por është një proces transformimi që ndodh në vend. E kam theksuar dhe kam dëshirë ta theksoj përsëri, vendimet bëhen në Bruksel, takimet bëhen në Bruksel, reformat merren këtu, impakti është këtu dhe do të mbesë këtu.

E para, nuk do më dëgjoni të flas për ish-ministra, për persona me të cilët kam punuar. Në lidhje me përmbajtjen, ajo që e quani ju mungesa e transparencës. Unë nuk mendoj se ka pasur mungesë transparence, por mendoj se ka pasur mungesë jo të mirë të komunikimit. Për këtë, sigurisht jam shumë i ndërgjegjshëm. Unë e kam parë procesin nga Brukseli. Mendoj se duhet të kishim komunikuar më mirë dhe është absolutisht ajo që po mundohemi të bëjmë tani. Mendoj se tani është momenti më i mirë për të barë, sepse kemi hapur gjithë këto kapituj. Në këtë ministri dhe me ekipin tim do të jemi të angazhuar për diskutime të pandërprera. Ajo që është thelbi i mungesës së transparencës ka të bëjë me pozicionet negociuese të Shqipërisë. Shqipëria për çdo hapje të grupkapitujve ka përgatitur pozicionin negociues. Ky është një dokument i përgatitur nga grupi negociator. Në çdo konferencë ndërqeveritare që kemi bërë, Shqipëria ka shkuar me pozicion negociues.

Ka një ligj të miratuar në vitin 2015 që ka vendosur se pozicioni negociues do të duhej të ishte një dokument i rezervuar. Por në paraqitjet e delegacionit shqiptar, në paraqitjet tona në konferencat ndërqeveritare, aty ky është elementi kryesor, që është elementi i punës. Ne sot po i bëjmë reformat. Po mundohemi të shkojmë në mbylljen e kapitujve bazuar në atë dokument që është i përbashkët. Natyrisht, është qëndrim i vendeve anëtare, por ato janë edhe angazhime për ne. Ne nuk i diskutojmë ato.

KE, pasi ka marrë gjithçka që i kemi çuar ne, 92 hapa konkretë, mbi këtë raport është hartuar IBAR, të cilin Komisioni ia ka paraqitur Këshillit. Vende të ndryshme kanë pyetje të ndryshme. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që 27 vendet anëtare të marrin një raport dhe të mos kenë pyetje. Ky është ushtrim klasik. Pyetjet mund të merrnin 4-8 javë, por nuk e kemi ne në dorë. Në bazë të pyetjeve, është Komisioni që jep përgjigje. Ne nuk jemi atje. Nëse do ketë fusha ku nuk kemi qenë bindës, do futen në procesin vijues që do jenë piketat përmbyllëse. Malit të Zi i janë dashur 8 vite për të hapur gjithë kapitujt, 13 muaj iu deshën Shqipërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • ILIR says:
    April 10, 2026 at 11:46 am

    Si mund te jwte Minister,ky qe shiti detin Greqise ?

    Reply
  • demo says:
    April 10, 2026 at 2:52 pm

    Leri kapitujt,,U mbyll pergjithmone Ai kapitull.Shikoni andej nga BRISKU,T`rrume t`qethme 10 leke.
    Doni te hyni ne Evrope ju hajhduter!

    Reply
    • Dashi says:
      April 11, 2026 at 4:41 pm

      Në Evropë shqiptarët do të hyjnë pa tjetër , po jo demua .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?