Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me çfarë lekësh bëhen kaq shumë ndërtime në Tiranë dhe kush po i blen? Veliaj ka një përgjigje për pyetjen që i mundon të gjithë – FOTO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Me çfarë lekësh bëhen kaq shumë ndërtime në Tiranë dhe kush po i blen? Veliaj ka një përgjigje për pyetjen që i mundon të gjithë – FOTO
EkonomiKryesore

Me çfarë lekësh bëhen kaq shumë ndërtime në Tiranë dhe kush po i blen? Veliaj ka një përgjigje për pyetjen që i mundon të gjithë – FOTO

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

 

Në një intervistë në emisionin Real Story, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar bum-in e ndërtimit dhe çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë.

Sipas tij, në Tiranë shtohen mesatarisht 20-25 mijë banorë në vit duke krijuar nevojën për të paktën 8 mijë apartamente të reja. Ai shtoi se është detyrë e kryetarit të bashkisë të sigurohet që kjo kërkesë të ketë ofertën e vet.

- Publicitet -

“Në Tiranë vijnë 20-25 mijë veta në vit. Nëse mesatarja e një familje është tre veta, i bie që Tirana ka nevojë për 8 mijë apartamente në vit. Detyra e kryetarit të bashkisë është sigurohet që kjo kërkesë të ketë ofertën e vet.

Nëse për 8 mijë apartamente që kërkohen, Tirana do kishte vetëm 1 mijë, atëherë do kishte betejë 8 me 1 se kush do e marrë apartament ose do e merrte më i pasuri. Dhe 7 të tjerët nuk do vinin fare në Tiranë ose do fillonin të ndërtonin pa leje”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se 15-25% e apartamenteve të reja blihen nga të huajt që vijnë në Tiranë, duke përmendur edhe shtetasit ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Një tjetër kategori që ka kërkesë për të blerë apartamente në Tiranë, sipas Veliaj, janë emigrantët shqiptarë që përbëjnë ¼ të shitjes së banesave të reja.

“Nga 8 mijë apartamente, 2 mijë apartamente, diku te 15-25% blihen nga të huaj. Kemi 1800 ukrainas sot në Tiranë. Jo të gjithë kanë ikur me leckat e trupit nga ajo situatë e vështirë. Pjesa më e madhe kanë transferuar para, bizneset e tyre, kanë ardhur këtu me familjet e tyre, i kanë regjistruar nëpër shkolla, kanë blerë apartamente.

¼ është ose shqiptarë që vijnë nga Italia, Greqia, Australia, Gjermania, Kanadaja, që vijnë këtu dhe nuk i marrin nga sistemi ynë bankar kreditë. Pra ai i merr nga banka e vet në Itali ose Angli. Ose nga kursimet poshtë dyshekut”, deklaroi Veliaj.

FOTOT: Pamje të kullave të reja në Tiranë

Sipas kryetarit të Bashkisë, 30-35% e apartamenteve përllogaritet për banorët autoktonë, që kompensohen për banesat e vjetra me shtëpi të reja dhe shumë më të forta që zgjidh edhe problemin e kurorave brenda një familje.

“Për sa kohë një pjesë vjen nga këto blerje, gjysma siç thonë dhe kritikët, vjen nga sistemi bankar, ja ku është 50%, dhe 30-35% janë tironsit që marrin në metra katrorë ish shtëpinë e tyre të qerpiçit. Ja ku u bënë 50 dhe 35, 85. Këto të paktën i pranojmë se këto i dimë se janë evidente.

Në sistemin noterial 30-35% të çdo ndërtimi të ri e merr familja tironse që zgjidh dhe hallin e kurorave që ishin bërë palë-palë. Për sa kohë që kritikët e pranojnë që 50% vjen nga sistemi bankar, 30-35% vjen nga tironsit që marrin në natyrë shkëmbimin për tokën që kanë dhënë dhe shtëpinë e qerpiçit që kanë dhënë.

Pjesa tjetër që shkon nga 15-20% në varësi të vitit vjen nga blerjet nga jashtë, në pjesën më të madhe emigrantët tanë dhe siç kemi parë dhe së fundmi dhe të huaj. Ja ku del llogaria e 100% të ndërtimit në Tiranë. Tani kam unë një pyetje për të gjithë ata që thonë lekët e drogës dhe krimit. Kush? Më thoni një emër dhe unë do shkoj me atë denoncues, ta bëj edhe unë denoncimin. Të hedhësh baltë në një industri që po punëson njerëz dhe po i rrit vlerat këtij qyteti, më duket hipokrizi shumë e madhe”, tha ai.

m.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • SOS says:
    February 3, 2023 at 1:30 am

    TREGON PERRALLA
    KY KALAMA
    KUJTON VERTET
    MILETI I HA

    I BLEJNE TE HUAJT
    VETE E THA
    TI BLEJ SHQIPTARI
    TAKAT NUK KA

    ESHTE PLANI SORRES
    NUK DO SHUME MEND
    TA BOSHATISIN
    FARE KETE VEND

    ME NJE ANE GREEN CARDI
    MANE TJETER CARI
    KETU MOS MBETET
    KEMBE SHQIPETARI

    THYEJE QAFEN
    RIPJELLJE E NDYRE
    NJE FECKE KANE
    SAL RAM ILIR

    Reply
  • Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit says:
    February 3, 2023 at 1:48 am

    Menyra si flet kryetari i bashkise eshte thjesht e Pabesueshme!

