Një kontratë me vlerë 6 milionë dollarë mes Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe kompanisë lobuese me qendër në Florida, “Continental Strategy” vijon të tërheqë vëmendjen dhe të pasohet me reagime të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Është pikërisht vlera e kontratës që duket se ka tërhequr vëmendjen, pasi ajo jo vetëm është më e madhja që një parti apo grupim politik në Shqipëri ka paguar në 34 vitet e pluralizmit, por edhe është edhe më e madhja që kompania lobuese ka përfituar, referuar dokumenteve zyrtare të depozituara në FARA, ka nënshkruar që nga momenti i themelimit të saj.
Continental punëson një listë lobistësh me lidhje me Trump-world, përfshirë Katie Wiles, nëna e së cilës është Shefe e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.
Continental Strategy ka gjithashtu lidhje të thella me figurat e administratës Trump, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili ka fuqinë për të hequr Berishën nga lista e zezë.
Fred Abrahams, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, i cili herë shfaqet si mik i Edi Ramës dhe herë kritik i tij, në postime në rrjetet sociale ka komentuar lidhur me këtë kontratë lobimi.
“Përtej zgjedhjeve të 11 majit, një qëllim kryesor është padyshim heqja e Sali Berishës dhe familjes së tij nga lista e personave të padëshiruar në SHBA. Me lidhje me Susie Wiles, Rubio dhe të tjerë, kjo kompani lobuese mund ta bëjë këtë”, shkruan Abrahams në një prej postimeve në X.
Fred Abrahams është studiues, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.
Libri i tij “Modern Albania – from Dictatorship to Democracy in Europe” ofron një vështrim të thellë në historinë e re të rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe të sprovave dhe vuajtjeve që kaloi vendi. Ai bazohet në përvojën personale të autorit, në më shumë se njëzet vjet punë kërkimore dhe analizën e qindra e dokumenteve, dikur sekrete, nga Shqipëria dhe SHBA, si dhe në intervista me personalitete kyç, shqiptarë dhe të huaj, që kanë luajtur rol në politikën e vendit që nga viti 1990 – mes tyre edhe ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqësit e opozitës, agjentë të shërbimeve sekrete, diplomatë, apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Libri është botuar nga New York University Press.
Në këtë intervistë botuar nga gazeta DITA, ai thotë se libri i tij është një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë, që në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur.
“Amerikanët arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por…” – tregon Abrahams. Ai ka intervistuar edhe Ramiz Alinë dhe Sofokli Lazrin për “revolucionin” e 90-s.
Ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit” – thotë ai.
Titulli i librit tuaj është “Modern Albania” – Shqipëria moderne – një mbiemër ky me dy kuptime? A mendoni se Shqipëria është një vend modern?
Titulli i librit “Modern Albania” është përdorur në kuptimin e një historie “bashkëkohore” apo të kohës së sotme, në kontrast me historinë e Shqipërisë para luftës ose nën Perandorinë Osmane. Me titullin unë nuk dua të sugjeroj se Shqipëria është një vend modern, në kuptimin një vend përparimtar, largpamës dhe progresiv. Përkundrazi, një temë konstante në libër është se sa vazhdon të jetë e ngarkuar Shqipëria me barrën e së kaluarës e saj.
Një refren shumë i dashur i retorikës politike në Shqipëri është ai i revolucionit për përmbysjen e regjimit komunist. Për këtë tip të ri revolucioni pa gjak që ndodhi në disa nga vendet e tjera ish-komuniste, historian Timothy Garton Ash përdor termin “Refolution”, pra reformë dhe revolution. A ka pasur në Shqipëri një revolucion antikomunist.
Shqipëria nuk ka pasur një revolucion. Por aty ekziston një mit shumë i fortë për një revolucion të tillë.
Pas rënies së Murit të Berlinit, Ramiz Alia e kuptoi se Shqipëria duhet të ndryshonte, sepse ajo nuk mund të mbijetonte e vetme. Kjo pikëpamje u intensifikua pas vrasjes së Çausheskut në Rumani. Ramiz Alia dhe njerëz nga rrethi i tij i ngushtë më kanë thënë në intervistat që kam zhvilluar me ta, se donin që ta demokratizonin Shqipërinë. Unë nuk mendoj se ata ishin demokratë, por se ata ishin të shqetësuar dhe në kërkim të një mënyre, se si mund ta shmangnin për veten fatin që pësoi Çaushesku. Sidoqoftë ata iniciuan disa reforma. Të gjitha ndryshimet e bëra ishin nga lart dhe të gjitha brenda parametrave të partisë, si p.sh. pluralizmi famëkeq i mendimit. Ata liberalizuan ekonominë dhe reduktuan dënimet për disa të burgosur politikë. Ata lejuan median të botojë disa pikëpamje kritike. Dalëngadalë ata filluan t’i lironin zinxhirët, por nuk i hoqën ato.
