Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më jep lekët, të të jap patentën”, arrestohet polici i Rrugores që zhvaste qytetarët në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Më jep lekët, të të jap patentën”, arrestohet polici i Rrugores që zhvaste qytetarët në Tiranë
KronikeKryesore

“Më jep lekët, të të jap patentën”, arrestohet polici i Rrugores që zhvaste qytetarët në Tiranë

Published: December 2, 2022
Shpërndaje

Një punonjës i Policisë në Tiranë është arrestuar për shpërdorim detyre.

Në pranga ka përfunduar Alkid Ndreu, anëtar i Komisionit të gjobave, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Për të, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur hetimet disa muaj më parë, pas denoncimeve të shumta që kishte marrë se Ndreu merrte rryshfet në këmbim të kthimit të lejeve të drejtimit, pasi Policia Rrugore ua pezullonte qytetarve. Ndërkohë, vetë Ndreu nuk ishte punonjës i Policisë Rrugore.

- Publicitet -

Rasti i fundit ndodhi kur ai është arrestuar në flagrancë ditën e djeshme, teksa Ndreu i mori shumën prej 70 mijë lekësh të reja një qytetareje. Kësaj të fundit i ishte pezulluar patenta për tre muaj.

Nga verifikimet ka rezultuar se qytetarja me iniciale B.D e kishte të bllokuar lejen e drejtimit që nga data 24 nëntor deri më datë 17 shkurt të vitit 2023.

Por, pasi pagoi shumën e parave tek oficeri 48 vjeçar, Ndreu e mori patentën e vajzës nga Kartoteka në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe ia riktheu asaj.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe Eduart Caka nga Kruja. Ky i fundit, sekser i oficerit të policisë. Caka rezultoi se ka marrë paratë nga qytetarja dhe ia ka dorëzuar oficerit Alkid Ndreu.

Caka akuzohet për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit tek personat me funksione publike.

Po për këto dy vepra penale, në gjendje të lirë po hetohet edhe qytetarja B.D.

Hetimet për këtë rast janë duke u ndjekur edhe për një tjetër punonjës policie, anëtar i komisionit. Ndërsa është sekuestruar edhe Kartoteka për t’u verifikuar afro 2 mijë leje drejtimi, për të verifikuar nëse ka pasur ose jo abuzime edhe me raste të tjera.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Veri-Jug says:
    December 2, 2022 at 10:46 am

    Degjoni dhe lexoni Zheji,kete kameleon shqiptar! Here me Liken e here me Bashen dhe disa here me Saliun,Zheji sofisti na del me teori te reja! Nuk diskutoj ligjshmerine thote ve ne dyshim selektimin! Pse Irfani i shkrete! Nuk dime qe kemi akoma shtet! Po kaperxeve ligjin qe aty je i shitur Zheji! Irfani na kishte bllokuar bregun e detit! Bravo Zheji me profilin e tij! Ju lumtë edhe mediave te Saliut dhe politikaneve kamikaze te tij qe mbrojne te paligjshmen!

    Reply
  • labi says:
    December 2, 2022 at 12:43 pm

    Nuk eshte ky fajtori,ky eshte hajduti,lenden e pare ketij,pra qytetaret i con policia rrugore,eshte cudi te shikosh rrugeve te Tiranes police qe kur ju teket te ndalojne dhe nuk te tragojne arsyen e ndalimit.Kam qene prezent ne nje aksident ku shoferja nje femer nuk kishte fare faj pasi qytetari ju fut papritur para makines ne semafor ne kohen qe makina kishte te drejte te kalonte,gjithe qytetaret deshmuan ne favor te gruas po polici u pergjigj se nuk me rruhet,polici shikonte te qytetarja se aty i dilte leku e jo kush ishte fajtori.

    Reply
  • Patriot says:
    December 2, 2022 at 1:09 pm

    Bravo i qofte policit sepse ne nje shtete rrumpalle do te fitoje gjithmone budallai. Une nuk di ndonje vend te botes ku polici dhe policia vendose qe ti je fajtore apo jo. Nje kokerr gomari dhe nje institucion si policia te mbushur me hajdute vendosin mbi ty. Cdo njeri qe gabon duhet te ndeshkohet sipas ligjit, dhe ligjin e interpreton vetem institucioni ligjor qe eshte gjykata. Eshte krejte e thjeshte, polici shkruan gjoben sipas shkeljes qe ke bere dhe personi e dergon ne gjykate Nqs nuk eshte dakort me gjobe. Gjykata administrative vendos. Polici si perfaqesues I shteti duhet te paraqitet ne gjykate qe te mbroje ate qe ka shkruar. Patenta hiqet nga policia ne raste te vecanta qe parasailing ligji sic eshte kur je i dehur ose personi qe godete me makine ndorron jete.

    Reply
  • Pastrimi nevoje e perhereshme says:
    December 2, 2022 at 3:50 pm

    Polici Caka na qenka nga Kruja, po ku Ndreu, nga eshte? Keta kane mesuar ne shkolle dhe ne jete si te bejne para dhe jo si t’i fitojne me pune te ndershme parate.
    Ne kartoteke jane arkivuar 2.000 patenta te ndaluara! Kontrollojini, hetoni dhe do te shikoni se Ndreu ne bashkepunim edhe me te tjere e kane bere rruge kete menyre korruptive, qe njollos figuren e mijera policeve te ndershem, qe sherbejne pa u lodhur, pmbajtur familjen me pune e jo me vjedhje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?