Pas ngjarjes makabre të vrasjes së nxënësit 14-vjeçar nga bashkëmoshatari i tij qeveria ka dalë me dy propozime, atë të mbylljes së dy rrjeteve sociale që përdorin më shumë adoleshentët, Tik Tok dhe Snap Chat, apo përdorimin e tyre me filtra.
Por, sa efektive do të jetë mbyllja e tyre? Si do të ishte një veprim i tillë, një sanksionim i tillë ligjor?
Sociologu Ergys Mërtiri thotë:
“Vetë fakti që kryeministri del një ditë pas ngjarjes me një propozim të tillë duket se edhe kryeministri nuk e ka menduar thellësisht, nuk ka marrë opinionet e duhura.
Është një nismë ndoshta për të justifikuar dështimin me problemet reale. Janë ato që duhet të diskutohen. Sepse kjo çështje ka të bëjë me edukimin, me institucionet, në të cilat rriten dhe edukohen fëmijët.
Rrjetet sociale janë shumë të dëmshme, por zgjidhja nuk është tek mbyllja e tyre. Për shembull qeveria ka shumë probleme, por nuk themi të mbyllim qeverinë.
Ose një pjesë e mirë e problemeve siç burojnë nga rrjetet sociale, burojnë edhe nga mediet. Media është përhapës shumë i madh dhe ajo është fajtor në hapjen e gjuhës së të fortëve, gangsterëve, siç e ndeshim tek të rinjtë, por prapë nuk është zgjidhje të mbyllim mediet.
Mbyllja është zgjedhje e dembelëve, atyre që duan t’i bien shkurt, jo atyre që i marrin seriozisht problemet.
Magjepsja ndaj aplikacioneve si Tik Tok apo Snap Chat është një realitet jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Për shembull në pranverën e këtij viti në SHBA diskutohej marrja e masave të ngjashme apo bllokimi i Tik tok-ut. Vetë presidenti Biden hapi një llogari në Tik Tok.
Duket sikur nuk ka një zgjidhje të qartë midis dobisë që kanë rrjetet sociale dhe dëmit që ato kanë. Bota e sotshme është e papërgatitur për t’i zgjidhur problemet që përhapin këto rrjete, kjo për një arsye: Ato evulojnë në një mënyrë shumë të shpejtë, shumë më shpejt se sa aftësia jonë për t’i kuptuar problemet, për t’i gjetur zgjedhje.
Por kurrë nuk është mbyllja zgjidhja. Zgjidhje në këtë rast është aftësia që duhet të ketë shoqëria jonë për të reflektuar, për të marrë masat e duhura. Mund të ngrejmë si fillim një sektor policie të dedikuar ndaj krimit në internet. Shumë profile janë për t’u mbyllur, e për t’u ndjekur nga policia.
Mbyllja është censurë dhe shpesh herë hap më shumë probleme”.
Australia, Zelanda e re, Danimarca, UK, USA Canada Norvegia Franca etj etj te gjithe keta vende qe e kane prere tuk tukun kinez… jane dembele te medhenj. Shqiptaret?… me te zgjuar it e botes.
Vertet nuk e kuptojne keta se po mbylle nje tik-tok neser hapet tjetri? Njeriu i ri kapitalist vajti per dhjame qeni sepse modeli i vetem qe diti te krijoj eshte ai i burrit “kurve” e i “kurves” burre . Per me shume pyetni keta qe i lepihen e moren ne qafe edhe Ramen .
Fjala « çensurë » është ekstreme dhe megjithatë ka veprime të tjera në perëndim që Shqipëria nuk i zbaton. P.sh. Deri 18 vjeç firma e fëmijës nuk ka fuqi ligjore po nuk u shoqërua me firmën e prindit, apo kujdestarit. Fëmija quhet plotësisht i pavarur në moshën 21 vjeçare. Fëmijët nën 18 vjeç kanë kufizime të shumta në blerjen e mallrave. Asnjë film nuk mund të çfaqet po nuk u përcaktua nga specialistët se i çfarë moshe mund të shikohet. Po u shënua p.sh. Tg13, do të thutë që është i ndaluar që të shikohet nën 13 vjeç. Çdo film tregon që në fillim se ka sex, vrasje,etj., në mënyrë që prindi të ndalojë shikimin për fëmijët. Ka edhe të tjera. Po në Shqipëri si veprohet?! Media është skandal, Parlamenti po kështu, nuk e di si janë shkollat, por duhet një punë e madhe për të ngritur edukatën e shoqërisë dhe kjo bëhet duke ngritur njerëzit e edukuar dhe luftuar ata që shkelin ligjet.