Në vend të kësaj ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit”. Pra ata donin që pushteti të kalonte në duart e një grupi njerëzish të besuar, të cilët ose ishin anëtarë të PPSH-së, ose gëzonin përqafimin e dorës së ngrohtë të saj. Ishte fjala pra për intelektualë të besuar, të cilët duhet të merrnin në dorë kontrollin dhe pushtetin.
Megjithatë ka pasur edhe disa impulse të revoltës së vërtetë nga poshtë. Në janar 1990 protesta në Shkodër për të rrëzuar bustin e Stalinit, për shembull, është një shembull i tillë. Ose në mars 1990 protesta në Kavajë. Mësymja e ambasadave në korrikun e vitit 1990 ishte një moment i qartë kur shqiptarët i morën gjërat në duart e tyre, të frustruar nga hapat e zvarritur të reformës. Dhe sigurisht edhe lëvizja studentore e dhjetorit, kur të rinjtë me guxim thanë “mjaft!”
Por, pas secilit nga këto momente, partia arriti ta vinte situatën nën kontroll. Pra, unë mendoj se Jo, në Shqipëri nuk ka pasur një revolucion në kuptimin e një ndërprerjeje radikale të fijeve të së kaluarës. Por unë gjithashtu mendoj, se kjo ndoshta ishte një gjë e mirë. Sepse duke pasur parasysh shkallën e represionit dhe të dhunës në vend, apo shkatërrimin e aq shumë familjeve gjatë diktaturës, një revolucion i vërtetë në Shqipëri mund të kishte qenë shumë i përgjakshëm.
Ju thoni që në Shqipëri edhe pse nuk kishte revolucion, ekziston një “mit për revolucionin”. Cilat janë shkaqet për këtë?
Edhe pse në Shqipëri nuk ka pasur revolucion, ekziston një pikëpamje e përgjithshme si në Shqipëri edhe jashtë saj, se regjimi i errët komunist u përmbys nga një lëvizje demokratike. Unë shoh disa arsye për këtë.
Së pari, Partia Demokratike e ka përdorur këtë fabul, për qëllimet e saj politike. Kjo ishte një histori mjaft tërheqëse për t’u treguar – sidomos për Perëndimin: ne u ngritëm më këmbë dhe e mbytëm bishën. Sali Berisha e përdori mitin e revolucionit. Shqiptarët kanë një predispozicion për të pranuar mitet. Ata janë mësuar me to dhe në këtë mënyrë kjo histori dramatike mund të thithej me lehtësi.
Krijimi i mitit nuk është ndonjë gjë e papritur, për shkak se liderët e rinj politikë kërkonin të mbështestin dhe fuqizonin pushtetin e tyre. Por ajo që më duket interesante është, se sa e gatshme ishte bashkësia ndërkombëtare për ta pranuar mitin dhe madje edhe për ta promovuar atë. Sidomos qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përqafoi mbi të gjitha idenë se pas kthesës në Shqipëri ekzistonin ish-komunistët e poshtër përballë demokratëve mendjehapur.
Si e shpjegoni ju faktin që bashkësia ndërkombëtare e pranoi këtë mit?
Fred Abrahams: Unë shoh disa arsye. Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dinin shumë pak për Shqipërinë në atë kohë. Uashingtoni nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe nuk kishte burime të shërbimeve sekrete. SHBA me të vërtetë nuk e njihnin as vendin apo as popullin. Një detaj i vogël, edhe pse në pamje të parë skajor, që dëshmon për këtë është që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1991, Departamenti i Shtetit nuk kishte madje as edhe flamurin shqiptar për ceremoninë.
Së dyti, politikëbërësit amerikanë u verbuan nga drama e fuqishme e rilindjes së Shqipërisë. Kur James Baker vizitoi Tiranën në qershor të vitit 1991, njerëzit u përpoqën ta mbanin në krahë makinën e tij nga aeroporti. Pritja ishte tejet e përzemërt dhe madhështore dhe diplomatët amerikanë u ngashënjyen fort prej kësaj fitoreje të madhe të Luftës së Ftohtë.
Po ashtu ata ranë gjithashtu pre e një analize të thjeshtëzuar pra njeriu i mirë përballë njeriut të keq, apo kauboi dhe indiani, në një kohë që realiteti shqiptar ishte shumë më kompleks. Si mund ta shpjegonin ata për shembull, që Ilir Meta dhe Pandeli Majko shkuan me socialistët, ndërsa Gramoz Pashko, Sali Berisha dhe shumë anëtarë të tjerë të PPSH-së themeluan PD-në? Ndarja e politikanëve të Shqipërisë në politikanë të nderuar blu dhe politikanë mashtrues të kuq ishte për të krijuar një ndarje artificiale nga e cila Shqipëria vuan ende dhe sot.