    Reply
  • Lol says:
    February 3, 2023 at 2:12 am

    NJE KESHILLE PER TY
    Z KRIETAR
    ENDE NUK U NGOPE
    MOS U BEJ FIRAR

    TA DHAME DY HERE VOTEN
    TANI CFARE KERKON
    KA DHE TE TJERE BURRA
    MJESHTER NE TIMON

    MERR PERDORE RAMEN
    DILNI NE OPOZITE
    BOLL VUAJTEM.ME JU
    MOS JU PAFSHIM SYTE

    Reply
  • Kërkesë-oferta says:
    February 3, 2023 at 2:15 am

    Megjithëse jam në krahun tuaj dhe jo të PD-së, them se nuk është plotsisht si e paraqesni ju. Tregu i pasurive të patundëshme është spekulativ dhe jo kërkesë-ofertë, sikurse veprohet në tregjet perëndimore të stabilizuara. Në rastin e stabilizimit të kërkesës=ofertën, do të thotë që po të kthehesh brënda vitit nga blerës në shitës, duhet të marrësh mbrapsh ato para të shpenzuara. Kjo nuk ndodh në Shqipëri, që do të thotë që ka një presion për të rritur çmimet artificialisht, mbi nivelin e tregut, duke gjetur blerës që i kanë fituar paratë me lehtësi, ose nuk kanë njohuritë e nevojshme për të blerë një pronë. Pra, ka shkëputje midis blerjet dhe shitjes, gjë që krijon probleme për blerësit. E dyta është se ju po kërkoni që të bëni amnistinë fiskale deri në dy milion euro të pataksuara. Kjo quhet para e pistë, që është shmangur taksave. Problemi është se shumica e shqiptarëve i kanë të taksuara në vëndin e origjinës, pra i kanë të pastra. Por amnistia do të ndotë edhe paranë e pastër të taksuar. Për këtë arsye, ju nuk duhet të bëni amnistinë që të ruani paranë e pastër dhe të mos e përzjeni me të pistat. Amnistia ka efektin e kundërt në stabilizimin e kèrkesë-ofertës, pra e thellon më shumë.

    Reply
  • Dru says:
    February 3, 2023 at 2:42 am

    Pyetja është se kush po i ndërton ata pallate, përgjigja e tij është se kush po i blen.

    Reply
  • k says:
    February 3, 2023 at 7:06 am

    Kryetari-fshatar i bashkisë,gënjen dhe mashtron.Ndërtimet në Tiranë financohen nga paratë
    e pista nga e gjithë bota.Shqipëria është e dënuar me vdekje shoqërore si puna e fëmijëve që rriten me para dë pista që kur rriten bëhen kriminelë pa e ditur fare.

    Reply
  • me te mira says:
    February 3, 2023 at 8:26 am

    beni qef dhe 2-3 vjet me kto cmime. se spanja e ka filluar aksionin kundra trafikut shqiptar: shume shpejte do kete nje bllokim te parase se piset dhe si rrjedhoje flluska do plasi. do i shisni apartamentet si ne Kucove e jo ne Tirane

    Reply
  • Te huajt ? says:
    February 3, 2023 at 8:30 am

    1 5% te huajt, 35% tironsit e vjeter, 35% emigranter, 15% bla bla bla dhe ja ku del 100 % thote Velija

    Kush I sheh kembet e gjarperit ! Keto jane llogarire aipas velias ! Llogaria e vertete nuk e di njeri ! Pervec Velias lali erit !

    Reply
  • Gezim Lushaj says:
    February 3, 2023 at 9:27 am

    Duhet bankat te rrisin interesat e depozitave ,qe njerezia te mos “vrapoje” pas pronave me keto cmime me te shtrenjta se jashte Shqiperise !
    Me 100000$ Amerike blen dhe tepron minimal 500$ ,nese renton ..
    Ne Itali me 100000€ blen te njejte shtepi …e si vjen italiani e blen shtepi Tirane ..ne kete makaber “pisllik” ☹️..qofte ne sjellje apo infrastrukture ..!
    Po ketu balta (se e baltosur eshte Albania..) eshte me e embel se mjalta ,per ne qe u rritem ketu e jo per te huaj e perralla me mbret!
    Kryetari eshte bere si ata sekseret e ushtarit panjohur dikur ….☹️🥲..!

    Reply
  • Mjere ky popull! says:
    February 3, 2023 at 10:19 am

    E degjoni cfare derdellit ky sharlatan mashtrues?
    Me thoni ju mua se kush perdor leket e droges per ndertime?- thote ky mashtrues!
    Po ky qe jep lejet e ndertimit,cfare I takon te beje,vecse te ngrohe xhepat?
    Ky duhet te hetohet pa vonese nga SPAK-u!

    Reply
  • uskania says:
    February 3, 2023 at 1:51 pm

    Ore njerëz!Pse u vret sytë zhvillimi?U erren sytë sikur keni dalë nga ahuri?

    Reply
  • Aldrin says:
    February 3, 2023 at 6:10 pm

    Jo moj uskanie, na vrasin syte kurvat patronazhiste qe hapin shalet online edhe kur kane seanca ligjore.
    Aq shume i hapin shalet sa shkerdhehen ne dysheke me euro. Dhe pastaj thone qe po na sjellin zhvillim
    Nderkohe qiptaret marrin rrugen e kurbetit neper anije e vapore
    Ndersa cmimet vene sarandafiu se e ka rritur kaparin e shkerdhimit kurva Rilindje.
    Kush po i nderton keto pallate?
    Kjo eshte pyetja!
    Dhe pergjigja duhet te vije pak a shume nga Amerika. Ramuti e ka shitur Shqiperine te Deripaska dhe oligarket mafioze serbo ruse.
    Kete nuk e thote dot Erjon Ficka

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?