Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
AnalizaHistori

INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës

Published: October 21, 2026
Shpërndaje

Remzi Hoxha ishte një sipërmarrës dhe aktivist i njohur për çështjen kombëtare e etnike shqiptare, me origjinë nga Shkupi, i cili ishte larguar në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit të regjimit jugosllav. Ai u rrëmbye më 21 tetor 1995 në qendër të Tiranës, nga pjesëtarë të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK). Sipas hetimeve dhe familjarëve, ai u torturua, u vra dhe trupi i tij u zhduk pa lënë gjurmë.

Edhe pse çështja është trajtuar ndër vite në sistemin e drejtësisë shqiptare, familja e tij vazhdon të kërkojë zbardhjen e vendndodhjes së eshtrave të tij për t’i bërë një varr.

Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli u mbajtën dhe u torturuan në të njëjtën bazë sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës.

- Publicitet -

Nuk përbën çudi që në takimin që kemi lënë, djali i Remziut, Ardian Hoxha dhe Ziso Kristopulli vijnë së bashku. Kanë një miqësi të krijuar nga rrethana makabre. Rrethana që, për shkak të çështjes së shumënjohur por njëherësh të pazbardhur ligjërisht, atë të zhdukjes së Remzi Hoxhës, askush nuk do të donte t’i përjetonte.

Por pikërisht pse janë bashkëvuajtës, djali nga Prishtina dhe minoritari nga Ksamili kanë farkëtuar një lidhje të fortë.

Ziso Kristopullit ngjarja i ka shenjuar gjithë jetën e mëpasme, përfshirë atë familjare. Ka humbur shëndetin, gruan, pronën dhe sot jeton në skamje.

Por përpjekja e Ardian Hoxhës për të bërë diçka që mekanizmat shtetërorë të vihen në lëvizje për marrjen e një përgjigjeje finale për babanë e vet, nuk mund ta linte indiferent Zison.

Xhevdet Shehu dhe Alqi Koçiko e intervistuan atë në redaksinë e gazetës DITA në Tiranë në fund të tetorit 2015:

-Zoti Ziso, jeni një personazh që vazhdimisht përmendeni në çështjen e Remzi Hoxhës, të zhdukur 20 vjet më parë. Si jeni përfshirë?

Duhet të jem i qartë që në fillim dhe të përgënjeshtroj zërat për gjoja njohjen time me Remzi Hoxhën. Unë nuk e kam njohur Remziun. Nuk jam takuar dhe nuk më ka takuar asnjëherë. Lidhja ime me Remziun është bërë nëpërmjet një personi të dërguar nga SHIK-u i asaj kohe.

Ai erdhi me emrin Armando Ditermens. Ai erdhi me një polic të Sarandës, i cili më tha se është nipi i tezes sime, është kameraman austriak, ka qenë në luftën e Bosnjë-Hercegovinës dhe ka ardhur për të bërë pushime. E më thotë ky polici, ato lekë që ka le t’i lërë këtu te ti.

Ai erdhi me një femër. Ajo shërbente si përkthyese, pasi ai që u hoq se Armando fliste vetëm anglisht. Qëndruan tek unë në Ksamil nja 15-20 ditë, ishte vera e 1995-ës. Unë kuptova që ai nuk ishte as kameraman dhe as ashtu si hiqej. Ishte një aventurier.

–Si e kuptove këtë?

Sepse ai gjithë kohën merrej me policët e Sarandës dhe me ca ish-të burgosur me nam të keq, si njëfarë Sazan Cane, me shefin e krimeve e të tjerë burgaxhinj që ishin vendosur në postet kryesore të Sarandës.

Hanin e pinin, loznin po nuk paguanin. I thoshin gruas e vajzave të mia se do t’i sjellim lekët nesër. Aty u binda se ai ishte mashtrues. Kapa atë policin që ma prezantoi dhe i them se ky nuk është në bina, po më mashtron. Ça flet – më tha, – është njeri i mirë. Do marrë babanë e tij në telefon në Austri dhe do t’i sjellë lekët.

-Çfarë pune bënit ju atëhere në Sarandë?

