Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse e ka ndërruar Saliu datën e lindjes sipas dy prej ish-njerëzve të tij më të afërt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pse e ka ndërruar Saliu datën e lindjes sipas dy prej ish-njerëzve të tij më të afërt
KronikeLajmi i fundit

Pse e ka ndërruar Saliu datën e lindjes sipas dy prej ish-njerëzve të tij më të afërt

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha, tashmë i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion, mund të përballet me një hetim të ri nëse SPAK merr në konsideratë kallzimin e bërë nga avokati Idajet Beqiri.

Berisha ka qenë në fakt gjithnjë ka qënë në qendër të vëmendjes për fjalorin e rëndë që ka përdorur dhe përdor kundër kundërshtarëve të tij. Ai nuk ka bërë kurrë dallim, nëse përballë ka pasur politikanë meshkuj apo femra, duke mos i matur fjalët, pjesa më e madhe e të cilave kanë qënë jashtë standardit etik të një njeriu publik.

Mero Baze dhe Izet Haxhia kanë qenë dy nga njerëzit më të afërt të Berishës, në kontakte të ngushta me të dhe me familjen e tij.

- Publicitet -

Të dy, veç dëshmive akuzuese për abuzimet e tij me pushtetin, kanë bërë në kohë të ndryshme edhe dy rrëfime  shumë specifike.

Baze dhe Haxhia kanë një shpjegim në terma shumë sensitivë për sjelljen vulgare të Berishës dhe maninë e tij për përgjime apo për të sulmuar kundërshtarët nga gratë.

Ata e lidhin këtë sjelllje me një kompleks të zhvilluar te Berisha, si fryt i një jete aspak normale në raport me gjininë e kundërt dhe jetës së trazuar në fëmijëri.

Të dy kanë deklaruar se Saliu ka qenë dëshmitar i një inçesti në familjen e tij në fshatin Viçidol. Baze e përmendi sot në një replikë me Berishën por e ka përmendur edhe më herët:

“Fëmijëria e tij e hidhur, ka po ashtu një rast përgjimi dhe dëshmie incesti pas frëngjisë së kullës, që e ka bërë atë t’i rrijë larg asaj kulle dhe prindërve të tij, që nga vitet ‘60. Dhe vesi del bashkë me shpirtin” – shkruante ai në 2016.

Edhe sipas ish-truprojes, ky fakt të rëndë ka ndikuar shumë në karakterin e Berishës.

“Një skenë incesti brenda familjes e ka tronditur përfundimisht fëmijën Sali Berisha dhe ka krijuar një qasje aspak normale të tij ndaj femrave” – ka vënë në dukje disa herë Haxhia, duke shpjeguar se kjo ka qenë arsyeja pse Berisha nuk ka folur thuajse kurrë për familjarët e tij.

Në fakt, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i këtij vendi ka qëndruar për afër 60 vite larg kullës në Viçidol. Nga viti 1960 kur shkoi për herë të parë në shkollë të mesme, vajtjet e Berishës në vendlindje numërohen me gishtat e dorës. Kompleksi i fëmijërisë e ka bllokuar që të shohë të afërmit e tij?

Një histori tjetër me po këto ngjyra tregohet edhe për faktin e habitshëm që Berisha ka dy ditëlindje. Ai ka lindur më 1 korrik 1944, por më pas ai e ka ndryshuar datëlindjen në 15 tetor 1944.

Baze ka shkruar më herët se Berisha si ish-komunist fanatik dhe i ngjitur pas njerëzve me pushtet, e ndërroi datëlindjen për ta patur një ditë përpara 16 tetorit, që është edhe ditëlindja e Enver Hoxhës.

Por Haxhia, jep një version krejt tjetër. Ai rrëfen një histori të çuditshme që nis në vjeshtën e vitit 1943, me strehimin e një partizani të plagosur serbo-boshnjak në kullën e Viçidolit. Që u ndoq me pushkë pasi “fyeu nderin e kullës”, por arriti të shpëtonte.

Një histori që ka qarkulluar nën zë për vite me radhë brenda fisit Berisha dhe që  e detyroi më pas Berishën të shtynte 4 muaj datën e lindjes për ta larguar hijen e atij dyshimi nga vetja, – sipas Izetit.

“Unë e kam dëgjuar me kohë historinë, por thoja me vete është shpifje komunistesh. Në fakt ma ka konfirmuar një i afërm i fisit Berisha, burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë  i kompleksuar nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët”

Vetë Berisha është pyetur nga gazetarët mbi arsyet e ndërrimit të ditëlindjes kur u mbushën formularët e dekriminalizimit.

“Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej” – u përgjigj ai.

——

Më shumë, mund të lexoni sot në DITA, versioni print i gazetës, në kioskat e shtypit në gjithë vendin

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vuk Karaxhic baba i Lexhendes says:
    December 26, 2024 at 9:59 pm

    Or taj Rama (baba me letra i Salehut) ka qi kunaten (nusen e vllaut) ndaj ay nuk e permend Ramen. Ndaj e ka inat dhe Ed Ramen se i kujtohet burri Shiqeres.
    Se per bab ka Vuken ay. Ket e di gjith Viqidoli or taj.
    Shkoni pyesni ne Viqitol

    Reply
  • demo says:
    December 27, 2024 at 12:28 am

    Po s`na u ndane kopilat!Po s`na u ndane kopilat?
    Kopil Ali pasha,Kopil Ahmet Zogu,Kopil Enver Hoxha,Kopil Sali Berisha,Klysh kopili Edi Rama.
    Prandaj vene punet corrap ketu-tha Kapedani. Te gjithe zaberhane,hadute e kriminele.Pjella te Djallit.

    Reply
  • Xhamia says:
    December 27, 2024 at 11:16 am

    Sikur dhe Rama ka ndruar emrin, padi ne Spak !xha

    Reply
  • Vlonjati says:
    December 27, 2024 at 11:17 am

    Të gjithë sa përmënd demo nuk janë më kopilë se kosovarët të përdhunuar prej qindra vjetësh nga sërbët .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  2. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  3. Fjalë me vend on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  4. Tacajkafkenkokcepsh on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  5. Fjalë me vend on Sheshi, Rama dhe Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?