Arsyeja e tretë ishte më shumë praktike, dhe lidhej me rajonin. Në atë kohë, shqetësimi kryesor në Uashington ishte lufta në Jugosllavi dhe, sa u përkiste shqiptarëve, që konflikti të mos përhapej në Kosovë apo Maqedoni. Në këtë mënyrë SHBA mbështeti me të gjithë forcën dhe ndikimin e saj Berishën dhe PD-në, sepse mendonin se kjo forcë do të kishte një ndikim moderues tek shqiptarët jashtë vendit.
Nëse ju shikoni deklaratat e para të PD-së, ato flasin për bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët. Por kjo ndryshoi shpejt në “respektimin e të drejtave të vëllezërve dhe motrave tona.” Në këtë në mënyrë nga dokumentet që kam marrë nga Departamenti i Shtetit për këtë libër duket pra qartë: Uashingtoni ishte shumë i shqetësuar në lidhje me retorikën nxitëse. Dhe në fund ata arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por mos shkakto rrëmujë përtej kufijve të vendit.
Ajo që unë nuk e kuptoj është se pse qeveritë perëndimore i dhanë atij një mbështetje të tillë jokritike. Kur ai filloi të shfaqte autoritarizmin e tij dhe etjen për hakmarrje, SHBA heshti. Kur ai keqtrajtoi një gazetar, SHBA heshti. Kur ai e futi kreun e opozitës në burg SHBA heshti. Fatos Nano mund të ketë qenë fajtor, por gjykimi i tij ishte një farsë.
Unë kam pyetur Bill Ryerson dhe, më të rëndësishmin, Chris Hill, se pse ata nuk kanë thënë asgjë. Dhe ata më thanë se pas së kaluarës së vështirë të Shqipërisë ata e prisnin që rruga e saj të ishte me gunga. Po ashtu Hill ka folur edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë në rajon.
Unë mendoj se heshtja e tyre ishte një gabim i madh. Sigurisht Berisha ishte njeriu i tyre, por ata duhet t’i kishin vënë disa kufij.
A ka ndryshuar politika e SHBA-së ndaj Shqipërisë sot?
Ajo ka ndryshuar shumë. Sot ata e kuptojnë se duhet bërë më shumë për ndërtimin e institucioneve.
Çfarë prisni nga libri juaj?
Unë pres që shumë njerëzve nuk do t’ju pëlqejë mënyra se si i kam portretizuar në libër. Dhe ky nuk është vetëm Berisha dhe anëtarët e tjerë të PD, por edhe Nano, Meta, Rama dhe politikanë të tjerë, të cilët shpesh i shohin postet e tyre si mundësi se sa si përgjegjësi. Libri është një kritikë ndaj elitës politike në Shqipëri.
Është gjithashtu një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë të cilët në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur. Shqipëria do të jetë “moderne” në kuptimin tjetër të fjalës, kur fjala “intelektual” në shqip do të ketë më tepër kuptimin e një mendimtari kritik dhe me ndikim në vend, se sa të një personi, i cili është diplomuar në universitet, sikurse përdoret sot.
Nga kjo Interviste kuptohet se Berishen nuk e sollen Amerikanet,Nuk e solli Ramiz Alia,por U IMPONUA ME BANDITET E TROPOJES dhe intelektualet shurraqe,te frustuar nuk paten burrerine ta mberthenin per fyti:Ku vete ti malok?Shko atje mbaje radhen me gjithe cubat me rovole!!Te lajmeronin Policine te c`armatosnin Azam Hajdarin,Izet Haxhine,Sali Lushen,qe imponoheshin TE ARMATOSUR ne emer te Bishes Doktor. Eshte nenshtrimi i Dijetareve qytetare para Forces brutale te Harbutit malok,qe imponoi Berishen,tek Amerikanet.Tani te haje mut,se ka rene ne Usta,ja ka lidhur kapistallin Edi Rama,s`ka ku shkon,,por DEMIN E BERI.
Për uzurpuesin e demokracisë,
nga poeti popullor në vitin 2005 :
“Ku e ke djalin nënë Jovanka ?
-Në Tiranë, tek Sllobodanka.
Na është kthy dhëndri n’pushtet,
Tash do dalim n’selamet.
“Dobro doshli, daj Fazlliçi !
E uron Shkelzen-o-viçi.”
“Zdravo unuka Argitë !
Të gezojme që erdh’ kjo ditë!
Tash fitojme ç’far’ t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rritë normën e fitimit,
Jem’ bashkue me botën e krimit.