Isha specialist, zooteknik në degën e Bujqësisë së Sarandës. Kisha një kioskë buzë detit që e kisha përshtatur si lokal për periudhën e verës. Aty hante dhe pinte ky Armandua.

Besoj se edhe shumë të tjerëve edhe sot e kësaj dite ai u duhet të jetë debitor. Nejse, mbas nja 15 ditëve, ai u zhduk. Iku për gjithë natën me atë policin për në Tiranë.

-Po si u futët në historinë e Remzi Hoxhës?

Aty do të dal, se ky Armando ishte fija që na lidhi. Pas një dy muajsh, aty nga mesi i tetorit 1995 më erdhën Avni Koldashi me nja tre të tjerë e më thonë: Ti je Ziso Kristopulli? Po, u them. Ti ke një pulari? Po, u them. Do bëjmë ca verifikime se jemi nga Kontrolli i Shtetit. Prandaj do vemi në Gjirokastër.

Sado që i kundërshtova se unë jam privat e nuk kam punë me Kontrollin e Shtetit, ata nuk hoqën dorë. Nejse, ditën e parë nuk u binda të shkoja me ta. Vajta në Livadhja, kur u ktheva, më kishin zënë rrugën. Ai Sazan Cania më thotë, pse nuk u bindesh këtyre të Kontrollit të Shtetit? S’kam punë me ta, i thashë. Më morën, më futën në sedijen e pasme midis dy personave të panjohur e shkuam në Gjirokastër. Koldashi përpara. Po aty nuk qëndruan.

Ku po më çoni, – u thashë. – Ohu, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Në Greshicë te rrepet qëndruan për të ngrënë. Desha dhe t’u paguaja drekën. Por pagoi Koldashi. U nisëm dhe drejt e në Tiranë. Mbërritëm te Shkolla e Partisë. Aty më thanë: E di si është puna Ziso? Tek ura e Farkës është bërë një masakër, janë vrarë ca njerëz. Ne kemi kapur nja dy veta dhe aty është përmendur emri yt. Do të çojmë nëse i njeh apo jo. Po qe se nuk i njeh, do të çojmë prapë në Sarandë. Më çuan në Kamëz e më dhanë një palë syze. Pastaj më hodhën një thes në kokë e ma thanë të rrija urtë. Më çuan në Vain të Lezhës.

-Dhe çfarë ndodhi me ty pastaj?

Kur mbërritëm në Vain, më futën në një dhomë që kishte dy krevate e më hoqën thesin. Më thotë Avniu: Kaq ishte puna Ziso. Bashkë mirupafshim! Dhe iku.

Pas tij, i pari që erdhi ishte Kumbaro. Më kërkoi pasaportën. S’e kam me vete, i thashë. Po ku ta marrim vesh se ti je Ziso Kristopulli? Po që më prutë deri këtu ju e dini se unë jam Zisua. E kështu filloi me pyetjet; A e njihja Armando Ditermens? Ua thashë atë histori që të tregova në fillim. Aty Kumbaro më thotë: Ai Armando ishte agjent i serbëve dhe ti ke pasur marrëdhënie që në 91-shin, kini bërë takime të veçanta dhe të ka rekrutuar edhe ty.

Unë hapa sytë. – Ore, s’po të marr vesh, i them. Këtë që dëgjove, më tha. Je njohur me Remzi Hoxhën? – As e kam njohur Remzi Hoxhën, as e kam takuar, as e kam parë.

Po ata si reaguan?

Aty filluan torturat. Ngrihet Kumbaro e më godet: Qen bir qeni, – më thotë, – ti të na thuash se nuk e njeh Remzi Hoxhën? Në atë kohë vjen Budion Meçe dhe filloi avazin. Më shtriu në krevat, më hoqi pantallonat dhe filloi të më rrihte me një shkop druri nga gjunjët e poshtë.

M’i lidhën këmbët me tela e kështu më rrihnin grushta e shkelma e më thoshin, shkruaj se je takuar te Kioska Juna, tek hotel Tirana etj. Tri ditë rezistova, më rrihnin po unë nuk shkruaja gjë. Pas tri ditësh një djalë i ri që më ruante mua, më thotë: Shkruaj, ndryshe nuk del gjallë që këtej.