Pse jo Facebook?
Apo aty ska pas sherre qe kan degjeneruar ne vrasje?
Fakti edhte qe shqiperia ka bere shum hapa prapa ne cdo sektor
Dhe km ne pamundsi te jape sherbime i nxjerr ata te jashtligjshme
Ne pamundsi te kontrolloje gjuetinne e mbyll ate dhe tani kemi egersira qe po hyjne ne qendra te banuara
Duke shperblyer hajdute votash neper dikastere (nje nga ata kadastra) por hajduti di vetem te vjedhe mbyllim dhe kadastren
Ka ndaluar edhe mbledhjen e partise socialiste nga frika mbledhja behet vetem online
Nuk po permend cmontimin e shtetit me ppp nga pa aftesia e drejtimit as arbitrazhet
Ky zotri qe rri me shum ne ajer se ne toke me shum jashte se ne shqiperi as e rruan fare per popullin
Kuvendi shumicen e kohes e ka humbur per shfuqizimin e ligjeve shterpe qe km miratonte mbrenda nates (jane me dhjetra)
Ky km ska aspak peruljen per ate deryre, eshte siper saj
Kujton se problemet zgjidhen me provokime dhe populli harron hallet dhe merret me provokimet e tij dhe puna behet vete
Mos marri kush mundimin ta mbroje duke e krahasuar me kufomat e pd
Mos hidhni llogje budalli krejt te paverteta ne kete foum, asnje vend i Botes nuk ka ndaluar apo mbyllur TIK-TOK kinez me ligjin enverist te Edi Rames per SHPIFJE alias ligji per AGJITACION-PROPAGANDE te Enverit qe kan synimin satnik vetem agjesimin e fjales se lire. Eshte e vertete s shume shtete te Botes kane kufizuar apo ndaluar perdorimin e TIK-TOK por vini re se fjala eshte qe kufizimi prek vetem telefonat dhe kompjuteret e administrates shteterore, ja cfare shkruan interneti:
European Union:
The three main institutions that make up the E.U.–the European Parliament, European Commission and the E.U. Council–have all banned TikTok from employees’ work phones. Employees are also advised to remove the app from their personal devices.
prandaj:
MENGADALE ME HISTERINE ENVERISTE KUNDER FJALES SE LIRE DUKE MIRATUAR LIGJE PER “SHPIFJE” GANGSTERIT EDI RAMA QE JANE KOPJE E LIGJIT TE ENVERIT PER “AGJITACION DHE PROPAGANDE”
Ai, Kryeministri si gjithmone ngutet (e permutet njekohesisht) te dale e ta hedhe topin tjeterkund.
Problimi nuk jane Tik-Toket por eshte fakti se Ligji eshte dobesuar aq shume sa ate Denimin me burg nuk e ka me frike askush.
Nje pjese e mire nuk i tremben burgut se atje kane kushte jetese me te mira se ne shtepite e tyre.
Pjesa tjeter nuk i teremben burgut se fillojne ato “gjykim i shkurtuar e ulje 1/3 e denimit” “per arsye shendetesore” ” per sjellje te mire” e dalin pas vetem pak vitesh nga burgu edhe pse kane kryer vrasje (!) Dhe degjojme pastaj kronika si “…Viktima ka qene me pare i denuar per vrasje…se e fal Ligji por nuk e fal Hasmi.
Vetem denimet ekstreme me mbi 25 vite burg per vrases pa te drejte apelimi mund te bejne pune, te tjera pallavra si ato qe leshin Rama jane sa per te lare duart e gojen.
Nuk eshte zgjidhje, por nje vendim i mire.
Bravo Rama! Nise mbylljen me shembullin personal – fillo me ERTV e ate PodCazzon tende.