Objektiv i madh për mue:
Këto milionat me i fitue.
Si t’i fusim në xhepin tonë,
Ka metoda, ti pastrojmë!
Armë, drogë e kontrabandë,
Jane për burrat: punë e randë,
Këtu, Argite mos i fut hundët,
Kem Shkelzenin për kësi punësh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind për demontim!
Ti Argita, bija ime:
Fokusou n’ privatizime!
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithë projektet që ka shteti,
Do i përlajmë t’ tana për vedi.
Ç’farë ka prona ky milet,
Në mal, n’fushë a në bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadalë,
Futju bregdetit me radhë,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’lëmë parcelë të na shpetoje!
Ty Jamarber t’kam si djalë,
T’i zaptosh tokat në Jalë!
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen më fati në derë,
Ta shfrytezojme per t’fundit herë!
Të mos mbesë aset pa shit,
Të mos lëmë pronë pa grabit.
Do vëmë kapital pa masë,
Do fitojme para me thasë,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt që konsulton, Dhjetë përqindëshin e “rrafshon”.
Nga që pronat ke synim,
Po të jap mendimin tim:
Tokë me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronarë ca katundarë,
I gënjejmë me pak dollarë.
Bëjmë nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokës shkon n’stratosferë,
Rritet çmimi 300 herë !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare të madhe fitojmë ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithë mafiozët ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Përdor mjetet e ushtrisë,
Ke dhe çikën e Farisë.
Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen.
Fatmir Medin e Aldo Bumçen,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Në poligon shko ndonjehere n’të rrallë,
Veç me mbush thasët me dollarë,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon!
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi,
Kur shfrytëzohen gra e fëmi. Këto jane punë që leverdisin,
Pasurohemi me tanë fisin!
Fitim të tillë nuk ka parë bota,
Pesëdhjetë breza s’na dhemb koka.
– Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n në xhep. T’u krijojme pershtypjen t’tanëve,
“Se ua dhamë amerikanëve”.
Nga Teksasi, një firme hiçi,
Na e gjejnë Toma e Fazlliçi.
Koperturë n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence ! Fillo, jepi konsulencë !
Të startojë me korrupsion, T’paguaje mediat, sa t’kërkojnë!
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjellë nga Azerbaijani. Nuk prish punë, t’ zeza a t’kuqe,
Mirë se të vijnë nga mafia ruse!
Vlerë fiktive vëmë n’ ofertë,
Me u “pague” për 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I ndërron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai për shoqni,
Ai ka këtu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Për “OK”-n në parlament,
Duhet ba një marifet:
Veç të ketë emrin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rëndësi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, ca gomarë,
S’jane të zot as “për një punë”,
Miratojne ç’far u them unë.
Pse jane arti, politika ?!
I blejmë ca nga opozita,
Kur ta mbyllim këtë pazar,
U çojmë ftesat për iftar.
Për paratë, s’kemi siklet, ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyesë ndonjë gazetë,
“Janë pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonjë gazetar,
Do ta shpallë une tradhtar,
Do ia djeg gjithë pasurinë,
Me shtypshkronjë, e me makine.
Për transferta kriminale,
Kemi bankën personale,
Me Korkut e Elvanë,
Kryebandit Adrian Fullanë.
I bajme ligjet si t’i dona,
Që kjo ARMO t’jetë e jona.
Ky qe plani, me startu,
Eshte sukses i garantu !!
…….
(Poemë, për të mos harruar me kë kemi të bëjmë ende, o shqiptarë!….)
Autori e thote hapur” 1- Saliu ishte njeriut i tyre,dmth,me emrat njeriut i Raiersonit dhe kris Hill,ndaj nuk e hapin gojen”.-2-Amerikanet i thane Saliut bej cfare te duash.Keto Jane te quarta sepse Raiersonit Ka qene ambasadori si dhe Hill,por Raiersonit Ka qene Edhe shef i CIA per Ballkanin qekur ishte sek.i ambasade amerikane ne Beogradin,ngaku erdhi ambasadori ne Shqiperi.Ne thelb,Saliu Ka qene orodukt i bashkepunimit dhe marveshjes Cia – UDB,marveshjes e cilat Ka fillimet e saj ne vitin 1954,sipas te ciles agjenturat e UDB ne Shqiperi vihej ne dispozicion te CIA.Nuk eshte vetem Saliu ,por Edhe “patrioti intelektual ” i zerit te Amerikes,Shkreli dhe ai tjetrin me mustaqe,Biberici Sigurisht nuk Jane vetem,por permend keta si tropojanet e” malsore patriote heronj”qe i sherbyen me besnikeri UDB fillimisht dhe CIA me pas.Ata qe i sherbyen Titos dhe Rankivicit kunder Shqiperise dhe pavarsise se saj,sot Jane heronj dhe dallendyshe te demokracise ATA qe moren nje Shqiperi gjysem feudale te shkaterruar nga lufta me 85% te popullsise analfabetet dhe e ndertuan nga e para me industri,bujqesi arsim shkencen,universitete e akademine,me mbrojtjen te paisur mire sot Jane armiqte e kombit shqiptar.Sigurisht ,ne ato kondita,Ramizi nuk kish rrugen tjeter,sepse ” grushtin i shtetit i tipit hrushovian” u realizuar.Por ky realizim Ka ardhue sipas programit te CIA ardhue ne Shqiperi ne vitet 1989-1990,perkthyer me grup Pune ne Aparatin e KQPPSh.Ne kete program cdo gje percaktojne qarte.