-Dhe ju shkruajtët?

Atë ditën e tretë, ai Budioni më punoi të 99-tat. Më hoqi zvarrë e nxori përjashta ku ishte një varr i hapur. Këtu do të fusim, më tha. Kur po ktheheshim për në dhomë, më ndërsyen një qen. Pashë ç’pashë, fillova të shkruaja ato që më thoshin ata.

Sikur gjoja kisha bërë kontrabandë armësh me Serbinë bashkë me Remzi Hoxhën që i sillnim me autokolona për në Elbasan që të përmbysnim pushtetin. E kështu u bënë ca akuza absurde, sikur do t’i bëja atentat Agron Musarait (ministrit të Rendit). Ata fol e unë shkruaj siç donin ata.

Pastaj në treguan dy fotografi: Kush është Remziu nga këta? Unë ia futa kot për njërin. E sheh që e njeh Remziun?, më thanë.

-Sa ditë vazhdoi kjo histori?

Më 15, 16, 17, 18 tetor. Më 19 pasi firmosa ç’donin më liruan. Kishin filluar të shkruanin gazetat. Ma tha Arben Sefgjini e më goditi fort. Shkruajnë gazetat për ty, grek muti, – më tha.

Dhe ju aty u takuat me Remziun?

Jo. Ditën e tretë ata më thanë se Remziu është andej nga dhoma matanë. Ai që bërtet është Remziu. Siç bërtisja unë, bërtiste dhe ai nga të rrahurat…

–Po si u krye lirimi?

Më thanë se do të më çonin në Fier. Po si të shkoja, më kishin marrë edhe lekët që kisha me vete, nja 2-3 qind mijë lekë. Më kthyen nja 50 mijë, se të tjerat i ke pirë cigare, më thanë. Më çuan në Tiranë dhe aty është histori më vete, si fjeta një natë te Qyteti Studenti ku kisha vajzat… ato më çuan edhe në Sarandë. Ku u ktheva me vajzat në Tiranë pas nja tri ditësh, në një kioskë më zë syri një titull gazete: Rrëmbehet Remzi Hoxha. Më dogji…

–Të kthehemi edhe njëherë te Remziu: Ju nuk e njohët atë?

Kurrë. Ua thashë. E vetmja lidhje ishte Armando Ditermens. Ishte i infiltruar nga SHIK-u dhe ishte bërë gjoja miku i Remziut siç erdhi u bë klient i lokalit tim. Ai ishte kosovar. Të tëra të dhënat i ka dhënë ai. Emri i tij real siç u mor vesh më pas ishte Avdul Loshaj.

Në foto: Ziso Kristopulli, në redaksinë e gazetës DITA, tetor 2015

–Kë bëni përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës pas 20 vjetësh?

Shiko, këtu lakohen disa emra: Sefgjini, Koldashi, Kumbaro. Kumbaro ishte shef, po mbi të gjithë ishte Gazidedja. Gazidede i merrte urdhrat nga Sali Berisha. Po ekzekutor për mua ishte Budion Meçe. Ai ishte kasapi, ai kishte drurin dhe që zbatonte urdhrat e shefave.

-Po pse jeni kaq i bindur në këta emra që përmendët?

Po i kam vuajtur mbi kurrizin tim të gjitha… Unë jam i vdekur për së gjalli. Ishin këta që më torturuan e më bënë gjysmak mua. Ishin këta që e torturuan Remziun deri sa e vdiqën në të njëjtën kohë me mua. E kam thënë, unë kam dëgjuar vetëm britmat e tij në dhomën tjetër në Vain të Lezhës. Këta njerëz që të përmenda më shkatërruan pasurinë, më shkatërruan familjen, më shkatërruan jetën. Nga këta, dy janë në Tiranë: Budjon Meçe dhe Sefgjini.

Në gjyq thanë se Budjoni është në gjendje kome dhe ka raport mjekësor. Kjo është alibi. Po si është e mundur kaq vjet në koma? Le t’i kapë shteti po të dojë. Shteti e sjell edhe Kumbaron nga Anglia apo nga ka shkuar tani, këtu, po të dojë.

