Policia e Shtetit ka ndërhyrë në protestën që po zhvillojnë këtë të enjte prindërit dhe fëmijët të cilët kanë mbetur në mes të katër rrugëve pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanim”, pjesë e ‘Turgut Ozal’.
Prindërit kërkuan të vendosen në shkallët e Kryeministrisë, por disa punonjës të policisë ndërhynë duke i zbritur prej aty.
Prindërit e fëmijëve që shkonin në këtë kopësht të mbyllur tashmë, e cilësojnë vendimin e Këshillit të Ministrave të padrejtë dhe kanë kërkuar zgjidhje.
Prindërit e kanë cilësuar vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljenv e kopshtit të padrejtë dhe kërkuan nga ministrja e Arsimit Evis Kushi rishikimin e tij.
Ata u shprehën se nuk do të ndalen së protestuari deri në arritjen e qëllimit të tyre.
Prindërit kishin marrë me vete dhe pankarta dhe fëmijët e tyre të moshave 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti. Ndërkohë në bulevard u vendosën dhe tavolina dhe mjete të tjera për vogëlushët, si lapsa e ngjyra.

j.l./ dita