Kjo qe thote Abrahamsi eshte e vertete qe Amerika i vuri Saliut ‘”U” perpara dhe e beri USALI….cfare ka ndodhur pas librit te perrallave te Abrahomsit kane kaluar shume vite dhe kane dale “kujtime” qe e bejne nderhyrjen e perendimit kriminale ne ato vite..per shembull..Izet Haxhia thote se ne 1 prill 1991 mbas humbjes se USALIUT ne 31 mars 1991 erdhi ne seline e PD Halez Biberaj dhe dha udher “luftarak” te mos njiheshin votimet dhe te vazhdonin revoltat dhe per kete coi terroristin Azem Hajdari ne Shkoder….Amerika zyrtare ka pergjegjsi juridike kur pas grushtit te shtetit ne 14 shtator 1998 beri shantazh mbi qeverine e kohes qe te mos arrestohej USALIU i tyre…Veprimi i fundit i Bidenit me Jurikimet e tij qe i dha nje non grata perkedheles nje krimineli si Serbiberisha E NGARKON AMERIKEN ME PERGJEGJESI MORALE..te mos flasim per kualicjonin e Himares te terroristeve Berisha Beleri dhe heshtjen kriminale te Perendimit pjerdhur…se del akoma me keq..thjesht amerika e kllonoi Usaliun dhe po e mbron hapur fare me non grata gallata…preisni se nuk keni pare gje akoma..qofsha i gabuar !
E dinin qe rruga e shqiperise di ishte me gunga,se edhe shqiptaret vete jan me gunga,,dhe ashtu po vazhdojme te ken idhull sali gungen sot ne 2025,,,vari Ka,,,shtet gungash,,,
Kur Noli me shpuren e tij rane nga pushteti ne dhjetor 1924 ,, me pas thane : na mundi Maloku per A. Zogun.
Edhe intelektualet e tredhur pasi Saliu shtypi mocionistet , psheretinin : na mundi Maloku . Por ne dallim nga fanolistet , mocionistet u rikthyen si dele ne vathen e Saliut
Meqe mundi Mocionistet ne 1991-92,le te mundi Edi Ramen,qe ka 12 vjet qe tall hallatet me Berishen.Cdo Zgjedhje i tregon fotografine me kashte e koqe perjashta,Mbas zgjedhjeve do ta mbylle tek Kulla Londres per grabitjen e Klubit Partizani,
Ky bisha i pamposhtur,qe perfundoi buf kenete.
Abrahamsi thotë (citoj) Libri është një kritikë ndaj elitës politike në Shqipëri.(fund citimi) ndersa une do paraqes kete koment si fajesim 101% te politikës amerikane ne ate vend sepse me vogla duhej qe kur u arestua Veliaj duhet te gjente ne biruce Minuesin e Demokracise sic tallin trapin Trampistet apo bidonin Bidenistet me non graten..thjesht ate qe nuk e bene per 500 vjet presidentet e perandorise osmane e bene ne 33 vjet sulltanet e Portes se Larte te Washingtonit me mulla Sali Biberishen e tyre qe po e mbrojne Usaliun e tyre me cdo cmim dhe duke poshteruar nje komb te tere…tradhetia e miqve qenka me e rende se pushtimi nga armiqte…
Fred Abrahams nuk eshte “një njohës shumë i mirë i Shqipërisë.” Fredi gabon kur e cileson librin e tij “Është gjithashtu një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë.” Intelektualet e viteve 1991-2025″ ndahen ne dy grupe: ata, te cilet u pushuan nga agjenti 007 i Shqiperise, SVB me lista nga institucionet shkencore dhe u hodhen ne rrugen e mergimit dhe ata qe mbeten u detyruan te siguronin buken e gojes duke e hedhur vallen sipas daulles se kryekriminelit dhe kryehajdutit SVB, agjent i Jugosllavise, Frances, SHBA-se, Greqise dhe Rusise.