Po të kthehet Kumbaro mbaron filmi. Ai e di se ç’u bë me Remziun. E hodhën në det apo ia dorëzuan serbit. Po të dojë Rama e sjell Kumbaron.

-Po pse thoni se edhe Berisha kishte dijeni?

Po ku bënin dot gjë ata pa urdhër të Saliut? Ata janë shpërblyer nga Saliu për ato punë të zeza që bënë në atë kohë. Ja, këtu e kini Saliun. Pse nuk vepron Prokuroria?

–Si e morët vesh zhdukjen e Remzi Hoxhës?

Kur filluan ta kërkonin njerëzit e tij dhe donin të dinin është gjallë apo ka vdekur. Vite më vonë. Atëherë filluam të njiheshim edhe me Ardianin dhe familjen e tij. Tani jemi miq…

©️DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Drejtesia e vonuar says:
    October 21, 2026 at 4:33 pm

    Ku jane keto persona xhelate qe torturojne njerez te pafajshem pa meshire. Pse nuk i ndeshkoi Rama kur mori pushtetin, sic pati premtuar? I leverdiste bashkepunimi me Sali Kriminelin, mbrojten dhe i sherbyen njeri- tjetrit dhe vune pasuri me gjak e djerse te ndershmish. Si ka mundesi qe nuk kapet Kumbaro? Ku jane sot Sefgjini, Koldashi, Budion Mece e kriminele te tjere?Pse nuk zbulohen bisedat e Sali Karaxhixhit me Arkanin? Pse hesht SPAK-u????

    Reply
  • nastradini says:
    October 21, 2026 at 5:02 pm

    Si mund te mallkoje gangsterin Edi Rama krimineli KILLER Sali Berisha kur nuk tregon se ku e KA groposur Remzi Hoxhen, qe e kishte akuzuar si spiun dhe poliagjent?

    Si mund te flase per hajduteri te Edi Rames hajduti i $200 e kusur milione para publike ne Rrugen e Kombit nga Sali Berisha bashke me bedelin e tij te pabese Lulzim Basha, qe Sanco Pancat e PD se si opozite e peshtire e relativizojne hajduterine e Saliut me justifikime idiote: “He mo se Berisha ka vjedhur shqyptaret me pak se Rama” dhe vazhdojne t’i bejne elozhe Doktor Mortjes se Piramidave dhe Gerdecit si Lider Opozitar?

    Si mund te anatemoje Sali Berisha narko-shtetin e Edi Rames, kur themelet e narko- shtetit enverist i hodhi ai vete ne Lazarat?

    Si mund te mallkoje Sali Berisha policine mafioze te Edi Rames, kur policia e tij gangstere te zhdukte pa lene gjurme si vrau Kosta Trebicken dhe me pas gajasej me viktimat e “aksidenteve” automobilistike me ekspertiza te paguara, njesoj si ekspertizat e Edi Rames per te fshehur krimet e pushtetit mafioz?

    Si mund te shkule floket dhe te cjerre faqet sot Sali Berisha per dhunen policore ndaj protestuesve ne Tirane, kur garda e tij vrastare la 4 viktima te pafajshme ne te njejtin bulevard, si mind te akuzoje Sali Berisha Edi Ramen, qe eshte psikopat me kartele dhe i duken studentet si “Dore e Huaj”, kur ai vete akuzoi protestuesit me 21 janar se “Armiku i Jashtem” i kishte pajisur ata me cadra-karabina dhe stililapsa pistoleta me plumba te helmuar dhe qiti doktoret e urgjences per te deshmuar se protestuesit ishin vrare nga “Dora e Huaj”?

    Si mund te flase Sali Berisha per kapjen e medias kombetare nga Edi Rama, kur ai kishte kapur dhe nenshtruar median e shkruar dhe emisionet TV si nje Diktator i vertete? Vetem po te kujtojme si i vuri flaken gazetes Koha Jone dhe po te kujtojme dajakun qe hengri Mero Baze i gazetes TEMA, prishja e pronave te Irfan Hysenbelliut duket palo gje.