Ndalimi ose vendosja e filtrave është vetëm njëra nga masat. Besoj se nuk mund të pranojmë që publikut t’u shërbehet gjithandej nender dhe qeveria të krijojë policinë për të zbuluar ata që e hanë. Logjika kthehet nga të duash, por nëse disa gjëra nuk janë të domosdoshme për ecjen përpara të shoqërisë, sidomos kur ato bëhen të dëmshme pse duhet të lejohen? Kështu i bie që njerëzit të përdoren në mënyrë të tërthortë si lëndë eksperimentale pēr të parë efektet e risive që i shërbejnë vetëm fitimit të themeluesve të tyre, të cilët etja për fitim i shtyn drejt nxitjes së të keqes, sepse ajo është lehtësish më joshëse për tipat apo moshat që jetën e shohin si një arenë që u takon “të fortëve”.
VO:
-Ky..Mërtiri i Lulit këtë herë ka të drejtë:
-Mbyllja e këtyre rrjeteve sociale nuk është zgjidhje.Në kohën e sotme ka shumë mënyra për tu BËR PIS ÇDO ADOLESHENT,etj.
-A mundet të ndalet RRJEDHA E LUMIT ME PRITA SA DO TË MËDHA QË TI BËHEN.?
-Situata me çedukimin e të rinjve nuk ka ndodhur SOT.Ajo ka 34 vite që ka marrë shumë FRAKTURA.
-Rinia nuk hap më LIBRA shkolle e edukimi,,Nuk shikon më TELEVIZION,,Nuk lexon më GAZETA,,Dipllomën e merr me $,Euro,me forcë..ndryshe kërcet boksi.!
-Çështja shtrohet:
● Kush e ka përgjegjësinë për ë këtë situatë katastrofike:? MENDOI,
1.FAMILJA,
2.SHOQËRIA,
3.SHTETI(Shkolla,Rendi,SHIK,SH.CIVILE,ORG.MASAVE..!
● ÇDUHET BËRË:
-Qeveria të KUFIZOI MASAT QË I LEJOHEN.
● Familja,Shkolla të ndalojnë konkretisht marrjen e CELULARVE në Shkolla.Kjo masë nuk u zbatua.
● Në çdo shkollë qytet e fshat të bëhen mbledhje me PRINDRIT E NXËNËSVE Orgjentisht e me afate.
● Për adoleshentët DERI 18 VJEÇ NË SHKOLLË,PUNË E KUDO..TË MERREN MASA ME GJOBË E BURG PËR BABIN,VËLLAIN.!
● Të votohet LIGJI SHPIFJES NË Kuvëndin e Shqipërisë orgjenet.
● Deputeti që deklaron: X,Y..ËSHTË I KORRUPTUAR,HAJDUT,DROGAXHI,IMORAL,KRIMINEL,etj duhet të JAPI FAKTIN OSE NË TË KUNDËRT TË NXIRRET JASHTË SALLËS MENJËHERË,TI HIQET IMUNITETI & TË ÇOHET NË NDJEKJE PENALE..!
●● MARRZIT E DEPUTETVE NË 34 VITE KAN DEGJENERUAR RININË,MJEDISIN,SHOQËRINË.!
●● DREJTËSIA TË ZBATOI LIGJIN E JO MALIQIN SI DERI SOT.
-FLM DITA.
Sa bukur i ke gjetur këto topat e zinj të mëdha që fillojnë fjalinë o Ethem djali ! Më mbetën sytë.
Kush t’i mësoi more derman, ai dypikëpytshi (e para kokëposhtë) merr vesh nga këto.
Edhe Intelektuali shumë bukur i formaton komentet nga ana estetike.
Qeveria e Australise ka paraqitur nje projektligj qe parashikon ndalimin e rrjeteve sociale (TE GJITHA) nen 16 vjec. Kompanite detyrohen te verifikojne e te parandalojne hyrjen ne rrjete te adoleshenteve nen16 . Gjobat do te jene te tilla(milioneshe) qe ti cojne ne falimentim kompanite qe lejojne apo mbyllin nje sy ndaj shkeljeve. Kjo eshte e fundit, pikerisht dje. Lloqet e katundit te bashkuar, me emrin Shqiperi, dhe ofendimet personale pa dogane… mbajini per vete. Rrofte perendimi i civilizuar, qe beri njerez edhe fshataret me te humbur te Shqiperise qe paten fatin te vijne ketej. “Dokumentet” e Wikipedias bejini kaush e… futini… fara kungulli.