Partine Demokratike dhe Qeverrine,Pushtetin Berishes nuk ja dhane Amerikanet.Amerikanet mbeshteten Faktin e kryer ashtu si mbeshteten Qeverrine e Enver Hoxhes ne Tribunen e Tiranes ne 28 nentor 1944,pa kushte.
Berisha Partine Demokratike ja grabiti Qorrave Intelektuale te Tiranes,qe e priten si Mesi,doktorri,doktorri.Ju imponua qorrave.Alexander Mexi,Arben Imami,Neritan Ceka,Arben Demeti,Prec Zogaj mbeshteten Berishen se kishin Frike mos e merrte Gramoz Pashko.Hengren koken e vet.Kur mori kryetarllekun e PD,Berisha nuk permbahej me.U leshua si ortek,Nuk njohu zgjedhjet e 31 Marsit,organizoi 2 Prillin,Rrezoi Qeverrine e Koalicionit,Imponoi Zgjedhje te parakohshme,.Amerikanet e mbeshteten sikunder do te mbeshtetnin cilendo opozite Antikomuniste.Sali Berishen nuk e njihnim Ne,jo ta njihnin Amerikanet,Qendrimi i vertete Amerikan fillon me Ultimatumin e dorzimit te Institucioneve te pushtuara gjate grushtit te Shtetit te 98.Aty qene Byberja me kete Shkrelin,Pse nuk e penguan Ameriken ta shpallte NON GRATA BERISHEN?Nuk eshte aspak e lehte,Eshte nje Vule e pashlyeshme perjetesisht per Familjen Berisha,qe nuk e blen dot me gjithe Pasurine qe ka.Prandaj po perdridhet me La Civitat,po nuk i bejne pune.
Rrofsh “Arber” qe na solle rapsodine popullore qe permbledh pothuaj shumicen e bemave te Sali Pykes!
Tani merni nje valle e kendoni per Ramen se po ju a ben me keq se Saliu, po ju ofendon ne ate menyre duke ju quajtur letra pa vlere , njerez çyryk dhe ju kenaqeni sepse neper mbledhje ju therret grate e femijet per ti spjeguar se çjane koqet dhe kete e ben nje njeri qe s’pati koqe te beje nje femijepor e beri me ndihmen e Babes ! Ketij te dytit si ka dale akoma emri i babes, te presim kur ti mbaroje mandati . Me vjen keq per demon qe ashtu si dhe mero eshte kthyer ne sherbetor ap tellall i Rames.
Nga 5 nentori i zgjedhjes Trump President e sidomos nga ikja e dyshes sorosiane Biden-Blinken nga White House, Edi Rama e hoqi nga goja ate “non grata” sa here i referohej Berishes duke vertetuar kesisoj se ajo non grata per Berishen aq e festuar ne qeverine Rama ne 2021 kishte afat vetem sa te ishte ajo administrate ne pushtet, pra vetem 4 vite.
BUKUR FORT, POR KUSH ESHTE FRED ABRAHAMS SI HEROI PER TE DREJTAT E NJERIUT?
@vlonjati:
Eshte mjaft inkurajuese qe ne situaten tragjike qe po perjeton Shqypnia te dalin komentues opozitare edhe zera te vetmuar qe nuk bien ne KURTHET me Saliun si ALIBIA e gangsterit Edi Rama dhe te shikojne realisht dhe pragmatisht FERRIN enverist qe ka ndertuar me Rilindja me Sigurimin e Enverit per te vjedhur dhe asgjesuar perfundimisht Vatanin si kurre me pare ne histori. Ketu lind pyetja qe gjithmone anashkalohet nga media jone e shitur kombetare:
PSE SHQYPTARET SOT JANE TE PRIRUR T’U BESOJNE LLOGJEVE TE ANALISTEVE TE HUAJ PER TEMA QE I NJEH ME MIRE CDO SHQYPTAR ME NIVEL TE MESEM INTELEKTUAL DHE KUSH ESHTE FRED ABRAHAMS QE T’U “TREGOJE BABAIT ARAT” PER SALI BERISHEN, PJELLEN E ENVERIT, TE NEXHMIJES DHE RAMIZIT QE E NJEH CDO SHQYPTAR ME DHEMBE DHE DHEMBALLE?