    Si mund te flase Sali Berisha per Ballkanin e Hapur sorosian te Edi Rames dhe te hiqet si patriot i UCK, kur furnizonte Millosheviqin me karburant bullgar permes Bunes me firmen Shiqponja dhe i dergoi minahedheset bullgare direkt ne Beograd? Hapni faqen e Interpolit te shikoni, qe ministri i ndjere Zhulali eshte akoma ne kerkim nderkombetar me kerkese dhe akuze nga Bullgaria.

    Si mund te flase Sali Berisha per Mc. Gonigalin e FBI dhe dallaverat e armeve te mafies izraelite te Edi Rames, kur mashtroi Pentagonin e Bush Junjorit per fisheket kineze te Enverit dhe barutin qe plasi bumjen ne Gerdec?

    prandaj:

    RAMA NE BURG, BERISHA NE BURG!

    Ky eshte realiteti pa hipokrizi

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 21, 2026 at 5:11 pm

    DIHET KRIMINELI NR.1 I KOMBIT URDHËR/VRASËS I MBI 22.000 SHQIPËTARËVE NGA 1991-2013 PËRFSHI EDHE REMZI HOXHËN DHE KUSH E MBRON ATË QË NGA 1992,ME KURSIN PLEPIST 6 MUJOR MILITANT BANDIT,HAJDUT,VRASËS QË KËRKOJNË GJAK KUNDËRSHTARI,SIPAS KANUNIT TË L.DUKAGJINIT.!
    SHQIPËRIA NË TREZIK.
    FLM DITA

    Reply
  • demo says:
    October 21, 2026 at 7:50 pm

    Polli bushtra dy Satana
    Sali bisha,Edvin Rama
    Vec e vec e te dy tok
    Nje malok e nje Idjot

    Skicofren e Psikopate
    Kriminele e Kleptokratec,
    Na kane qeverrisur gjate
    Boll na moren ne Qafe.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    October 21, 2026 at 11:35 pm

    Kjo ngjarje eshte e trishtuar.GShteti ligjor nuk ka egzistuar as atehere dhe as edhe sot.Diktaturat kane kryer plote vrasje zhdukje te ketilla.Qe diktaturar nuk jane me shume te gjata,kjo eshte sepse zeri i atyre atdhetareve eshte ndigjuar nga engjujt ,dhe engjujt leshojne mallkima..varre rremises te stervitur kane lindur nga rusoserbet kgb udba ,sigurimi …

    Reply
  • . says:
    October 22, 2026 at 1:19 am

    KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
  • Mentori says:
    October 22, 2026 at 1:22 am

    Tani Njeriu i Zi na bën moral për vlerat njërëzore, si mund ta bëjë këtë kur është dëshmitar një popull për çfarë i bëri shqipërisë dhe shqiptarëve..
    Këto çudira ndodhin vetëm në këtë vend.
    Për këtë dhe të tjera si këto sistemi i drejtësisë është i akuzuar nga i gjithë populli shqiptar, pasojat fatale të veprimtarisë së këtij sistemi po ndihen në dekada.

    Reply
  • Berlin says:
    October 22, 2026 at 7:41 am

    Ky eshte ne Rast shume dubios. Kam pershtypjen se dhe ky nuk i thote te gjitha.

    Reply
  • Matjani says:
    October 22, 2026 at 9:41 am

    Remzi Hoxha nuk erdhi ne Shqiperi per ti shpetuar persekucionit jugosllav, por per ti ikur kerkimit nga autoritetet e vendit tij si pjestar i atentatit terrorist ndaj ish-Presidentit maqedonas Kiro Grigorov ku ky mbeti i plagosur.
    Ne Shqiperi nga SHIK i asaj kohe ju dha dokument me emer tjeter e me ate rron diku. Familja e di kete por e vazhdon lojen me kerkimin e tij ngaqe u duhet ta tregojne si te vrare pasi ne Maqedoni e ka akoma Dosjen me padine ndaj tij per akt terrorist te pa mbyllur.

    Reply
  • TIRONA says:
    October 22, 2026 at 11:00 am

    Nqs egziston drejtesia shqiptare,duhet te sqaroje kete popull.Personat qe u lakohen emrat duhet te flasin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?