Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Më 2023, prioritet infrastruktura, arsimi e sporti’, Veliaj: 5 me 0 fitojmë më 14 maj në Qarkun e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Më 2023, prioritet infrastruktura, arsimi e sporti’, Veliaj: 5 me 0 fitojmë më 14 maj në Qarkun e Tiranës
AktualitetPolitike

‘Më 2023, prioritet infrastruktura, arsimi e sporti’, Veliaj: 5 me 0 fitojmë më 14 maj në Qarkun e Tiranës

Published: January 6, 2023
Shpërndaje

Katër muaj nga zgjedhjet vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës është i bindur se mazhoranca do t’i fitojë të 5 bashkitë e qarkut më të madh në vend, ku ai është udhëheqës politik.

“Ambicia jonë është e qartë, ne duam të fitojmë 5-0 dhe jo se do jetë 5-0 se kemi inat kundërshtarin, fitojmë 5-0 sepse kemi dëshirë punën. Filozofia e këtyre zgjedhjeve është shumë e thjeshtë”.

Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se siguria për rezultatin vjen nga performanca që kanë pasur 5 kryebashkiakët socialistë dhe nga situata në të cilën ndodhet opozita.

- Publicitet -

“Pesë menaxherët që ne duam të rikonfirmojmë në këto 5 bashki kanë punuar dhe na rezulton në sondazhe kanë qasje më të larta që të fitojnë dhe të riokonfirmohen. Ndërkohë kemi një palë tjetër ku njëri ka hall se partia u deskreditua, u shkërmoq dhe u desh ta hapte me një numër tjetër nipti, një qepen tjetër nga ekstremi i majtë në atë të djathtë, tjetri është non grata. Hallexhinjtë që kanë halle të ndryshme nuk duhet t’i kthejnë hallet e tyre në halle kombëtare apo lokale”.

Për shkak të performancës, rikonfirmimi nuk është është në diskutim dhe Veliaj do të garojë për një mandat të tretë.

“Tashmë e kam filluar fushatën kemi marrë të gjitha masat që në 27 njësitë të kemi fitore”.

Puna dhe investimet, thotë kryebashkiaku, janë çelësi i suksesit, ku përveç Teatrit të ri Kombëtar për të cilin ka nisur puna, brenda këtij viti do të vijë edhe përfundimi i veprave të mëdha infrastrukturore për kryeqytetin.

“Ne duam që të mbarojmë Piramidën këtë Pranverë, të fillojmë Kopshtin Botanik pasi s’mund të jetë peng i rojës që merr para për fotografi dasmash. Duam që të perfundojmë unazën kemi një bashkëpunim me qeverinë ku ata bëjnë aksin kryesor në merremi me shpronësimet dhe atyre që janë pa letra në gjurmën e unazës. Duam të mbarojmë unazën nga sheshi Shqiponja, kalojmë në lumin Paskuqan, rifutemi në Tufinë dhe bashkohemi në Farkë me unazën ekzistuese”.

Viti 2023 e gjen Tiranën si Qyteti Europian i Sportit, dhe kryebashkiaku Veliaj thotë se përveç mijëra aktiviteteve sportive, puna do të fokusohet dhe tek investimet sportive.

“Kemi parashikuar rreth 1 mijë aktivitete sportive, ajo që mësuam nga viti i rinisë është se gjithë këto aktivitete rrisin reputacionin e qytetit, shtojnë vlerën e pronës nga vizitorët që vijnë dhe kemi pasur një boom të turizmit. Njërin e lançoi edhe Kryeministri që është transformimi i stadiumit Selman Stërmasi në një hapësirë të ngjashme me Arenën Kombëtare, e cila do jetë një hapësirë komerciale, punësimi dhe sport. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe me Pallatin e Sportit Asllan Rusi, që sigurisht do pasohen edhe me fusha sportive që ne do kompletojmë në zona të ndryshme të Tiranës. Janë planifikuar 100 terrene sportive”.

Investimet në shkolla pritet t’i japin fund mësimit me dy turne të cilat në disa zona po zhvillohet për shkak të rikonstruksionit të godinave ekzistuese arsimore.

“Nëse kemi shkolla me dy turne është për shkak të rikonstruksionit të disa shkollave. Kështu Tirana me 43 shkolla të reja besoj, që kjo fushatë që vjen është e para që shkollat me dy turne nuk do të zënë hapësirë. Akademia e Policisë, shkolla tjetër pranë spitalit të arabit, shkollat ekszistuese po ribëhen, shkolla Emin Duraku. Në shkollat ku donator është BE, burokracia është edhe në Nju Jork”.

E pas ndërtimit të shkollave të reja në Astir, Veliaj thotë se tashmë ka ardhur koha edhe për ndërtimin e kampusit universitar./Tv Klan

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    January 6, 2023 at 9:49 pm

    Rezultati eshte i paravendosur, para e madhe e ardhur nga droga do te bleje cdo vote qe dyshohetr se eshte kundra Ed Brekushexhiut.
    Grupet paramilitare te patronazhiste do te jene ne terren, kete nuk e shikon as BE e as Kimetja.

    Reply
  • Labi says:
    January 7, 2023 at 7:01 am

    Nuk do ti blejne dot,ky ka bere shume armiq duke i vjedh tokat e shtepit njerezve. Lali lekut po i vjenenja verdalle,zoti perpara te merr mendjen pastaj leket e ne fund burgun.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?