Pergjigja eshte fare e thjeshte dhe ajo ka te beje me faktin trishtues se shqyptaret kane mbetur ashtu sic i la Enveri, Nexhmija dhe Ramizi si BAJGA fanatike, si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, “patriote” me gisht ne bythe ne lufte kontemporane me Armikun e Kllases dhe Armikun e Jashtem, ne Lufte epike me Imperializmin e LIG dhe monarko-fashistet e Greqise dhe serbo-sllavet e Serbise, por qe jane injorante dhe katunare dru me pre qe nuk dine te hapin internetin dhe te lexojne vete qe Fred Abrahams eshte si ky qe pershkruhet me poshte nga media prastigjoze ne Bote dhe qe intelektuali po e sjell me postim copy-paste me nje perkthim qe ta kuptoje gazeta DITA dhe BAJGAT e Enverit te VERTETEN pse Edi Rama i perdor si leter bythe e perdorur per te vjedhur dhe shitur cdo llokme te Shqypnise, ja kush eshte Fred Abrahams:
Fred Abrahams foli para KE ne Strasburg: Dick Marty – një Hero i të Drejtave të Njeriut u nderua me të drejtë javën e kaluar nga KE:
“Dick Marty fitoi reputacion në vitet 1980 si një prokuror i vendosur i krimit të organizuar në kantonin zviceran të Ticinos. Më vonë ai u bashkua me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku prodhoi një sërë raportesh të ashpra, duke ekspozuar abuzimet e të drejtave të njeriut nga forca të fuqishme mafioze antihumane si organizata terroriste me pushtet te plote. Më 1 dhjetor, Këshilli i Evropës nderoi këto arritje duke i dhënë atij Çmimin Pro Merito. Ne Raportin e Këshillit të Evropës te vitit 2006 Dick Marty dokumentoi rrjetin e burgjeve sekrete të CIA-s në Evropë që qeveria e Shteteve të Bashkuara krijoi për të ndaluar në mënyrë të paligjshme dhjetëra burra të huaj myslimanë pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai e ndoqi atë në vitin 2007 duke detajuar torturat dhe transferimet e paligjshme të këtyre të ndaluarve. Raportet ndihmuan në pesë vendime në mbështetje të viktimave të torturës nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ndër një sërë hapash të tjerë ne mbeshtetje te drejtes nderkombetare te njeriut per t’u mbrojtur nga abuzimet nga akuzat. Dy vjet më vonë, ai (Dick Marty) dokumentoi shkelje të rënda në rajonin e Kaukazit të Veriut të Rusisë, duke përfshirë edhe nga forcat nën kontrollin de facto të guvernatorit aktual të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. Më vonë ai dëshmoi në gjyqin për vrasje në Vjenë të tre burrave të akuzuar për vrasjen e një kundërshtari të Kadyrovit. Në vitin 2010, Marty hartoi një raport mbi abuzimet dhe krimet serioze kunder njerezimit të kryera nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë, por edhe pas luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë, duke synuar me shume serbët, romët, por edhe shqiptarët etnikë kundershtare politike te PDK të konsideruar si bashkëpunëtorë te Serbise. Kjo e nxiti Bashkimin Evropian të krijonte një Task Forcë Speciale Hetimore, të udhëhequr nga një ish-ambasador i SHBA-së për krimet e luftës, qe u miratua nga Parlamenti kosovar, i cili gjeti prova të mjaftueshme për të ngritur padi kundër individëve të caktuar për një fushatë persekutimi dhe abuzimi te cilesuara si krime kunder njerezimit me ekzekutime makaber per kundershtaret dhe likuidim te deshmitareve. BE më pas krijoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, të cilat sot po gjykojnë ish-udhëheqësin e UÇK-së dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të UÇK-së. Tema e përbashkët në raportet e Dick Marty-t është ndjekja e fakteve pa marrë parasysh politikën. Ai dënoi abuzimet e rënda, pavarësisht fajtorit ose sa jopopullor është pretendimi sidomos per trafikun me organet njerezore ne Kosove dhe Shqiperi. Për këtë, ai është akuzuar per shpifje nga analiste ekspertë, politikanë “patriote” dhe një kryeministër shqiptar që bën fushatë “patriotike” për llogari te elektoratit te tij fanatik. Më seriozisht, Heroi i BE, Dick Marty ka marrë kërcënime me vdekje nga kriminele anonime dhe është bërë subjekt i një komploti vrasjeje te pashembullt ne Drejtesine Nderkombetare.”
Ky eshte raporti i Fred Abrahams para KE o gazeta e paditur DITA dhe ju o BAJGAT injorante “patriotike” te Enverit qe mastruboheni me Sali Berishen si ALIBIA e Edi Rames ne krimet monstroze te Rilindjes se tij.
Për guximin dhe përkushtimin e tij, Dick Marty meriton njohjen dhe lavdërimin.
Heqja e non grata per Saliun? Ne asnje menyre : Kjo do sillte emigrim masiv nga ana e Rilindasve e vendi do mbetej pa hajdute!
kur hajdutet-love kryehajdutin ,kryevrasesin,kryetradhetarin c’mund te ndodhe?
Mesa LEXOVA nga Autori & komentuesit..KUPTOVA se Shqipëria në 34 vite është DREJTUAR NGA POLITIQËN AVENTURJER me në krye USALI dhëndërrin e beogradit,ku AGJENTURAT TË HUAJA PO E MBROJNË AKOMA ME ÇDO ÇMIM HA-LE-ATIN E TYRE NË 34 VITE.!
Fakti që pas 100 krime të bëra që nga 1991 Shkodër e deri sot të 101-të me lobimin në Amerikë me 6 mil.$ për të pastruar fytyrën e tij të non gratës për KORRUPSION MADHOR,MINIM TË DEMOKRACISË,SHPËRFILLJE(TREDHJE) TË DREJTËSISË..DHE PA NDËSHKIM,Tregon se Amerika që e shpalli Atë Non Grata,jo vetëm nuk tregoi FAKTET që kërkoi ishi A.Kraja i SPAK,por lejoi që LULI BASHA që zbatoi porosinë e tyre për ta përjashtyar nga PD-të PËRDHOSEJ NGA AGJENTI TYRE.!
Deklarata e Yuri Kim se me Sb PD do të haj BAR.. paskej qën një TALLJE TË 90 % TË POPULLIT SHQIPLTAR.!
Po kështu,mos gradimi i AMBASADORIT AMERIKAN NË TIRANË TREGON LËNIEN E SHQIPLRISË NË STATUCUO-RRËMUJ DEMOKRATIKE.!
Duet kohë për argumente të shumta të artikullit të madh në DITA të nderume.!
RROFT “MBRETI”,AGJENTI SHUMLFISHT- USALI.!
FLM DITA.
replike miqsore me komentuesin NATO
1 Maj, 2025 te 4:09 am
Nuk jam i sigurte se nuk njeh historine apo po e perdor historine ne funksion te pozicjonit politik qe keni…Enver Hoxha dhe partizanet e tij ishin ne nje fare menyre ushtare vullnetare e anglo-amerikaneve…Shume dokumente interesante tregojne se anglo amerikanet e pane me te aresyeshme pas veres se 1943 qe me mire se nje zbarkim i tyre si ne Siqeli ( Itali) ,ne Ballkan te furnizonin me armatim & dollare partizanet jugosllave,shqiptare,bullgare etj dhe te luftonin gjermanet se ju doli dhe me mire..Krahesimi qe beni midis Enverit dhe Berishes eshte i gabuar dhe i djallezuar…Ne 28-29 nendor 1944 ishte dita e fundit qe Amerikont ishin me Enverin dhe filluan perpjekjet per rrezimin e tij( qe i rruajten Trapin)…Kurse me Berishen ndryshon puna…Historia tregon se kuazi fashiste si Pinoceti Kilit,Papadhopulos Greqise,kolonelet e Turqise etj ishin derivate te sherbimeve sekrete amerikane per te rrezuar me dhune te majtat respektive .E njejta gje eshte dhe me Berishen qe ishte INCEST i Cias Amerikane me udb jugosllave ne vitet 80 qe tregon se Viqidolsi ka karte paprekshmerie deri ne vdekje.. Nese nuk e kupton ke probleme intelekti,,nese e kupton dhe ben si “kokrra budalles” je me i zi se Sali Belerisha i Marikes
Eshte vertetuar disa here qe Berisha nuk di te beje qeverisje me rregulla. Ai di vetem mitingje, bertitje, garantirne madheshtore dhe petulla me uje. Te sjellesh Berishen si kandidat eshte imorale. Se i ka dale boja dhe s’ka filozofi ta justifikoje kete turbullim politik me nje Berishe te telendisur si qen i rrahur. Do humbe perseri e perseri do kerkoje zgjedhje te reja, se eshte e vetmja formule qe di ky derr malokut nga politika. He, dhe e fundit! Amerikanet e sollen , po ata ia prene bileten per ne esfel.
Berisha i dyzuar si komunist dhe antikomunist
i zjarrte, gjeti mbeshtetje se mendohej se ashtu
si kishte aftesi te ballanconte keto dy ekstreme
brenda vetes se tij, po ashtu do ishte ne gjendje
te shmangte nje lufte civile.
Kjo u arrit edhe per faktin se shumica e komunisteve
te viti 1990 ishin bere antere te PPSH vetem per interes
ekonomike dhe per nje status te mire shoqerore.
ATO nuk besonin ne Komunizem. ATO mund ta kthenin
pozicionin e tyre nga cdo krah per te mos rene ne greminen
ku po i conte Enver Hoxha, por me nje kusht:
Te mos persekutoheshin.
Ato kopjuan filozofin e Sali Berishes
dhe jane shendosh e mire edhe sot.